Projektet e shoqatave ekonomike në Kosovë, të përkrahura nga institucionet e Kosovës, të cilat kanë për qëllim punësimin e të papunëve, po kanë vështirësi në realizimin e tyre.
Projekti “Bursa e Punësimit”, projekt tradicional i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po rrezikon të mos realizohet në këtë vit për shkak të mjeteve financiare.
Ky projekt është realizuar për gjashtë vite radhazi, dhe në vit sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Biznesit, thuhet të ketë arritur t’i punësojë mbi 500 të papunë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka treguar se “Bursa e Punësimit” është një projekt për të cilin janë zotuar se do ta përkrahin, por për shkak të pamundësisë buxhetore ende nuk kanë arritur të ndajnë mjete.
“Kanë qenë kufizimet buxhetore ato të cilat kanë pamundësuar implementimin e këtij projekti. Ne kemi trashëguar një buxhet i cili ka qenë i tkurrur dhe aprovimi i buxhetit në fillim të vitit ka bërë që disa programe të mbesin pa buxhet të mjaftueshëm dhe kjo ka qenë një prej arsyeve”, ka treguar Abrashi.
Ai shton se deri në fund të vitit, ndoshta do të arrijnë të kursejnë disa mjete nga programet tjera që lidhen me investime kapitale dhe t’i bartin në këtë projekt.
Për realizimin e këtij projekti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të duhej t’i ndante rreth 50 mijë euro.
Megjithatë, ministri Abrashi ka bërë të ditur se kanë përkrahur disa programe tjera më masive që prekin fushën e punësimit, siç është subvencionimi i pagave si dhe grantet për vetpunësim.
Çdo vit, në tregun e punës në Kosovë supozohet se hyjnë 20 deri në 30 mijë persona, të cilët janë të aftë për punë.
Punësimi i këtyre personave, sipas përfaqësuesve të shoqatave ekonomike çdo vit po bëhet më i vështirë në Kosovë.
Mosrealizimi i projektit “Bursa e Punësimit”, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i ka humbur mundësinë e punësimit një numri të të papunëve.
“Kemi dorëzuar projektin në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i kemi dorëzuar kërkesat dhe gjithë dokumentet e duhura në mënyrë që ky projekt të mos e humb kontinuitetin e vet tash e 6 vite, por edhe përkundër premtimeve se një projekt i tillë do të përkrahet, ne nuk kemi marrë një përgjigje. E gjithë kjo ka bërë që në këtë vit të mos kemi punësim të rreth 500 personave sa janë realizuar çdo vit nga ky projekt”, ka theksuar Shahini.
Ai ka treguar se ky projekt gjatë viteve të kaluara ka realizuar punësim drejtpërdrejtë në kompanitë vendore.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kishte shënuar rënie të lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind midis viteve 2012 dhe 2013, mirëpo ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë