LAJMI I FUNDIT:

Sabri Hamiti merr nënshtetësinë shqiptare

Sabri Hamiti merr nënshtetësinë shqiptare

Akademiku i njohur Sabri Hamiti ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Presidenca Shqiptare.

Dorëzimi i nënshtetësisë është bërë nga presidenti, Bujar Nishani i cili ka shprehur mirënjohje të lartë për figurën dhe personalitetin që paraqet Sabri Hamiti, jo thjesht për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

Presidenti Nishani tha se profesor Sabri Hamiti mbetet një vlerë e jona kombëtare.

"Ky dekret bashkon përmbajtjen me kombin. Nuk duam t’ia marrim Kosovës por t’ua japim të gjithë shqiptarëve; tu japim legjitimitetin për tu ndjerë njësoj krenarë për një vlerë kombëtare si profesor Sabri Hamiti", ka thënë ndër tjerash presidenti Bujar Nishani.


Vetë profesor Hamiti tha se ndihej krenar dhe i nderuar me marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Ai shtoi se gjithë punën dhe kontributin e tij e ka bërë për të krijuar atë ndjesinë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.

"Sot kam marrë nderimin më të madh që kam marrë deri më sot", ka thënë ndër tjerash profesor Sabri Hamiti.

Sabri Hamiti numëron një numër të madh veprash letrare, mbi 35 vëllime që flasin për gjuhën, letërsinë dhe identitetin shqiptar. /KP/