Në vitet e fundit në shoqërinë kosovare, ashtu si në mbarë botën, është duke u zhvilluar një debat i madh për religjionin. Ky debat ka të bëjë kryesisht me shqyrtimin e rolit të religjionit në raport me sferën institucionale publike të shoqërisë kosovare, e cila ligjërisht në bazë të Kushtetutës aktuale të vendit njihet si shoqëri sekulare dhe si shtet laik.
Mirëpo, në kontekst të këtyre rrethanave aktuale, hapjen e këtij debati për rolin e religjionin në shoqëri kosovare duhet parë si një tendencë në rritje jo vetëm në rrafshin lokal, por edhe në nivel global. Madje, këtë rritje të hovshme të ndikimit të religjionit në shoqërinë aktuale shumë studiues të njohur të filozofisë dhe të shkencave sociale me të drejtë e konsiderojnë si një realitet të ri me një ideologji të vjetër, që synon të jetë shumë sfiduese ndaj koncepteve aktuale mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon shoqëria moderne sot.
Pra, kjo ringjallje e frymës religjioze që tanimë nuk është vetëm një tendencë në rritje, por përhapje masive në mbarë globin. Si e tillë gjithnjë e më shumë po e sfidon rendin e ri botëror, po e sfidon projektin e modernitetit, modernizimit dhe vlerat e shoqërisë moderne në përgjithësi – vlera këto të cilat prej kohësh kanë shkaktuar një margjinalizim të rolit dhe ndikimit të religjionit në shoqëri.
Mirëpo, në vitet e fundit kjo ringjallje e hovshme e religjionit ka shkaktuar një realitet të ri, brenda të cilit është hapur një debat i ashpër, tendencioz, e në shumë raste edhe konfliktuoz ndërmjet religjionit dhe koncepteve moderne. Kjo situatë ka bërë që aktualisht në shumë vende të botës të ndodhë një rikthim i religjionit, si një faktor me influencë të madhe sociale dhe kulturore. Ky rikthim i rolit të religjionit në këto vende manifestohet kryesisht përmes organizatave dhe lëvizjeve të ndryshme që përhapin një inspirim fetarë gjithandej botës. Madje, nga shumë studiues ky fenomen shihet edhe si një produkt i dinamikës marramendëse transformuese që po shkaktohet nga procesi i globalizmit.
Efektet e fuqishme të këtij rikthimi të rolit të religjionit janë aktuale edhe në shoqërinë kosovare e cila tradicionalisht është karakterizuar me vlerat e tolerancës ndërfetare. Mirëpo, që nga paslufta, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve shtetërore dhe krizës ekonomiko-sociale, vendi ynë është shndërruar në një vatër të favorshme për operimin e organizatave dhe lëvizjeve të ndryshme fundamentaliste, të cilat për mision të tyre kanë mbrojtjen me çfarëdo mjeti të traditës fetare nga modernizmi. Pra, që nga vitet 2000 e këndej në Kosovë vërehet një rritje masive e dominimit religjioz, kryesisht të religjionit politik islamik, epiqendër e të cilit janë vendet arabe (por që në vitet e fundit kjo frymë radikale e religjionit politik islamik është përhapur në gjithë globin).
Efektet e kësaj rritje vërehen në çdo aspekt të jetës sociale edhe në Kosovë. Çdo ditë e më shumë vërejmë një interesim tek të rinjtë për t’u rreshtuar në këto grupe fetare, e sigurisht faktorët e kësaj nxitje janë të ndryshëm. Mirëpo, në esencë kjo përhapje e frymës religjioze në këtë hov të moderniteti, tregon për një thyerje konceptuake ndërmjet botëkuptimit modern të mbështetur në racionalizëm dhe botëkuptimit religjioz të mbështetur në besim ideologjik, doktrinar ndaj ekzistencës së hyjnores. Kjo thyerje konceptuale paraqet një sfidë mjaftë të vështirë për njeriun modern, e në të njëjtën kohë prodhon tension dhe konflikt brenda grupeve shoqërore se në cilin kah duhet rreshtuar.
Bashkësitë fetare dhe organizatat e ndryshme fetare në Kosovë e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pafuqinë shtetërore dhe brishtësinë institucionale, për të instaluar kështu një rrymë fetare radikale krejtësisht të shkëputur nga feja tradicionale. E, në të tilla rrethana të mosfunksionimit shtetëror, feja në shoqërinë tonë ka fituar peshë dhe ka shtrirë ndikimin e saj brenda opinionit publik, duke e marrë kështu rolin e një bashkësie interpretuese dhe inspiruese për opinionin publik. madje, ndikimi i tyre ka arritur të shkaktojë edhe formimin e opinionit dhe vullnetit publik.
Në një situatë të tillë nuk ka si të mos shkaktohet një konflikt vlerash, sepse në njërën anë një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit ndjekin parimet moderne të shoqërisë, pretendojnë pluralizmin demokratik dhe shoqërinë e hapur. Ndërsa, për shkak të kësaj amullie që është krijuar, një pjesë e madhe e opinionit publik është rikthyer mbrapa duke ndjekur shembujt e një kulture religjioze e cila realisht nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën kombëtare shqiptare, madje as me format e religjionit tradicionale çfarë e ka karakterizuar shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Natyrisht që efektet e kësaj fryme radikale fetare me të cilën është duke u ballafaquar vendi, tanimë kanë filluar t’i kalojnë gjitha limitet dhe imazhi i vendit në arenën ndërkombëtarë është dëmtuar rëndë. Por, e keqja më e madhe qëndron nëse do vazhdojë kjo neglizhencë dhe papërgjegjësi institucionale në menaxhimin e kësaj situate. Në këtë rast sigurisht që pasojat për shoqërinë dhe vendin do të jenë të paparashikueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe