LAJMI I FUNDIT:

Seksi sikur kokaina

Seksi sikur kokaina

Thuhet se nuk ka gjë më mirë se sa seksi i çastit pas grindjes për të shuar flakën e një grindjeje të nxehur.

Pas grindjeve shumica e çifteve pajtohen në shtrat, konstaton psikologu Set Mayers. Megjithatë, zgjidhjen e tillë e problemeve është pothuajse e njëjtë sikur marrja e kokainës.

Psikologu Meyers beson se ndjenja që përjetohet nga ‘seksi i ndreqjes’ është arsyeja e vërtetë pse çiftet zgjedhin shtratin për të ndaluar një grindje dhe kjo nuk e zgjidh fare problemin.

Në artikullin më të fundit në “Psychology Today” të titulluar, “Seksi i çastit lëndon, pse dhe si ta shmangim atë”, teoria kontroverse kundërshton atë çfarë shumica e njerëzve e konsideron një mënyrë të shëndetshme për t’i dhënë fund ndjenjave të këqija dhe të rilidhet me partnerin, por Dr Meyers thotë se në shumicën e rasteve, kërkimi për intimitet përdoret si një shërues për probleme më të mëdha.


Kur çiftet të kenë ndarë “emocione ekstreme negative”, ai shpjegon se, ‘seksi i ndreqjes’ të jep një zgjidhje të shpejt dhe të lehtë që ndoshta nuk do të kishte ekzistuar. /Telegrafi/