Fehmi Ajvazi
Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë të fushatës, dhe populli i Kosovës më 3 nëntor 2013, do t’u drejtohet kutive të votimit në 798 QV dhe në 2366 VV, për ta votuar strukturën qeverisëse komunale: kryetarin dhe asambleistët. Këto zgjedhje të rregullta dallohen nga ato të deritashmet: do të mbahen në gjithë territorin e vendit dhe se do të monitorohen e vëzhgohen nga struktura të larta oficiele vendore dhe ndërkombëtare (UE do t’i dërgojë 140 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë 100 vëzhgues, organizata ENEMO 70 vëzhgues etj.).
Gama vendore e vëzhgimit përfshinë edhe praninë direkte të Prokurorisë Shtetërore të vendit, Policinë, Këshillin Gjyqësor etj. Pra, ka një “shpërthim” monitorimi dhe vëzhgimi të këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe një partneritet bashkëpunimi direkt me strukturat e UE-në në Kosovë, të OSBE-së etj.
Dyndjet vëzhguese për një proces të vëmendshëm dhe të ekuilibruar, veçanërisht nga linja ndërkombëtare, vijnë pak a shumë për dy arsye të veçanta, se komuniteti serb do të hyjë në zgjedhje në shkallë të theksuar të pjesëmarrjes kuantitative dhe se damka që i përshkoi zgjedhjet e vitit 2010, nuk do të lejohet sërish! Aktualisht pra ka një mobilizim përgatitor dinamik, qoftë në nivelin e ndërmarrjes së masave edukuese-paralajmëruese lidhur me koston e procesit, qoftë në shkallën e përgatitjeve praktike si preventivë serioze e një gatishmërie të gjithanshme shoqërore dhe institucionale, konform rëndësisë së procesit.
Ndërkaq, në krejt këtë proces, ka qenë dhe mbetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ai që i ka nisur përgatitjet që në fillim të vitit dhe mobilizimin e tij institucional e ka intensifikuar qysh në fillim të korrikut, kur edhe u dekretuan zgjedhjet nga Presidentja e vendit. Një plan i detajuar operacional, ka vazhduar të zbatohet me ngulm gjatë gjithë këtyre muajve. Dhe, puna voluminoze e KQZ-së ka kulmuar me certifikimin e Listës Votuese: prej 1. 779.357 emrash nga tridhjetë e tetë (38) komuna të vendit.
Në këtë rrjedhë të deritanishme, pavarësisht prezencës së theksuar të faktorëve të shumtë brenda dhe jashtë procesit zgjedhor, gjërat kanë ecur relativisht mirë. Procesi përgatitor nuk konsiderohet i hirnosur apo i lënduar. Pra, në përgjithësi ka dominuar dhe po vazhdon të dominojë një klimë e ekuilibruar zgjedhore.
Fushata, e cila ka hyrë në pjesën e dytë të kohës ligjore, është pasuar vazhdimisht me qetësi të rrallë korrekte dhe demokratike. Dhe, mund të konstatohet tashmë se subjektet politike garuese dhe bartësit e tyre në terren, kanë dhënë prova të lakmueshme zgjedhore, duke zbatuar një kulturë të mirë politike dhe sjellje e mirëkuptimit reciprok në fushatë e gjetiu. Kjo pasqyrë e fushatës, e gërshetuar me një elektorat të edukuar politikisht dhe në aspektin demokratik, ashtu si edhe me një media që ka arritur të përqendrohet fort në thelbin e fushatës tek po e zbaton me kujdes kodin etik të përgjegjësinë e fjalës së lirë publike, ka reflektuar në opinionin e gjerë sharmin garues dhe besueshmërinë e procesit.
Pra, të gjithë faktorët zgjedhorë në një apo tjetër mënyrë, e kanë kuptuar rolin e tyre dhe përgjegjësinë ligjore në raport me procesin dhe në raport me kulturën dhe me standardet moderne të procesit. Nuk kemi aso shkëndija që e ndezin “zjarrin zgjedhor” në kuptimin acarues! Kjo gjendje zgjedhore e ekuilibruar ka bërë që “prania” e të ftohtit në Kosovë t’i takojë stinës së vjeshtës dhe jo kruspës së procesit zgjedhor. Edhe lehtësia e padurueshme e të shkaktuarit të problemeve dhe të incidenteve atje ku s’ka sunduar sa duhet rendi dhe ligji ( në veri të vendit), atje ku për vite të tëra janë mbajtur gjallë opinionet agresive dhe bandat profitere të nëntokës kriminale, është zbehur dukshëm (së paku deri më sot), përballë realitetit aktual kosovar dhe këtij procesi zgjedhor.
Pra, ritmi zgjedhor 2013, ka vazhduar normalisht: larg, shumë larg përvojave eventuale të hidhura apo damkosjes politike të procesit. S’ka pasur ndonjë çrregullim, s’janë vërejtur elemente dhune. Kaosi zgjedhor s’ka pasur asnjë shenjë…!
Në këso kondita dhe në kontekst të procesit, mund të konstatojmë hapur se shoqëria kosovare, institucionet, elektorati etj., me përkushtim kanë vijuar ta zbatojnë një proces të ekuilibrueshëm dhe premtues. Dhe, mendoj që pasqyra e deritashme e këtij procesi zgjedhor ka nxjerrë në sipërfaqe tri të vërteta aktuale: një, se në Kosovë ka një elektorat dhe një publik që posedon vetëdije dhe sjellje të qëndruesheme përballë proceseve si ky i zgjedhjeve; dy, se në Kosovë janë ndërtuar institucione politike dhe juridike me bazament të qëndrueshëm ligjor dhe shtetëror; dhe tre, se në Kosovë janë ndërtuar edhe kategori e opinione stabile konform standardeve politike dhe shtetërore moderne e demokratike.
Askush, padyshim, s’do të mund të paragjykojë se çka do të ndodhë nesër por, megjithatë, mund të konstatojmë se deri më tani gjërat kanë ecur normalisht. Dhe, do të jetë krejtësisht e mundur që edhe në ditët në vijim, ekuilibri i nevojshëm zgjedhor që i shërben më shumë se askujt, shtetit tonë, të forcohet edhe më tepër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite