LAJMI I FUNDIT:

S’bën të imitohet “milicia”!

Hetuesit, policët tanë kur ndeshen me ata që e kanë "shkelur ligjin", i tejkalojnë autorizimet e tyre. Të dyshuarit i rrahin edhe në stacionin policor. Nëse, bie fjala, ndonjë i dyshuar pranon se ka vjedhur, polici e rrah, shfryhet sipas asaj: "A vjedhë më…". Ndërkaq, nëse sulmohet policia, të dyshuarit, po ashtu në stacion të policisë, bëhen për "kripë e kepë".

Në jetën e përditshme ndodhë trazimi i nervave, sjelljet (anti) ligjore. "Shteti" paraqitet si viktimë dhe sulmues. Zakonisht në praktikën gjyqësore paraqiten akuzat hipotetike se ky apo ai i dyshuar ka sulmuar policët. Në rastet e rralla ndodhë që "shteti" t’i bie vetës flakaresh.

Sipas Kodit penal të Kosovës, nëse ndokush pengon apo fyen policin mund të dënohet deri në tre vjet burg. Nëse polici ose prokurori privon ndonjërin në mënyrë të kundërligjshme, madje e torturon në lokalet e policisë, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet. Sipas këtij Kodi, rreptësisht ndalohet përdorimi i dhunës në lokalet e policisë.


Sulmet ndaj policisë, por edhe të policisë ndaj qytetarëve janë bërë dukuri. Polici të kërcënohet në trafik, i kërcënohet edhe prokurorit, gjykatësit…:"A e di ti kush jam unë, t’lidhi…".

Nëse gazetat shkruajnë se ndonjë nga të dyshuarit është rrahur ashpër nga policia, rëndom gjenden arsyet: Ai e ka sulmuar policin, polici ka zmbrapsur sulmin… Për të qenë ironia më e madhe, viktimat i ndjekin penalisht, ua vënë në barrë veprën penale të sulmit ndaj personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. E bëjnë viktimën "talim", e endin prej zyrës së prokurorit e deri tek salla e gjykimit.

"Sulmuesi" i ndonjë polici mund edhe të lirohet nga akuza. Ngjet ajo: "Më rrove, të rrova, brisku i berberit".

Njëri nga ata që u bë për "kripë e kepë" është i riu prishtinas, Flamur Shala (1985), i cili së bashku me vëllezërit e tij u fajësua për vrasje në tentativë ndaj gjashtë policëve. Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, e dënoi edhe babanë e Flamurit, ish-policin Azem Shala, i fajësuar për armëmbajtje pa leje.

Flamuri u dënua me nëntë muaj, vëllezërit e tij Fanoli e Elbasani me nga tre vjet e gjysmë, ndërsa babai i tyre, Azemi me një vit e gjysmë burg. Informatën për këtë proces, të përfunduar të mërkurën, të nesërmen (15 tetor) e dha edhe gazeta "Express".

Poenta e këtij shkrimi s’është ajo, kanë faj, apo jo Flamuri e të pandehurit e tjerë, ngase për ta fjalën e ka thënë gjykata. Fjala është për etiologjinë dhe fenomenologjinë e këtij procesi në fazën e hetuesisë.

Flamuri dhe vëllezërit e tij ishin arrestuar më 26 janar 2008. Pas tri ditesh, do të thotë më 29 janar, ata dërgohen tek zyra e gjyqtarit të procedurës paraprake. Këtu Flamuri merret në pyetje me rroba të letrës! I thash vetës: Ç’po ngjet kështu, në zyrën e gjykatësit (Bedri Krasniqit) të dëgjohet i pandehuri me rroba të letrës.

Si reporter i gjyqit nuk më ka rastisur të shoh këso skene. Me të përfunduar seanca dëgjimore, pas orës 16:00, të dyshuarit i prisnin katër automjete të policisë. Përfitova nga rasti, me aparatin digjital e "zura" skenën ku shiheshin dy policë duke e futur në automjet Flamurin me rroba të letrës.

Në gazetën ku punoja e publikova informatën dhe foton si "corpus delicti" (sendi, veshja që dëshmon krimin). Informata mbante titullin:"Flamur Shala merret në pyetje me rroba të letrës".

