Së pari alfabetin, pastaj universitetin!
A, D, GJ, TH, B, SH, E etj.:
I nderuari ministër Hoxhaj!
Po e filloj këtë letër të hapur në këtë mënyrë për ta pasqyruar gjendjen reale të njohurive elementare gjuhësore nëse i pyetni për renditjen e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe një numër jo të vogël të mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve që marrin paga nga Ministria të cilën Ju e drejtoni. E kam fjalën për arsimin publik ndërkaq që ai privat e ka më lehtë, më shumë po i kushton rëndësi gjuhës angleze se asaj shqipe! Madje, po na imponohet si gjuhë amtare!
Si shkas për ta shkruar këtë letër të hapur është gjendja e rëndë në arsimin publik, duke filluar nga ai fillor deri te ai universitar. Klasat e stërngarkuara me nxënës në shumicën e shkollave fillore, të mesme dhe në universitet gjithashtu, krijon përshtypje se Kosova ka banorë aq sa edhe Kina! Huliganizmi në shkolla, përdorimi i narkotikëve, mosrespektimi i personelit arsimor i kalon kufijtë e normales ndonëse këto as që do duhej të ndodhnin!
Destimulimi i punëtorëve të arsimit në shkolla fillore dhe të mesme i ka shndërruar këta në raste sociale që në radhë të parë e kanë sigurimin e mbijetesës për familjet e tyre e pastaj shpërndarjen e dijes! Nëse i përmbahemi parimit të mirënjohur: ”sa para aq muzikë”, lirisht mund të themi se punëtorët e arsimit punojnë më tepër se që duhet!
Në kurriz të punëtorëve të arsimit fillorë dhe të mesëm ua keni “ trashur lëngun” punëtorëve të arsimit universitar që për bindjen time është gabim i madh! Nuk është e mundur, në rregull të investoni dhe ta ndërtoni një çati të bukur dhe të qëndrueshme nëse nuk e keni një themel (arsimi fillor) dhe një kat ndëlidhës midis themelit dhe çatisë (arsimi i mesëm)! Pikërisht këtë po e bëni!
Me përgjegjësi e them se sot në Universitetin e Prishtinës ka aq shumë analfabetë ( në kuptimin e vërtetë intelektual) sa që arsimi fillor dhe i mesëm është lule krahasuar me ta! Tituj shkencorë të blerë me para, të fituar me poste politike, me kallashnikovë, hajni legale ( plagjiatura) dhe në mënyra tjera duke mos i përjashtuar as shkathtësitë seksuale, kjo është një pjesë e realitetit të sotëm në Kosovë!
49 – 36 = 13:
Ky është një kombinim matematikor të cilin baballarët tanë e kanë ditur pa asnjë ditë shkolle. Edhe çobanët që kanë ruajtur bagëtinë! Mirëpo sot mund të ndodhë që ndonjë nxënës i ciklit të lartë të arsimit fillor mund të ketë probleme të konsiderueshme nëse duhet ta zgjidhë këtë problem që për te paraqet vërtetë problem! Këtë detyrë matematikore e përdora për krejt diçka tjetër. Për t’Ju treguar se në një shkollë prestigjioze të mesme në Prishtinë, prej 49 nxënësve të një klase, 36 nxënës e kanë notën e dobët ose 1-shë në vetëm një lëndë! Dhe nuk mund ta merrni me mend në cilën lëndë?! Në gjuhën shqipe, besoni këtë ose jo! Tash mund ta paramendoni si do t’i mësojnë gjuhët e huaja dhe lëndët e tjera kur në gjuhën amtare kanë aq të “ arritura”!
Në rrethana normale ai mësimdhënës do të largohej me procedurë të shpejtuar nga procesi arsimor ose të gjithë këta pronarë të 1-ve do të duhej të kalonin përmes një procedure tjetër! Kjo është një situatë jonormale, duhet ta pranoni edhe Ju, zoti Ministër! I keni dyfishuar nxënësit në klasa të shkollave fillore dhe të mesme ndërkaq nuk e keni shtuar numrin e personelit arsimorë ndonëse në listën e të papunëve ka shumë punëtorë të kualifikuar të arsimit! Ua keni rritur punën 100% duke e rritur 100% numrin e nxënësve ndërkaq ua keni rritur rrogat vetëm 10% ! Si të punojnë dhe si t’i vlerësojnë atëherë nxënësit?
Merreni lëndën e historisë dhe nuk do ta keni vështirë ta mësoni se ku jemi? Po të isha në vendin e tyre ( nxënësve), më me dëshirë do ta mësoja historinë e Afganistanit se atë të Kosovës! Duket se do të vije koha që lëndën e historisë do ta mësojmë ilegalisht! Në kohën time lëndën e historisë na ka mësuar profesori i patologjisë (thuaja gjysëmilegalisht) sepse profesori vërtetë i historisë na mësonte historinë e vëllazërim-bashkimit të dikurshëm e që është i barasvlershëm sot me historinë multietnike!
Antivlerat i vendosin në piedestal ndërkaq vlerat e vërteta kombëtare dhe njerëzore (Adem Demaçi) përmendet vetëm me një fjali në një libër të vetme të historisë prej 16 sa janë në përdorim sot!
Zoti Ministër!
Ju keni investuar shumë në ndërtimin e objekteve fizike (shkollave) mirëpo kjo nuk mjafton pa investuar në personelin arsimor! Në motivimin e tyre për të punuar duke i shpërblyer për punën e tyre! Nuk ka ardhmëri për një shtet dhe qytetarët e saj nëse nuk kemi arsim cilësorë! Një numër jo i vogël i injorantëve që kanë fituar tituj shkencorë pas përfundimit të luftës sot janë pjesë e pushtetit dhe në opozitë andaj e kemi gjendjen si e kemi! Ndërprejeni këtë praktikë. Sa më parë që do ta bëni këtë aq më mirë do të jetë për shtetin e Kosovës!
Do të kemi mjekë të kualifikuar, ekonomistë të ditur, inxhinierë konkurrentë për tregjet botërore, politikanë që merren me udhëheqjen e shtetit e jo politikanë kontabilistë të cilëve u interesojnë shifrat me shumë zero dhe profile tjera të kualifikuara që e ndërtojnë shtetin dhe jo të atillë që ia rrjepin të gjitha lëkurat e mundshme!
Në këtë mënyrë do të kontribuoni në çrrënjosjen e korrupsionit, uljen e papunësisë, varfërisë dhe dukurive të tjera negative! Angazhohuni që nxënësit, kur të nisen për shkollë të ndjehen mirë dhe mos ta marrin shkollën si dënim por si detyrë që e kryejnë me vullnet! Mundësisht ua ulni peshën çantave të nxënësve të ciklit të ulët të shkollës fillore, nga 50 kg. në 25 kg. Që të mos e fitojnë në atë moshë devijimin e shtyllës kurrizore!
Angazhohuni që punëtorët e arsimit të mos ndjehen të turpëruar dhe të fyer duke ua rikthyer dinjitetin që ua ka marrë shteti me trajtimin e tyre! Krejt në fund Ju përkujtoj se Neni 26-të i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut i OKB-së shprehimisht thotë se: ”Gjithkush ka të drejtën e shkollimit dhe se arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulëta.
Gjithashtu , arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore…..”
(Autori është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin