“Çka mundet me ta ba i yti, i huaji kurrë nuk ta ban”, kështu e komentojnë sanxhaklinjtë deklaratën e Rasim Lajiqit lidhur me idenë për ngritjen e qendrës memoriale “Haxhet”, kushtuar viktimave të regjimit komunist, të cilën e quajti të pakuptimtë në një emision televiziv në RTS.
Rasim Ljajiq e ka quajtur Aqif Blytën bashkëpunëtor të trupave gjermane, duke e injoruar faktin se çetnikët dhe serbo-komunistët ishin okupator në Sanxhak. Duke aluduar në Aqif Blytën, Ljajiq deklaroi se ai “ka dashtë ta shqiptarizoj Novi Pazarin”, duke lënë anash faktin se deri atëherë Novi Pazari dhe rrethina ishte e banuar me shumicë shqiptare. Mandej, kinse Aqif Blyta i ka thënë popullit se “ju nuk jeni boshnjakë por shqiptarë”. Më tutje, Ljajiq e fajëson Aqif Blytën edhe për hapjen e shkollave shqipe në këtë qytet.
Rasim Lajiq, i cili me prejardhje është nga Duga Pollana, vendbanim i banuar kryesisht nga familja e madhe Lajqi, familje tipike me prejardhje shqiptare. Në këtë fshat Shaban Polluzha ka mbajt fjalim kur u kishte ardhur në ndihmë kësaj treve në luftën për mbrojtjen nga depërtimi i aradheve çetnike të Drazha Mihajloviqit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo trevë atëherë ishte nën kontrollin e forcave gjermane.
Kur Shaban Polluzha kishte mbërri në Duga Pollanë, afër Novi Pazarit, me njësitë dhe forcat shqiptare për ta mbrojtur këtë popullatë nga shfarosja, iu ishte drejtuar banorëve me këto fjalë: “Vëllezër, jemi tubuar për të kryer një mision të shpejtë, për t`i mbrojtur familjet e rrezikuara nga bishat e egra çetnike, që po bëjnë terror të rëndë mbi popullatën e pafajshme të Sanxhakut. Prandaj, nuk duhet kursyer as jeta, por duhet luftuar me nder si i ka hije një populli të vjetër që diti të luftojë sa herë u gjend në rrezik dhe i pambrojtur. Pra, t`i mbrojmë fëmijët dhe gratë, në emër të njerëzisë.”
Rasim Ljajiq është një mjek i cili kurrë nuk e ushtroi profesionin e tij. Pas formimit të PAD (SDA), lider i së cilës ishte Alia Izetbegoviq, i pakënaqur me tretmanin që e kishte, por edhe për t’u vënë në shërbim të politikës së Beogradit, kishte formuar partinë SDP (PSD). Këtu mori përkrahjen e madhe të serbëve duke u vu krejtësisht në shërbim të politikës zyrtare serbe dhe së voni edhe në mbrojtjen e kriminelëve të cilët po përballën ende me drejtësinë në gjykatën e Hagës.
Sipas Ljajiqit, ideja për ngritjen e qendrës memorialë është e pakuptimtë pa marrë parasysh që nuk ka fakte se Aqif Blyta iu ka shërbyer forcave okupuese gjermane. Në Novi Pazar diku rreth 50 përnqind e popullsisë është e papunë, dhe ky qytet ka shumë probleme me furnizimin me ujë dhe ka infrastrukturë të stërvjetruar. Duke e shfrytëzuar këtë gjendje, Ljajiq ka deklaruar: “Nëdrsa dikush dëshiron të gropojë në të kaluarën e largët 70 vjeçare dhe ta ndërtojë njëfarë qendre memoriale”.
Në ndriçimin e figurës dhe personalitetit të Aqif Blytës më i zëshmi është lideri fetar i Sanxhakut, myftiu Muhamer Zukorliq, i cili në manifestimin e mbajtur në sheshin e qytetit të Novi Pazarit, në prag të muajit të shenjtë Ramazanit në vitin 2012, pjesëmarrëseve iu drejtua me këto fjalë: “Dua të potencoj se Aqif Efendia është hero i yni. Aqif Efendia e ka organizuar mbrojtjen e këtij qyteti nga çetnikët. Sikur mos të ishte bërë ky organizim, atëherë numri i popullsisë boshnjake në këtë qytet do të ishte po aq sa ka Priboji, Plava dhe Novi Varoshi. Këtë të mirë ne atyre nuk do t’ua harrojmë. Nuk do të pranojmë nga askush të bëjnë atë çka e kanë bërë me dekada. Gjithmonë ka ekzistuar tentativa që lëvizjet ekstremiste tek populli serb dhe kroat, siç kanë qenë çetnikët dhe ustashët, që të gjendet dikush në popullin boshnjak që edhe ne të gjendemi në atë peshojë. Ne këtë nuk e kemi traditë. Ndërsa, ajo çka ka ndodhë në Sanxhak dhe në Novi Pazar, edhe pse ekzistojnë disa elemente të kolaboracionit me okupatorin gjerman, të gjithë e dinë, edhe miqtë edhe armiqtë se nuk ka ekzistuar asnjë element i kolaboracionit ideologjik, përveçse ka qenë në pyetje domosdoshmëria e mbijetesës. Krerët tanë, në krye me Aqif Efendiun dhe të tjerët këtu në Sanxhak, kanë luftuar me të gjitha mjetet e mundshme që këtë popullatë ta shpëtojnë, dhe në këtë kanë pasë sukses, dhe ne ua bëjmë hallall dhe iu qoftë e shenjt, dhe përgjithmonë do t’u jemi falënderues. Ndërsa, ata të cilët kanë hequr dorë nga Aqif Efendiu, ata me ne nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata kanë hequr dorë nga feja jonë, nga kultura jonë, nga kombi ynë, tradita jonë, dhe unë në këtë natë të shenjtë nuk dua të flasë për ta asgjë”.
Qendra memoriale planifikohet të ndërtohet në lagjen Haxhet, në vendin ku janë ekzekutuar rreth 2000 persona të cilët qenë shpallur nga pushteti komunist si armiq të popullit, kurse shumica prej kanë qenë shqiptarë. Aqif Blyta, po ashtu i ekzekutuar në këtë vend, që nga themelimi i Xhemijetit ishte udhëheqës politik e ushtarak i Sanxhakut dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Vendimin për ndërtimin e memorialit e ka paralajmëruar Bashkësia Islame para dy viteve, pasi që Rasim Ljajiq, me ndihmën e xhandarmërisë serbe, tentoi të grabiste hapësirën e Vakafit (pronës së Bashkësisë Islame) në Haxhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje