Mos e shtyni alarmin – seksi i mëngjesit të hershëm përmirëson imunitetin, ngrit disponimin, rrit pjellorinë, pastron tenin, forcon flokët dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan "Medical Daily".
Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.
Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e emirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.
Ai tutje shton se si shumë studime dëshmojnë që seksi i mëngjesit përmirëson disponimin më mirë se kafjalli i pasur ose një filxhan kafe. Shkaku i kësaj është prodhimi i rritur i hormonit të serotoninës pas orgazmës, i cili vepron si antidepresiv për tru.
Rrit pjellorinë. – Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.
Pastron tenin dhe forcon eshtrat. – Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Wisconsin.
Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. – Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.
Forcon imunitetin. – Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës, transmeton Koha.net. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
"Ti je pervers!"
Pozat në seks “tradhtojnë” karakterin e mashkullit
Çfarë do të thotë të ëndërrosh tradhtinë në lidhje ose shoqëri? Një ëndërr mund të dërgojë mesazhe të rëndësishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp