Samiti i Ohrit, një ngjarje që meriton të gjykohet
Qeveria dhe mbarë politika jonë kanë qenë dhe mbeten të interesuara dhe të angazhuara (për dhe kundër) për realizimin sa më parë dhe konkretisht të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë së 19 prillit. E cilësuar përgjithësisht, qysh ditën e firmosjes së saj nga kryeministrat e të dy shteteve në Bruksel, marrëveshja përjetoi kundërshtime dhe mospranime nga faktorë të njohur politik, më shumë në Beograd sesa në Prishtinë. Natyrshëm, politika “noton” në kohë dhe në hapësirë. Ndryshimi në hapësirë dhe jo në kohë, mes Prishtinës dhe Beogradit, ndoshta ka ndihmuar edhe në miratimin e menjëhershëm të marrëveshjes së Brukselit nga Qeveria e Kosovës. Në këtë përfundim, që është disi universal, është shmangur roli i aktorëve dhe faktorëve etnikë e nacionalë, që dihet se janë më të konsoliduar, më të fuqishëm dhe më veprues në Serbi sesa në Kosovë.
Duke gjykuar parashtrimin e mësipërm, mund të them se zhvillimet aktuale në raportet e Kosovës dhe Serbisë, pas bisedimeve të Brukselit, kanë qenë të paanshme dhe rreptësisht objektive. Dihet se BE-ja ka më shumë interesa politike, ekonomike, historike dhe strategjike të mbështesë dhe ta përkrahë Serbinë. Kosova, viktimë e Fuqive të Mëdha të Evropës, vështirë të konsiderohet e barasvlershme me Serbinë në rrafshet e mësipërme edhe aktualisht. Kurrsesi nuk mund të vihet në dyshim kontributi i vendeve evropiane, në kuadër të NATO-s, për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por, zhvillimet historike të dy dekadave të fundit e kufizojnë dhe e “detyrojnë” BE-në institucionale të shfaqet e “paanshme”, e ekuilibruar për rregullimin e raporteve Kosovë – Serbi.
Implementimi i marrëveshjes së 19 prillit, që tashmë është i miratuar nga Prishtina dhe Beogradi, ngeci në Samitin e Ohrit. Tri shtete e refuzuan pjesëmarrjen në samit për arsye të mospranisë së Republikës së Kosovës në të. Bullgaria e ç’vlerësoi me nivelin e delegacionit, kurse Greqia se “nuk kishte kohë”. Këto zhvillime e detyruan presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov ta anulojë mbajtjen e samitit!? Në konferencën për shtyp, Ivanov tha se vetoja dhe bojkotimi i tre presidentëve tregon se nuk ka bashkëpunim rajonal. Ishte Ivanov, që nuk e ftoi presidenten e Kosovës në Ohër, ishte po ai që, në vend se të kërkonte falje për shkeljen flagrante të marrëveshjeve të njohura ndërkombëtarisht mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, e hedh fajin te ndasitë e thella mes shteteve të ish-Jugosllavisë apo dhe ato të vendeve të Evropës Juglindore.
Megjithatë, përgjigjja u dha shumë shpejt botërisht dhe qartësisht. Në datat ku duhej të zhvillohej Samiti i Ohrit (1 e 2 qershor ), Sllovakia shpalli organizimin e Samitit të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore më 12 e 13 qershor, duke u ftuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës. E paftuara nga kryetari i një shteti ku shqiptarët janë faktorë shtetformues, ftohet nga kryetari i një shteti, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Dihet, por vlen të rithuhet, Sllovakia është edhe anëtare e BE-së. Pse ndodh kështu? Ndoshta është shpejt për të arsyetuar rreth Samitit të Sllovakisë, por jo vonë për të gjykuar për anulimin e Samitit të Ohrit.
Anulimi i Samitit të Ohrit meriton vëmendjen dhe gjykimin vlerësues të politikës sonë. Partitë kanë hapësira të pafundme shikimi dhe gjykimi: mund të arsyetojnë dhe konkludojnë nisur nga fillimi, por pyetja mbetet e vetme për të tërë: cili e anuloi Samitin e Ohrit, Ivanovi, vendet që anuluan pjesëmarrjen në të, BE-ja apo statusi i Republikës së Kosovës, i njohur ndërkombëtarisht?! Le t’i analizojmë të gjitha mundësitë dhe le të mundohemi të ndajmë se kush ka “faj”. Ka “faj” marrëveshja e nënshkruar në Bruksel; ka “faj” miratimi i saj në Prishtinë dhe në Beograd; ka “faj” Thaçi dhe Dacici, firmosësit guximtarë sipas baroneshës Ashton; apo ka “faj” Ivanov, presidenti maqedonas, që ende nuk e ka gjetur gjuhën me Greqinë për emrin e shtetit?
Mungesa e realizmit, e orientimit dhe e gjykimit për arsye fizike dhe fiziologjike nuk mund t’i nënshtrohet kritikës. Por, përballja me fakte me peshë për kohën që jetojmë dhe, sidomos me një samit, ku ishin pjesëmarrës njëmbëdhjetë shtete dhe që anulohet katër ditë para fillimit, për mosthirrjen e shtetit të Kosovës në të, meriton të gjykohet e vlerësohet në favor të Kosovës shtet, si faktor në Ballkan dhe që synon, aspiron dhe meriton të jetë anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian.
(Autori është nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës