LAJMI I FUNDIT:

Runiku, një monument për emrat që bënë histori

Rrugëve të reja deri të secili istikam i ushtarëve të lirisë

Runiku u lidh me rrugën Mitrovicë-Peje, gati para njëqind vjetësh, pikërisht gjatë kohës së pushtimin austro-hungarez. Panorama e Runikut po kompletohet. Një vit me parë u ndërtua një pjesë e trotuareve, ndërsa tash godina e re madhështore e shkollës fillore.
Atje, ngadalë por sigurt po kompletohet infrastruktura aq shumë e nevojshme për jetën e re. Përmes rrugëve të asfaltuara, njeriu i kësaj ane, tash mund të vizitojë secilin fshat, shtëpi a vendbanim, në çdo kohë e në çdo stinë.

Brezi i ri sot mund të vizitojë me makinë edhe istikamet e dikurshme të Azem e Shotë Galicës, të Kamer Loshit e të Shaqir Smakës. Mund të vizitohet edhe Lugu i Kerrninës ku shkroi histori Nak Berisha me Sadri Shalën. Mund të shkojë sot kushdo që donë të nderojë ata që vdekjen e konsideruan lindje të re.
Anasit, tash nuk ikin nga rrugët si dikur, kur vendi ishte i pushtuar. Ndërtimet e reja bri rruge janë dëshmi për këtë. Në një vendbanim, i cili shumë kohë ishte edhe qendër komunale, çdo ndërtim i ri vërehet menjëherë.


Runikut ende i mungon edhe shumëçka, por nuk i mungon besimi për të ecur përpara. Anasit nuk harrojnë të kaluarën e lavdishme. Atje, kujtimi për heronjtë e moçëm e të rij nuk zbehet asnjëherë.

Një monument nga hiri i atyre që ranë për atdhe

Emrat që i bënë ballë historisë më shumë se njëqind vjet meritojnë një monument.
Kamer Loshi,Shaqir Smaka, Shotë Galica,Rrustem Birinxhiku,Sinan Shala Hashim Qeli Sinan Çitaku,e shumë të tjerë, bënë histori, atëherë kur gjithçka shqiptare ndiqej e vritej pa mëshirë.
Ata mbeten përmendore në memorien e popullit, edhe me ndihmën e këngëtarit popullor anonim, i cili u këndoi heronjve të vet, në të gjitha kohët.
Kamer Loshi u dogj në kullë, në Belicë. I plagosur rëndë, ai nuk ndaloi zjarrin e pushkës, derisa u tërhoq qeta e tij pa ndonjë tjetër të vrarë.

Shaqir Smaka u dogj në kullë, në fshatin Banjë. Pushka e Shaqirit nuk pushoi deri në fishekun e fundit dhe derisa u tërhoqën pa humbje bashkëluftëtarët e tij.
Shotë Galica (Radisheva) pas vrasjes se Azemit u tërhoq në Shqipëri ku ka një muranë. Ajo, deri në vdekje, u kujdes për shumë jetimë të bashkëluftëtarëve të Azemit. Heroina me të cilën mburret gjithë shqiptaria si edhe treva e Runikut, nuk ka shenjë, as pllakë, as bust, as përmendore atje ku u lind.

Nuk ka varr as shenjë as Rrustem Biringjiku nga Qubreli, i cili në moshë të re u ballafaqua me komandantin e xhandarmerisë në Runikë, të cilin e la të vdekur.
Sinan Shala nga Leqina, pas ballafaqimit me falangat çetnike që kishin shkuar natën për ta likuiduar, ia del të vras një nga çetnikët dhe të arratiset në Shqipëri. Meritonë ta ketë të shënuar emrin në një monument të përjetshëm edhe Sinan Çitaku nga Banja, bashkëluftëtari i pandarë i Azem Bejtes deri në vdekje.

Në atë monument do të mund të shënoheshin edhe emrat e shumë veteranëve të arsimit të kësaj ane, por edhe të atyre që me vepër i dhanë emër jo vetëm Runikut, por gjithë Kosovës. Mund të shënoheshin me germa të arta në atë monument edhe emrat e atyre që sollën shkronjat e para shqipe në këto anë.

Yjet, kur janë më shumë, ndriçojnë më mirë

Edhe atëherë kur Alfabeti i gjuhës shqipe ende nuk kishte depërtuar në të gjitha viset shqiptare, krijuesi popullor me këngën e tij nuk kishte lejuar të harrohen heronjtë e kombit.

Megjithëse këngëtarëve popullor anonim, sot nuk u dihet as varri as nishani,pas tyre mbeti kënga,mbeten të paharruar emrat e yjeve të lirisë, të cilët vazhdojnë të ndriçojnë qiellin e atdheut duke mbetur udhërrëfyes për breznitë e tashme e të ardhshme.
Heroi është si ylli i natës. I vetmuar, ai ndriçon më pak. Kur atë e shoqërojnë mijëra yje të tjerë, qielli ndriçohet i tëri dhe rruga e lirisë shihet më mirë.

Udha e lirisë së Kosovës, në luftën e fundit çlirimtare u ndriçua më shumë yje të mëdhenj e të vegjël. “Yjet, vetëm të bashkuar, ndriçojnë më mirë” thotë një fjalë e urtë popullore.
Populli ata i krahasoi edhe me ylberin tek i cili dallohen shtatë ngjyra,por brenda tyre qëndrojnë të shkrira edhe mijëra të tjera që ia shtojnë koloritin për ta bërë edhe më të bukur e më madhështor. Këngëtari popullor asnjëherë nuk mbeti zë i vetmuar. Atë e ndoqën brezni të tëra duke e bërë të pavdekshëm, ashtu si heroin.

Një emërtim Okarina

Një lokal i bukur i Runikut, në vend të emërtimeve nganjëherë edhe të parëndësishme ka mundur ta ketë emrin Okarina.
Okarina e gjetur në Runik nga arkeologët pushtues u transferua diku në Serbi dhe fati i saj nuk dihet më tej.

Dikur jo fort moti në Kosovë mbahej festivali muzikor “Kosovarja këndon”, dhe me atë rast këngëtares më të mirë i ndahej çmimi “Okarina e artë” që simbolizonte vazhdimësi kulture për gjithë Kosovën.

Për zbulimin dhe kultivimin e vlerave të trashëguara dhe për thesarin arkeologjik që ruan kjo trevë ende nuk është bërë asgjë. Në rrafshin e Runikut përditë ndërtohen shtëpi të reja pa plan ndërsa shumë gjurmë të rëndësishme të vendbanimit të lashtë, tashmë janë rrezikuar. Është koha e fundit që të bëhet së paku evidencimi i atyre gjurmëve dhe të mos mbulohet gjithçka, para se të jetë vonë.

Në fshatrat Syriganë, Banjë e Kostërc po ashtu ka gjurmë të rëndësishme arkeologjike të cilat do të duhej të evidencoheshin dhe do t’u shërbenin hulumtuesve të ardhshëm.

Biblioteka e Runikut ka nevojë për ndihmë

Runiku ka dy biblioteka. Derisa biblioteka e shkollës ka një fond modest librash ajo e bashkësisë lokale ndjen mungesë të madhe dhe ka nevojë për literaturë. Biblioteka lokale me fondin e sotëm të librave nuk i plotëson as nevojat minimale të lexuesve të këtushëm. Dy bibliotekave ekzistuese u mungon veçanërisht literatura shkollore e domosdoshme për nxënës.

Këtyre bibliotekave nuk është dashur t’u mungojnë së paku veprat e krijuesve të njohur të kësaj ane të cilët bën emër këtu dhe në veprat e tyre ka plot gjurmë të kësaj treve. Bibliotekën e Runikut gjithsesi do ta pasuronin veprat e Ibrahim Çitakut, Halil Kajtazit, Mehmet Kajtazit, Nebil Durakut, Mehmet Hazirit, Nezir Çitakut, Rrahim Gashit e të shumë krijuesve të tjerë të mëdhenj e të vegjël.

Veprat e tyre do të duhej të zënë një kënd të bibliotekës së bashku me shumë shënime të tjera rasti të autorëve vendas apo të rrethinës. Vetëm kështu do të nisej kompletimi i historisë dhe krijimtarisë së kësaj ane e cila mburret me shumë emra që i dha historisë dhe krijimtarisë kombëtare në përgjithësi.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori