Carmen Francesca-Banciu
Prej 25 vitesh Rumania është në rrugën e ripërtëritjes. Një vend, që si vende të tjera të ish-bllokut komunist lufton me trashëgiminë e epokës komuniste. Herë mirë, herë keq. Një hap para, dy hapa pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite. Kriza të shpeshta, aq sa të krijohet përshtypja, se vendi do të zhytet në kaos dhe katastrofë. Por gjithsesi vendi ecën përpara. Por si do të ndodhë kësaj here?
Prej ditësh e netësh po protestohet jo vetëm në Bukuresht, por në të gjithë vendin. Njerëzit dalin në rrugë dhe janë të pakënaqur me qeverinë e zgjedhur pak më shumë se një muaj më parë. Madje vetë votuesit nga kampi i kësaj qeverie, thonë se me vendimet e fundit rrezikohet shteti.
Kësaj here nuk bëhet fjalë për rritje rrogash, tatime apo gjëra të ngjashme. Nuk bëhet fjalë për refuzimin e projektligjeve të reja, që duhet t’i paraqiten parlamentit, por për dy ligje të qeverisë Grindeanu, të miratuara në një temp të shpejtë natën. Ato parashohin ndryshime në kodin penal dhe aministi penale në fushën e korrupsionit. Ndryshimi duhet t’u shërbejë drejtpërdrejt politikanëve të korruptuar, lirimin nga akuzat e keqpërdorimit të postit.
Mes demonstruesve gjendet edhe presidenti Klaus Iohannis, i cili ka depozituar ndërkohë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimeve të qeverisë. Nuk është hera e parë që një kryetar shteti ngrihet kundër qeverisë së vet. Në vitin 1944 ishte mbreti Michael i I-rë i Rumanisë, i cili me një puç mbretëror i dha fund aleancës ushtarake të mareshalit Antonescu me Rajhun gjerman.
Kësaj here presidenti përzihet me popullin dhe e inkurajon të bëjë realitet të drejtat e tij demokratike. Para një viti ishin protestat në rrugë, ato që e rrëzuan qeverinë. E çuditshmja është që e njëjta parti rizgjidhet në dhjetor 2016. Nga 40 për qind e njerëzve me të drejtë vote, 60 për qind votuan për socialdemokratët. Ata premtuan mirëqenie për të gjithë, çmimi do të ishte përgjumja e votuesve, mbyllja e njërit sy për zbutjen e ligjeve kundër korrupsionit. Duket se ky plan dështoi. Edhe pse spektri politik nuk ofron shumë alternativa dhe votuesit e rinj nuk votuan me shumicë në zgjedhjet e fundit, kësaj here elektorati e kuptoi herët, që zgjidhja nuk qëndron në dorëzimin e vendit në duart e gardës së vjetër.
Më së voni, kur qeveria e re i bëri të ditura vendimet e marra me nxitim, gjithnjë e më shumë votues kuptuan se kishin rënë në grackë. Synimi për të zbatuar me kaq shpejtësi dekrete të tilla, zgjoi dyshimin tek shumë votues. Heshtja zemëroi dhe rriti protestën e shumë votuesve. Shumica e elektoratit e kuptoi, se u tradhtuan interesat e tij, se ata u keqpërdorën nga klasa drejtuese politike. Tani të rinj e më pak të rinj, ata që nuk qenë ndonjëherë në një demonstratë e nuk janë interesuar për politikën, ata që u kishin kthyer kurrizin partive politike u bënë aktivë.
Ata kuptuan, se demokracia po mbytej, e ardhmja është në rrezik, dhe se pjesëmarrja e tyre është e paevitueshme. Me iniciative proteste, me slogane dhe organizime të ndryshme ata dalin në rrugë megjithë të ftohtit. Ndërgjegjja politike dhe shoqërore është zgjuar. Angazhimi qytetar ka ngritur krye. Protestuesit vijnë nga breza të ndryshëm, shtresa të ndryshme të shoqërisë, partive të ndryshme, ata kanë ose nuk kanë përvoja politike. Por, ajo që të impresionon, është se ata informohen gjithnjë e më shumë, janë gjithnjë e më të arsimuar, me bagazh politik dhe gjithnjë e më pak të gatshëm të shërbejnë si një masë amorfe që manipulohet. Numri i tyre rritet përditë. Pozicioni i qeverisë po dobësohet gjithnjë e më shumë. Ende ajo i qëndron vendimit të saj, e pretendon se demonstratat nxiten nga jashtë. Megjithatë kemi dorëheqjen e parë të ministrit të Tregtisë, Jianu, të argumentuar me mospajtimin etik.
Zhvillimet e fundit politike e kanë zgjuar vendin nga letargjia. Rruga ka marrë funksionin e korrigjuesit për gabimet e qeveritarëve. Po të shohësh historinë e Evropës, e di se pushteti i rrugës mund të sjellë edhe fatkeqësi. Prandaj dëshirohet një qeveri e përgjegjshme dhe funksionuese që e lejon dialogun, që pranon pluralitetin e mendimit si pasurim, dhe sfidë.
Rumania është në rrugën e ripërtëritjes dhe ka nevojë për mbështetje. Solidariteti i rumunëve nga jashtë vendit, rezistenca kundër keqpërdorimit të postit, një pozicion i qartë i BE dhe NATO-s ndihmojnë për të konsoliduar vlerat evropiane. Shoqëria civile rumune po bëhet gjithnjë e më kritike, më vetëkritike dhe më e përgjegjshme. Rëndësia e saj po rritet. Ajo po e dallon gjithnjë e më mirë rëndësinë që mbart për të përballur sfidat e mëdha të kohës. Kjo të jep shpresë, megjithë gjendjen e vështirë politike në Rumani. Sepse rruga që ka filluar është pa kthim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit