LAJMI I FUNDIT:

Rregullorja për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë

Pa marrë parasysh se ky ishte edhe një ‘donacion” i radhës të cilët e kanë dëmtuar ekstremisht shoqërinë kosovare për shkak të keqpërdorimeve të mëdha në vitet e pasluftës së vitit 1999, prapë se prapë jam i interesuar që kjo shoqëri të gjejë rrugën për të tejkaluar këtë problematikë fondamentalisht të rëndësishëm për të gjithë banorët e komunës së Prishtinës. Kjo do të ishte edhe si model për shumicën e komunave kosovare të cilat nuk e kanë trajtuar këtë problematikë.

E kamë mirëpritur një rregullore për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë,natyrisht pas korrigjimeve profesionale që do të pësojnë pas diskutimeve publike (me siguri kusht i donatorit) si dhe konsultimeve tjera me pjesëmarrës të tjerë në procesin e aprovimit. Atëherë kur do të fuqizohet rregullativa ligjore që trajton këtë problematikë në nivelin qendror (MMPH) kjo rregullore komunale obligohet të i përshtatet asaj qendrore edhe së nuk ka ndryshime të mëdha në mes tyre në thelb.

Trajtimi i kësaj problematike nuk iu ka interesuar përgjegjëseve komunal deri në vitin e fundit,kjo është evidente,shumë transparente në dhjetë vjetshin e fundit. Sidoqoftë, do të tentoi të japi disa sugjerime dhe vërejtje konstruktive, qëllimmira në këtë rregullore të cilat i kamë prezantuar në debatin publik të datës 02. korrik 2009 në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës e cila gati ishte e boshatisur me pjesëmarrjen simbolike të profesionistëve.


Kanë ekzistuar më parë, ende ekzistojnë mekanizmat aktualë ligjor të aprovuar në Kuvendin e Kosovës për të parandaluar këtë dukuri të shëmtuar të cilës jemi duke ia parë sherrin ne si dhe gjeneratat e ardhshme (neni 24.1 i propozuar i rregullores) ku qartë theksohet se “Çdo ndërtim pa leje, i filluar pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, duhet të trajtohet sipas Ligjit për ndërtim”.

Ky nen tregon shumë mirë atë se si duhej vepruar deri me tani duke e zbatuar së pari Ligjin e Planifikimit Hapësinor me ndryshime e pastaj atë të Ndërtimit të aprovuar në shtator të vitit 2003 dhe 2008 gjegjësisht 2004 në Kuvendin e Kosovës.

Potencohen kushtet e përkohshme të ndërtimit (neni 3) të lejuara sipas ligjeve në fuqi por harrohet se duhet të respektohen procedurat e aprovimit dhe inkorporimt të tyre ma vonë kur përpilohen dokumentet hapësinore (planet), të cilët duhej të ishin së paku në procedim, për fat të keq kjo mundësi sot po keqpërdoret. Qëllimi i një shteti është që të gjithë të interesuarit të ndërtojnë me rregulla dhe ligje për të pasur një jetë ma të mirë.

Që moti ka kaluar koha kur banorët janë refuzuar me arsyetime banale se “nuk kemi plane” (planifikimi konvencional),atëherë ata janë detyruar të ndërtojnë pa leje në shekullin XXI si është rasti i Prishtinës (neni 4) e shumë qyteteve tjera kosovare të cilat deri me sot nuk kanë përpiluar planet hapësinore dhe urbane për të mundësuar përpilimin realist të planeve rregulluese.

Në Prishtinë është vepruar dhe edhe tani veprohet në të kundërtën e ligjeve aktuale si dhe normave dhe standardeve ndërkombëtare,për atë e kemi këtë situatë urbane në kryeqytet.

Është e rëndësishme që dokumentacioni i cili duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për leje të legalizimit duhet detal të përshkruhet se çka duhet të përmbajë projekti i gjendjes ekzistuese, (Neni 11). Taksat për legalizimin e ndërtimeve pa leje duhej të kishin dallime për objektet e banimit individual në krahasim me objektet kolektive të banimit si dhe e ato afariste e jo të rritet për të gjithë njëjtë 30% në krahasim me taksat e rregullta të lejes së ndërtimit (Neni 17).

Personalisht do të isha i stër-kënaqur nëse arrihet të inkasohen mjetet materiale për objektet e banimit individual (shtëpive) me tarifat ekzistuese komunale pasi për veprimet e banorëve të Prishtinës pjesën ma të madhe të fajit e kanë strukturat komunale të cilat një kohë “mburreshin”për mos-dhënën e lejeve të ndërtimit e në anën tjetër lejonin ndërtimet pa leje edhe se i kishin të gjithë mekanizmat për veprim.

Edhe dhënia e lejes së përdorimit kurrsesi nuk duhet trajtuar njëjtë për të gjitha llojet e objekteve pasi kjo leje është shumë ma komplekse,paramendoni një objekt industrial automatikisht të ketë edhe lejen e përdorimit (Neni 21).

Është fat i keq për Kosovën që ende nuk kemi persona të LICENCUAR për punët e projektimit të cilët kërkohen në nenin 23.3. të rregullores,kjo është rezultat i mos funksionimit të institucioneve qendrore,atëherë do të kishim kontroll shtetëror në këtë lami.

Manuali duhet të ju shërbejë atyre që do të bëjnë legalizimin e jo atyre që në shumë raste kanë qenë të “detyruar”të ndërtojnë pa leje. Në shikim të parë pas prezantimit publik vërehet si një dokument i tillë është punuar nga profesionistët e planifikimit hapësinor dhe urban (me siguri Co Plan nga Tirana) si i tillë do ti shërbej pozitivisht zyrtarëve komunal si në procesin e legalizimit ashtu edhe për të ardhmen në drejtorit gjegjëse komunale të kryeqytetit e besoj edhe të komunave tjera në tërë Kosovën.

Ka edhe shume çështje tjera në këtë draft rregullore të diskutueshme për të cilat duhet debatuar edhe me pjesëmarrësit e tjerë para aprovimit,në këtë proces shumë të vështirë për zbatim korrekt pasi vetë jemi ne ata të cilët kemi lejuar këtë situatë në të cilën të gjithë ne jemi humbës të mëdhenj.

Uroj që Rregullorja për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë,pos kërkesave obliguese të donatorit,të filloi të zbatohet seriozisht pasi kjo është në interesin e të gjithë neve që jemi të detyruar të jetojmë në Prishtinë e të mos ngjajë si me diskutimin publik me arkitektët e të tjerët në qershor 2008 për zgjidhjen e qendrës së kryeqytetit pasi sugjerimet qëllimmira fare nuk janë përfillur pasi komuna që disa herë shpall dhe përsërit tre tenderë për tre sheshe në qendrën e kryeqytetit thua se ajo nuk është një tërësi urbane.

Këto dukuri njëherë e përgjithmonë duhet ndërpre pasi të menduarit dhe vepruarit në fushën e arkitekturës,urbanizmit dhe planifikimit hapësinor domosdo duhet ndryshuar për hir të ardhmërisë tonë. E mjerë është ajo shoqëri që vret arkitektin (Rexhep Lucin) dhe nuk i respekton rregullat elementare të qytetërimit e kjo po na hakmerret sot dhe në të ardhmen, nëse gjeneratat e reja të profesionistëve nuk veprojnë për qytetin e tyre,kryeqytetin e Kosovës.

(Autori është arkitekt i pavarur)

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori