LAJMI I FUNDIT:

Serbia (anti)evropiane!

Konfliktet në Ballkan, dhuna dhe nacionalizmi herë pas here të përcjella me ekonomi të vështirësuar në një gjendje krize dhe efektet negative që këto konflikte lanë pas në kohezionin politik e social gjatë 50 viteve të fundit. kishin shënuar një kapitull të tmerrshëm për vendet e Ballkanit. Serbia ishte fajtori dhe adresa kryesore e kësaj gjendje. Shpresa e vetme për përmbylljen e këtij konflikti ballkanik kuptohej të ishte evropianizimi dhe perspektiva e vendeve të Ballkanit për tu bashkuar në Evropë.

Ky proces në fakt identifikonte tri objektiva kryesore, pos atij ekonomik: E para: krijimi i një vizioni dhe rendi të ri politik të këtyre vendeve për të mos pasur shndërrime kulturore dhe politike kombëtare në kuadër të një sundimi tjetër,duke bërë kështu që vendet të cilat ushtronin dominim ndaj atyre që kishin autoritet më të dobët të bënin një riformulim të identitetit kombëtar brenda rregullave të diskursit evropian. E dyta: kompromisi i identiteteve kombëtare në kontekstin politik e social që lejonte bashkimin e popujve të ndryshëm Ballkanik në kuptimin e formimit të një tradite të re politike e shoqërore të mbështetur në vlera demokratike e bashkëkohore evropiane. E treta: Ishte ndjerë nevoja e retorikës për sigurinë e Ballkanit, e cila ishte në mes fragmentimit dhe integrimit.

Ndonëse ky evropianizim i Ballkanit fillimisht nisi si utopi, tashmë për shumicën e këtyre vendeve një gjë e tillë është shndërruar në realitet. Por, edhe përbrenda kësaj situate dhe këtij realiteti të strukturuar ka mjaftë punë për të bërë, kur dihet se Kosova ende nuk gjendet në hartën evropiane praktikisht.


Evropianizimi në përgjithësi është i modeluar dhe bazuar në disa rregulla dhe mekanizma të cilat ndërveprojnë me standardet e brendshme e të cilat duhet t’i përmbushin tash së fundi vendet e Ballkanit.

Tani pothuajse vetëm Kosova pati fatin që të ketë ngecje për tu integruar në proceset dhe vlerat që ka BE-ja, si rezultat i mos vullnetit politik, por gjithashtu edhe si rezultat i ndryshimeve sipërfaqësore të politikës kosovare në përgjigje ndaj kërkesave të BE-së. E, megjithëse Serbia na paraqitet një pengesë në këtë drejtim, konkluzionet e personaliteteve evropiane për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, pas marrjes së statusit kandidat, pothuajse i japin mbështetje një vendi ish diktatorial i cili pretendon që të shkel me një “këmbë” në Evropë e me tjetrën në Kosovë.

Është mjaftë e qartë se politika serbe është e papajtueshme me vlerat evropiane dhe kjo në fakt paraqet një shqetësim serioz për marrëdhëniet e saj jo vetëm me institucionet evropiane, por edhe me fqinjët e saj në rajonin e trazuar historikisht të Ballkanit. E pra, si mund të ketë një Serbi evropiane kur ajo po u jep pushtet partive ekstremiste, duke nxitur popullin serb në Serbi e në Kosovë për të krijuar trazira dhe tensione të ndryshme, me qëllim të ruajtjes historike tradicionalisht kriminale e cila për më shumë se një shekull doli të tregoj shfaqje të gjenocidit. Në anën tjetër, BE-ja në vend që të bëjë presion dhe trysni mbi Serbinë për të dhënë përgjegjësi mbi të kaluarën e saj kriminale, ajo në fakt po e shpërblen duke ia hapur “derën” për ta futur nën “ombrellën” e BE-së.

Kjo çështje nuk duhet mohuar e as injoruar nga nomenklatura politike kosovare e as nga bashkësia ndërkombëtare, për faktin se po të presim që Serbia të tregohet e zonja për t’u anëtarësuar në BE, atëherë mund të vijë në shprehje realiteti i “ëndrrës” kosovare për në BE.

Përkundër deklaratave të shumta të qeveritarëve serbë për një Serbi evropiane, ende shihen qartë elementet e trashëgimisë të një ish sistemi qeveritar Milosheviqian, Koshtunician e se fundi edhe atij Tadiqian. Së këndejmi, ende Serbia po ushqehet nga militantët nacionalistë të cilët po mbesin besnik të së kaluarës së errët përplot krime, si ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe së fundi edhe Kosovës.

Edhe përkundër kësaj, evropianizmi i Serbisë po duket të jetë efektiv dhe synimi i Serbisë për në BE do të sillte kundërproduktivitet për Ballkanin perëndimor në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti. Qeveritarët serbë të veshur me “petkun” e militantëve nacionalistë po e përgatisin vazhdimisht Serbinë për të fituar terren në politikën Evropiane dhe kjo ka gjasë edhe të ndodhë. Ky do të ishte paradoks i llojit të vet: që një shtet anti-evropian në princip dhe në parim të dilte të ishte evropian.

Bashkësia ndërkombëtare po tregohet e ngutur në veprime para se të marrë vendime të tilla, duke pasur parasysh se Serbia ende nuk ka arritur të bëj lëvizje përpara në krijimin e një dialogu të mirëfilltë mbi bazën e të cilit do të zbatoheshin marrëveshjet ekonomike, politike, kulturore e sociale me Kosovën.

Dhe, me gjithë investimet e saja në strukturat kriminale për të shkaktuar tensione në Ballkan, Serbia nuk do të duhej inkurajuar për t’u bërë luajale e Bashkimit Evropian, e aq më tepër kur Serbia nuk po e pranon realitetin e pavarësisë për Kosovën mbi të cilin realitet do të duhej të mbështetej edhe kushtëzimi kryesor i saj për tu bashkuar në strukturat e BE-së.

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori