Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, japin mendime të ndryshme sa i përket rritjes ekonomike në Kosovë. Rritja ekonomike që ata e parashikojnë në një periudhë afatmesme nuk mund të shkojë deri në pesë për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse Kosova do të fillojë zbatimin e reformave ekonomike të cilat i ka proklamuar se fundi në vitin 2016, Kosova mund të shënojw rritje ekonomike deri në 5 për qind.
Këtë rritje, siç thekson Rexhepi, mund ta nxisin disa ndryshime që janë paraparë nga qeveria, siç është ofrimi i masave stimuluese për bizneset dhe krijimi i lehtësirave fiskale si për punësim dhe investime.
“Efekti i këtyre masave nuk mund të vërehet menjëherë as brenda një viti, por ndoshta duhet të pritet më gjatë. Megjithatë, nëse tash fillohet më këto reforma atëherë rritja ekonomike do të jetë shumë më e madhe se 3 për qind, së paku do të shkojë deri 4.5 apo deri në 5 për qind”, thekson Rexhepi.
Ekonomia në Kosovë gjatë viteve të fundit nuk ka arritur të shënojë rritje as deri në katër për qind, pavarësisht dokumenteve të qeverive ku rritja ekonomike ishte parashikuar deri në 8 për qind.
Përderisa në vitin 2010 rritja ekonomike ka qenë 5.39 për qind, në vitin 2011 po ashtu mbi pesë për qind, në katër vitet e fundit kjo rritje fillon të ulet dhe atë në tre për qind.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë se projeksionet ekonomike të Qeverisë së Kosovës çdo herë kanë qenë shumë më të mëdha sesa rritja reale ekonomike.
Ai kujton se edhe në kornizën afatmesme të shpenzimeve thuhet se rritja ekonomike do të jetë në një trend mesatar 5 për qind, por në fund ajo nuk arrin as tre për qind. “Edhe me politikat qeveritare që janë bërë deri më tani nuk mund tt pritet që zhvillimi ekonomik të jetë më i lartë se 3 për qind edhe në periudhën afatmesme. Viteve të fundit investimet publike kishin kontribuar në zhvillimin ekonomik, por që tani jemi duke parë se këto investime publike janë duke u zvogëluar dhe duke u transferuar në paga dhe mëditje”, shton Demi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se do të bëhen reforma në ekonomi dhe se do të ofrojë mbështetje të madhe për sektorin privat. Ai ka theksuar se rritja ekonomike në vitin 2015 do të jetë do të të jetë mbi katër për qind.
Sidoqoftë, Agron Demi nga Instituti për Hulumtime të Avancuara thekson se me këtë rritje ekonomike nuk mund të arrihet krijim i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i gjendjes sociale dhe ekonomike. “Qeveria e Kosovës deri më tani fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja se do të ketë zhvillim ekonomik në trende më të larta. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pranuar se premtimet e fushatës zgjedhore për rritje ekonomike dhe punësim janë të parealizueshme”, thekson Demi.
Që Kosova të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe sociale, ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se rritja ekonomike duhet të të jetë 8 deri në 10 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë