LAJMI I FUNDIT:

Serbia e ka humbur edhe paqen

Serbia e ka humbur edhe paqen

Serbia e ka humbur si luftën ashtu dhe betejën paqësore me Kosovën. Prej 15 vjetësh, Serbia nuk ka asnjë lloj sovraniteti mbi Kosovën; as atë juridik, as atë administrativ, as atë ekzekutiv, prandaj Serbisë nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta njoh Kosovën.

Kosovën si shtet tashmë e kanë njohur 108 shtete të OKB-së, pra shumica e tyre, si edhe 23 vende anëtare të BE-së nga 28 që ka gjithsej ajo. Kryeministri i Shqipërisë këtë fakt ua tha politikës dhe pushtetit në Serbi, si një të vërtetë reale në Ballkan dhe që është në sinkron, jo vetëm me shqiptarët kudo në botë, por edhe me ndërkombëtarët. Është në të mirë të vetë Serbisë që ta njohë këtë realitet po qe se ajo realisht kërkon orientimin dhe integrimin në Evropë.

Serbia gjithnjë historikisht ka gabuar me Kosovën. Ajo gaboi që kur pushtoi Toplicën në vitet 1877-78, ku bëri gjenocidin më barbar në Ballkan në shekullin XIX. Gaboi përsëri kur e pushtoi Kosovën me ndihmën e Rusisë dhe me miratimin e Evropës në vitin 1912 dhe që për 100 vjet e mbajti si koloni, ku ushtroi për gjatë gjithë kësaj kohe dëbim, dhunë, krime, vrasje e gjenocid të paparë mbi shqiptarët, madje deri dhe në prag të mijëvjeçarit të tretë.


Por ama, edhe vetë serbëve u ka kushtuar ky gjenocid, pasi jo vetëm të pushtuarit, por edhe pushtuesi nuk është i lirë vetë kur pushton. Ai paguan patjetër kostot e humbjeve njerëzore, financiare, materiale, morale etj.

Deklarimi i kryeministrit Rama në Beograd nuk ishte një provokacion, por ishte një realitet. Mirëpo, serbët janë mësuar të fabrikojnë çdo gjë që nuk u intereson si provokim. Ndërsa, vetë janë mjeshtra për të fabrikuar mashtrime, falsifikime, intriga, provokime, që janë kundër dhe në dëm të popujve të tjerë. Atyre nuk u pëlqen që të pranojnë asnjë të vërtete, nëse ajo e vërtetë nuk është sipas pëlqimit, interesit dhe dëshirës së tyre.

Përpjekjet e Serbisë për të bllokuar njohjet ndërkombëtare për Kosovën kanë dështuar dhe tashmë pas vizitës së Ramës, politika serbe do të fillojë të reagojë, pasi është vetëkonsumuar kaq shumë, që kur humbi luftën politike, diplomatike, të falsitetit dhe spekulimit me historinë.

Serbia nuk ka rrugë tjetër më, përveçse të ndahet nga e kaluara dhe prej të gjitha atyre të këqijve që u ka bërë ajo shqiptarëve të Kosovës.

Përgjegjësitë e luftës duhet t’ua lërë autorëve dhe të shkuarës. Tashmë ka ardhur koha që të pranojë krimet e luftës dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve për to, duke shtrirë dorën për pajtim. Këtë ia imponon politikës serbe koha moderne, realiteti i sotëm.

Minimalisht dhe domosdoshmërish, Serbia duhet ta pranojë dhe njohë Kosovën, pasi nuk besoj se do të vazhdojë gjatë kundër rrymës. Ajo rrezikon ta izolojë veten pasi njohja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, janë kushte për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Pa i plotësuar këto kushte, Serbia e ka të pamundur anëtarësimin në BE.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori