Rruga drejt Eurosllavisë (Jugosllavisë) apo diç tjetër!
Zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie e bëjnë forcat progresive. Ata të cilët mendojnë se “status-quoja” është e kënaqshme, ata definitivisht nuk duhet të qeverisin me shtetin! Ku do të na çojnë këta politikanë? Sigurisht jo në NATO dhe BE! Në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2010 fare nuk përmendet emri Maqedoni. Fjala Maqedoni përmendet vetëm me referencën që ajo është pranuar në OKB – FYROM, por edhe në vend të gjuhës maqedonase përmendet termi gjuhë shtetërore. Bie fjala kur BE ka dështur të flas për “institucionet maqedonase” ashtu siç dëshiron qeveria aktuale te jetë sipas saj. Nga kjo mund te kuptojmë se Bashkimi Evropian ka vendosur që ta përkrahë drejtpërdrejt anëtaren e saj Greqinë dhe të bëjë presion direkt mbi Maqedoninë. Ky raport i Komisionit Evropian nuk është dokument i parë në të cilin Brukseli zyrtar i shmanget përdorimit të termit maqedon, por gjithsesi është argument definitiv se Maqedonia e ka humbur betejën me Greqinë në institucionet evropiane. Reagimet ishin të menjëhershme nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, dhe nga Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov i cila kërkoi nga Ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere shpjegim për këtë “lëshim” të Brukselit zyrtar. Mirëpo edhe pse Fuere kërkoi falje në emër të BE-së, këtu qartë shihet se ky lëshim është bërë me qëllim të caktuar.
Në një tribunë të organizuar nga Instituti “Pavel Shatev” në Shkup (Institut pro partisë në pushtet), pjesëmarrësit në debat edhe pse deklaruan se duhet të vazhdohet me reformat në vend, dhe disa diskutues të tjerë që në parim ishin për vazhdimin e negociatave në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë, në mesin pjesëmarrësve që diskutuan ishte edhe Dimitar Mircev (Këshilltar i Presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov), i cili tha: “Maqedonia duhet të bëj plan B” dhe “Ne nuk mundemi të gjunjëzohemi dhe të pranojmë kompromise në kontestin rreth emrit të cilat janë të disfavorshme për ne, sepse ajo do të ishte shkatërruese për vetë Bashkimin Evropian”. Nga deklarata e D. Mircev mund të konkludohet se qeveria aktuale nuk e ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i saj i ngurrtë por të vazhdojë edhe më tutje me politikën e saj të deritanishme – sterile. Ai përgjigje jep në një shkrim të tij në gazetën “ Dnevnik” të Shkupit, në të cilën i cekë edhe arsyet pse Qeveria e Maqedonisë duhet te vazhdojë me këtë politikë.
Çka ofron Mircevi? A është alternativë “forcimi i Eurosllavisë së Mircevit, të lidhjeve të ish republikave jugosllave, të cilat kanë filluar të funksionojnë mirë në disa fusha”. Bile Mircev këtë kohë e quan si shumë të favorshme për fillimin e bashkëpunimit ndërmjet ish republikave te Jugosllavisë. Ai ish Jugosllavinë e quan Atlantidë. Duke u bazuar në faktet që kanë filluar kontaktet ndërshtetërore ndërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për realizimin e përbashkët të projekteve ekonomike dhe investimeve, për kompani të përbashkëta ekonomike, bile edhe YU-lotari të re. Më tutje ai jep shembull se “ja YU-lotaria ka filluar të funksionojë , dhe premia do të jetë 5 milionë euro”. Interesi më i madh do të jetë në ekonomi ku “ish lidhjet, afërsia dhe përvoja” e përbashkët janë përparësi më e madhe komparative, ndërsa mbështetja e përbashkët në forcat e veta, specializimi dhe ndarja e tregut dhe e punës janë resurse me përparësi të madhe.
Agrumet tjetër i Mircevit për Eurosllavinë është edhe iniciativa e presidentit serb: të hapen përfaqësi ët përbashkëta diplomatike. Diçka që është moti praktikë në shtetet skandinave. Ai më tutje vazhdon me shembuj të tjerë të jugosllavizimit të Ballkanit dhe të Maqedonisë, por e quan si “eurosllavizim”, duke marrë shembuj: me fillimin e YU-turneve të grupeve muzikore: “Bijello dugme”, Riblja Corba”, “Manjifiko”, Oliver Dragojeviq, Tereza Kesovija etj. Bashkëpunimi tjetër është edhe në nivel akademik: sociologët, filozofët, politikologët, shpesh janë të ftuar të marrin pjesë në tribuna të ndryshme, simpoziume, seminare, nga Budva deri në Paliq, nga Portorozhi deri në Sarajevë, njësoj si maqedonasit që i ftojnë profesorët nga Zagrebi, Lubjana, Beogradi e Podgorica. Dhe të gjithë deklarohen kur vijnë në Shkup dhe anasjelltas se ndjehen si në shtëpitë e tyre. Me këtë ai mundohet të na bind në politikën e “drejtë”, respektivisht në alternativën ose planin “B”, që duhet ta ndjekë Qeveria e Maqedonisë, vetëm e vetëm që në asnjë mënyrë të mos e ndryshojë emrin kushtetues të shtetit.
Mirëpo ish kryeministri Lubco Georgievski, del me qëndrime diametralisht të kundërta. Ai deklaron se qeveria aktuale Maqedoninë e shpie në drejtim të gabuar, në planin ekonomik, në planin politik, mendon se qeveria dëshiron të përfitojë në kohë për ta mbaruar mandatin e saj pa e zgjidhur çështjen e emrit që është një çështje kyçe e cila pritet të zgjidhet prej tyre, si kusht që Maqedonia të anëtarësohet në Unionin Evropian dhe NATO. Në planin nacional bëjnë një politikë të çuditshme nën tavanin dhe platformën se ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të identitetit kombëtar maqedonas. Ai me tutje komenton edhe zhdukjen e kolonës në OKB ku shkruante gjer më tani se gjuhë zyrtare e shtetit është gjuha maqedonase, e tani s`ka asgjë. Së bashku me referencën FYROM qëndronte e shkruar edhe makedonski (maqedonase), në kolonën për shtetësinë e shtetit, në versionet frëngjisht, spanjisht dhe rusisht, tre nga gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së. Gorgievski përgjigjet; “ne së pari marrin kritika formale , si dhe kjo e fundit që është fshirja e simboleve të identitetit të një populli ose shenje siç është gjuha, e mos të flas për esencën e planit, ajo që unë vazhdimisht e quaj për fat të keq, ne sot ballafaqohemi me ri-jugosllovenizimin e identitetit maqedonas”. Si duket Georgievski është i njoftuat mirë me planin “B”, të qeverisë së Maqedonisë me të cilën nuk pajtohet sepse ky deklarohet hapur se është bullgarofil e Gruevski serbofil.
Gruevski për të ndjekur këtë politikë ndoshta gjen alibi ke deklarata e shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë, e cila ishte shkruar “a jeni për shtet të pavarur dhe sovran me të drejtë për bashkëngjitje të ndonjë shteti fqinj” . Qëllimi i tij ndoshta është vërtetë që Maqedonia t`i bashkëngjitet Serbisë ose do të krijojë ndonjë union ndërmjet dy shteteve, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ta ruaj emrin kushtetues, duke llogaritur në ndihmesën që mund t`ia jep Serbia karshi Greqisë, sepse dihet mirë se Serbia dhe Greqia janë aleatë tradicional. Ndoshta Gruevski këtë plan të tij e ka menduar mirë, mirëpo nuk e di, se a i ka llogaritur shqiptarët si pjesë integrale të këtij shteti apo ka shpresuar se si pjesë margjinale të këtij shteti do të heshtin sikur herëve tjera. Në referendumin e organizuar me 8 shtator 1991 shqiptaret e bojkotuan, sepse pjesa tjetër e deklaratës ishte vlerësuar si e dëmshme për shqiptarët. Në qoftë se në atë kohë PPD-ja pati strategji të veprimit politik dhe shumë çështje i la të hapura, pasi që nuk mundi t`i zgjidh në dobi të shqiptarëve, tash është momenti historik i unifikimit të faktorit politik shqiptar që vepron në Maqedoni, qofshin në pozitë ose opozitë, sepse ndodhemi në udhëkryq të madh: të shkojmë në Eurosllavi (Jugosllavi), apo të tentojnë ta ruajnë status-quonë, e cila nuk mund më të ruhet ose rrah ora e Koço Danajt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin