Shumë fat për ta! Zatën edhe ashtu po del të kenë fat më të madh se ne! Sa për tjerët, ata janë veç më keq se ne, kosovarët, që qëndrojmë stoikisht të izoluar, por demek krenarë!
E, si të mos i urojmë moldavët. E sidomos moldavet! Kanë hequr shumë të shkretat duke i rënë shpesh në të zezën edhe nëpër Kosovë, vetëm që të shkojnë drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nuk ka raport ndërkombëtar që flet për prostitucionin, nga ato të OKB-së e deri të dokumentet e veçanta për pjesën e Evropës Lindore, që moldavet të mos jenë të evidentuara si viktima të trafikimit.
Por, ato ditë për to morën fund. Po del se sakrifica e tyre u shpërblye! Madje pa dijeninë e tyre! Bashkimi Evropian ua hoqi stopin e kuq të lëvizjes së lirë. Tash moldavët e moldavet lirisht mund të lëvizin nga të duan e si të duan nëpër Evropë.
Ky mund të jetë një shembull shumë i mirë që fqinjit të keq shpesh i shihet edhe hairi. Gjithashtu, as shprehja se “qeni i keq ta sjellë ujkun te dera” s’vlen më. Ka rrotulluar bota, madje aq shumë sa ne sikur s’po e kemi haberin, së paku të dimë se nga po rrotullohet!
Kështu tinëz, por thonë se arsyeja e heqjes së vizave për 3.5 mlionë moldavët është Rusia. Pra, të shtyhet sa më larg e më shumë që është i mundur ndikimi rus nga ai rajon. Kjo pas aneksimit të Krimesë.
Nejse, moldavët do të donin më shumë të bashkoheshin me Rumaninë se 78 për qind e tyre thonë se janë të tillë! Por, edhe ata i pyet dikush, rrafsh aq sa ne! Veçse ata dallojnë shumë nga ne. U ra bingo pa luajtur fare! Kanë qëlluar kësaj here në vendin e duhur.
Tash, çka duhet të bëjnë kosovarët që të hiqen këto dreq vizash?! Të lutemi që Rusia e Putini të pretendojë ta invadojë Kosovën!? T’ia nisim e t’i çojmë në të zezën gra, nëna e motra drejt vendeve të BE-së për prostitucion!? Apo të themi se duam bashkim me Shqipërinë e nga frika, BE-ja na i heq vizat!?
A keni kush ide tjetër!?
Pas heqjes së vizave Moldavisë, ndoshta ka ardhur koha t’ia fusin një shqelm pasaportave e letërnjoftimeve biometrike, marrëveshjeve dypalëshe e shumëpalëshe për riatdhesim, luftës kundër korrupsionit, ndjekjes së trafikantëve të drogave e prostitucionit, Schengenit e çka jo tjetër…!
Me rastin e Moldavisë, krejt këtij muhabeti të plotësimit të standardeve para se të hiqen vizat, i doli boja. Madje jo veç boja, por ka nisur t’i vijë edhe era!
Pra, tash a duhet që edhe ne të ndryshojmë strategji! T’i kthehemi dashurisë së dhunshme komuniste ruse!?
E marrtë e mira, ta duan Rusinë disa muaj derisa të hiqen këto të shkreta vizash se nuk vjen fundi i botës! Ka kaluar 2012 e një herë për kiametin s’po flet kush! Pra, t’i japim ultimatum BE-së. O hiqi vizat, o mbajmë referendum dhe e ftojmë Rusinë të vijë në Kosovë! T’i bëjmë edhe ne shantazh!
Tekefundit as Moldavia s’është hiç më mirë se ne. Madje në shumë drejtime. Doni fakte…ja veç disa!
Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan se shumica e femrave të trafikuara që vijnë në Kosovë janë nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia. Krejt këto vende, disa janë në BE e disa të tjera s’kanë viza.
Kërkoni të dhëna nga Eurostati për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së. Shikoni ku janë moldavët e ku kosovarët.
Hyni në Factbookun e Agjencisë Federale Amerikane të Inteligjencës, pra CIA-s. Kosova është vetëm 10.887 km2, e Moldavia 32,891 km2. Kosova ka 1.8 milion banorë e Moldavia 3.5 milionë.
Apo mos mendoni se moldavët kanë nivel me të lartë të ardhurash apo prodhimi.
Harrojeni edhe këtë!
Moldavët kanë 8.4% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ose GDP-së e nxjerrë në vitin 2012, e kosovarët 4.3%, e dhënë kjo e vitit 2008. Edhe në këtë rast mos e harroni diferencën në numrin e popullsisë.
22% e moldavëve jetojnë në kufirin e varfërisë, e kosovarët zyrtarisht janë 30%.
Pra, me këto e shumë të dhëna të tjera, kosovarët dhe moldavët janë pak a shumë në të njëjtin nivel të mjerimit. E pas të gjithave, kosovarët që janë në numër banorësh aq sa një rrugicë në Paris apo Berlin, paskan më shumë probleme se Moldavia!?
Më falni zyrtarë të BE-së, por mos dilni më në media e të thoni llafe të kota, bajate, irrituese, poshtëruese, denigruese, burokratike, megalomane, e shkurt hesapi, pa lidhje!
Së paku mos krijoni ndotje akustike se edhe veshët po na protestojnë!
(Marrë nga: Tribuna)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania