LAJMI I FUNDIT:

Sa më shumë – aq më mirë: Bëhuni të mençur dhe bëni seks!

Sa më shumë – aq më mirë: Bëhuni të mençur dhe bëni seks!

Tashmë është dëshmuar që seksi është i mirë për relaksimin nga stresi. Mirëpo, hulumtimi më i ri ka treguar edhe një përparësi të këtyre aktiviteteve të kënaqshme.

Seksi mund të përmirësojë punën e trurit, ka zbuluar një hulumtim më i ri i bërë, tek kafshët, i cili është botuar në revistën “Brain Research”.

Në këtë hulumtim, transmeton Telegrafi, shkencëtarët koreanë kanë studiuar aktivitetin e trurit te minjtë pastaj mënyrën se si ai ndryshon kur janë seksualisht aktiv.

Është konstatuar që më shumë se 24 orë pas aktit seksual aktiviteti i trurit i minjve ka mbetur i shtuar. Stimulimi i shtuar i trurit ka mbetur i qëndrueshëm madje edhe kur minjtë u janë ekspozuar testeve stresuese pas aktit seksual.


Natyrisht, që psikika e minjve dhe e njerëzve nuk është e njëjtë, mirëpo përse nuk do të duhej të kishim edhe një argument që kohën në dhomën e gjumit ta kalonim sa më aktivisht seksualisht. /Telegrafi/