LAJMI I FUNDIT:

Rrezitja forcon epshin mashkullor

Rrezitja forcon epshin mashkullor

Një studim i rri ka treguar se rrezitja forcon libidon (epshin) mashkullore, sepse me rritjen e nivelit të vitaminës D (si rezultat i rrezitjes) rritet edhe niveli i testosteronit në gjakun e mashkullit.

Shkencëtarët austriakë nga Fakulteti i Mjekësisë në Graz kanë zbuluar se meshkujt të cilët kanë nivel më të lartë të vitaminës D në gjak, kanë edhe sasi më të madhe të hormonit seksual mashkullor- testosteron.

Të dhënat e reja plotësojnë rezultatet e studimeve të mëparshme, sipas të cilave vetëm një orë ekspozim ndaj rrezeve të diellit brenda ditës, mund të forcojë epshin mashkullor për 69%.

Testosteroni është hormoni më i rëndësishëm seksual mashkullor, i cili është përgjegjës për zhvillimin e organeve seksuale mashkullore, pastaj krijimin e karakteristikave tipike mashkullore, prodhimin e spermës dhe kontrollimin e epshit. /Telegrafi/