LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 3360 kg kafe kontrabandë

Sekuestrohen 3360 kg kafe kontrabandë

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër sekuestroi të mërkurën 3360 kg kafe kokërr, të ndarë në 56 thasë dhe të futura si mall kontrabandë nga Mali i Zi.

Mësohet se sasia e kafes u zbulua e fshehur në një pyll dhe në bazë të informacioneve mendohet se mallrat kontrabandë hyjnë në territorin shqiptar pa paguar akcizë.

Malli u arrit të sekuestrohej në vendin e quajtur Grabom, në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe. Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që janë nën akuzë për “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”./Telegrafi/