Policia e përgjaku edhe avokatin Tomë Gashin, i maltretoi dy shoqëruesit e tij, gazetarët Avni Zogianin (udhëheqësi i OJQ "Çohu") dhe Lorik Pustinën. Rrëmuja ndodhi në Prishtinë, afër restorantit "Rout 66", në fundjavën e tetorit të 2006-ës.

Natën e pakëndshme në këtë restoran, Gashi ishte i shoqëruar pos me gazetarët e përmendur, edhe me kolegun e tij, avokatin amerikan Gregori Gay Smith, njëri nga mbrojtësit në Tribunalin e Hagës. Atëbotë Gashi dhe dy gazetarët e përmendur u mbajtën brenda grilave 36 orë.

Dhunës policore nuk i shpëtoi as i pandehuri Agim Hoti, njëri nga të akuzuarit rreth rastit të shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berishës. Në prill të 2007-ës policia iu kërcënua Agim Hotit se do t’ia dhunojnë të fejuarën dhe motrat, për çka pati shkruar shtypi.

Nuk i shpëtoi "qytekut" policor as "amerikani" Ramush Qazimi, me prejardhje nga Zarbica e Bujanocit, ka shtëpinë në Gjilan, ndërsa rron në Kenetacky të Amerikës. Paraburgimi i tij, i zëvendësuar në arrest shtëpiak, pati ndodhur në qershor të 2007-ës.

Qazimin e rrahën në stacionin policor në Gjilan. Pastaj "ia lidhën teneqën", e ndoqën penalisht për sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Edhe për të ka shkruar gazeta.

Dhuna policore, tortura psikologjike, i pat ndodhur të akuzuarit të OKB-së, Albin Kurtit, liderit të "Vetëvendosjes" në gjykatoren e Gjyqit të Qarkut në Prishtinë. Me të përfunduar seanca e 7 shkurtit 2008, pas vendimit për ndërprerjen e paraburgimit, Albinit i vënë prangat dhe e fusin nën masat e rrepta në makinën e policisë, e qojnë në burgun e Prizrenit për t’u "shkarkuar". Ia ndërprenë paraburgimin, pse e lidhën?!

Gjykatësi i çështjes, i UNMIK-ut, italiani Maurizio Salustro nuk i "pa" prangat ! Kjo që i ndodhi Albinit, i thonë riparaburgim. Gjykatësi Salustro me të dy këmbët e shkeli ligjin. Atë nuk e "kapi" Kodi penal i Kosovës, neni 162 – privimi i kundërligjshëm nga liria, ku parashihet dënimi prej tre muajve deri në pesë vjet. Si ta "kap" ligji Salustron, kur ai ishte vetë ligji!

Disa nga policët, pra edhe hetuesit, që mbajnë uniformën e policisë së Kosovës, e keqpërdorin detyrën, i tejkalojnë autorizimet, sillen me të dyshuarit si në kohën e komunizmit, e imitojnë "milicinë".

Kosova e ka Ligjin e policisë, ku parashikohet si dhe në ç’mënyrë veprohet ndaj atyre të cilëve u është hequr liria. Me të dyshuarit merret edhe Kodi i procedurës penale. Policët që e keqpërdorin uniformën, "harrojnë" se identifikohen me shtetin. Kësaj i thonë: "Shteti" rrah qytetarët e vet!

Të tillët "harrojnë" se hyjnë në zonën kriminale, se mund të ndëshkohen sipas neneve 162, 163, 164, 165…të Kodit penal të Kosovës, i cili hyri në fuqi më 6 prill 2004. Jo rastësisht ligjvënësi nuk i ka parashikuar veprat penale – privimi i kundërligjshëm nga liria, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave, tortura etj.

Bërja "pambuk" e të dyshuarve ndodhë edhe në shtetet më demokratike, hetues të ndryshëm i tejkalojnë autorizimet e tyre, dikë e "shkoqin". Por, shteti ua "mbulon" mëkatin. Në Kosovë, si duket disa po e imitojnë "milicinë", e që kështu s’duhet të jetë.

Të paktë janë personat zyrtarë që akuzohen për keqtrajtim fizik të të dyshuarve. Edhe nëse dalin në gjyq, gjykatësit emocionalë "i mbyllin sytë", personin zyrtar e dënojnë me kusht, sa për të mos thënë se nuk është dënuar. Ndërsa, ata që qojnë dorë në policinë, i "sosin"…

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori