Dëshmitë të panumërta për shtrirjen e dardanëve në Sanxhakun e sotshëm na bëjnë të kuptojmë se jo rastësisht Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar ilirët e mandej nga shqiptarët. Në fshatin Pruzhanj në Rrafshnaltën e Peshterit, në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur, i cilit datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate .
Në këtë zbulim të madh arkeologët serbë kanë hasur në ekzistimin e provave materiale të jetës të sllavëve të shekullit të X-të, të erës së re. Papritmas është shfaqur prushi (hiri) i mbetur nga trupat e djegur të të vdekurve, i cili është dy mijë vjet i vjetër dhe bashkë me të edhe vendet e varreve të mesjetës.
"Ky është edhe një konfirmim se kjo trevë ka qenë e banuar që në kohët e lashta dhe se nuk është gjë e vogël se në këtë trevë i keni tri vende me prushin – hirin e dikurshëm, të cilat vende datojnë nga koha e tre mijë vjet më parë”, tha drejtoresha e Muzeut Ras të Pazarit të Ri, Dragica Premoviq-Aleksiq, transmetojnë mediat lokale .
Edhe hulumtimet e më hershme arkeologjike në këtë rajon tregojnë për ekzistimin e dardanëve në këtë periudhë, potencon Premoviq, e cila tregoi se ata ishin popull jashtëzakonisht i fuqishëm ilir, me të cilët është e lidhur legjenda e themelimit të Trojës.
Premoviq-Aleksiq tha se janë zbuluar varrezat e të vdekurve të djegur, i cilët, pasi janë djegur në turrën e druve janë depozituar në formë të prushit.
Këto, tha ajo, ishin vende të varreve, dhe në bazë të karakteristikave të prushit, mund të thuhet se këto varre i përkasin epokës së bronzit të vonshëm. Në epokën e bronzit, banorët e parë të kësaj treve kanë qenë ilirët.
"Ky është një fis i cili ka jetuar në territorin e Maqedonisë, Serbinë Jugore, Kosovës e deri tek ne këtu, ku ne jemi kufiri jugperëndimor. Ilirët ishin popull i madh dhe i fuqishëm, një nga më të vjetrit në Ballkan”, tha Premoviq-Aleksiq.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur
Rrafshnalta e Peshterit, (njihet edhe si vetëm Peshter), është rrafshnaltë karstike me një lartësi mbidetare prej 1250 m në veriperëndim të Kosovës, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. Rrafshnalta e Peshterit është e pasur me kullosa kurse popullsia kryesisht merret me blegtori. Janë të njohura prodhimet e qumështit, sidomos djathi i Sjenicës, si dhe të mishit të terur. Në kuadër të Rrafshnaltës së Peshterit është edhe Fusha e Peshterit (lartësia mbidetare e së cilës është 1150 m), me një sipërfaqe prej 65 kilometra katrorë.
Popullsinë e Peshterrit, në lashtësi e banuar nga Dardanët , e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë pasardhës të shqiptarëve, por ka edhe të tillë që deklarohen ende shqiptarë e të cilët jetojnë në pjesën e kufirit me Kosovë ju jetojnë edhe një numër i vogël i serbëve.
Emri Peshter rrjedh nga fjala shqipe peshë – rëndë, ter – thatësi, tersi, tersi e rëndë.
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet njërën ndër hapësirat më interesante ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa kurse kolonozimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimet për ilirët. Emrat: Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter: Pesh- peshë; ter- terr (terësi), ter – thatësi).
Kur serbët u vendosën në luginën e lumit Rashka, e detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Natyrisht, vendasit nuk janë tërhequr të gjithë po një numër i tyre kanë mbetur në viset malore përreth duke vazhduar të merren me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise dhe kjo gjë na bënë me dije edhe për prezencën e tyre të sotshme në këto vise.
Ndërsa, për ekzistencën e Stari Rasit serb, gjegjësisht për Arsën, qytetin e vjetër të mbretërisë ilire, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, në një konferencë, kishte deklaruar: “Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga doli kjo tash, lirisht përgjigjuni: na ka thënë Myftiu”. Dhe ajo kalaja mbi Novi Pazar, për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi dhe me shtetit e vjetër serb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale