Unë nga futbolli nuk marr vesh, por futboll kam parë ata që njëherë në njëqind vjet vijnë. Atëherë kur nuk kishte lindur futbolli total që i ka fshirë yjet, secili ishte një yll më vete. Pse kujton ti se nuk kam mbajtur posterat e Juves, Milanit, Interit nëpër muret e dhomës! Me lekë i blinim fshehurazi. Mërzia kur mundej Juventusi që e ndiqja fillimisht me radio dhe pastaj në 20 pa një çerek në darkë në TV, shkonte në dramë.
Kush nuk ka parë Betegën, Kapelon, Halerin në ndeshje kampionati italian, transmetuar nga spikera italianë, më thotë se merr vesh nga futbolli!!! Shkollë për trajner futbolli ishte mo! Unë dhe mustaqet ia mbaj mend Macolës të madh, flokët kaçurrela lart të Xhixhi Rivës që kur vinte topin përpara në atë Kaljarin e tij, futej si dem me gjithë top në rrjetë, të merrte përpara. Kush nuk ka parë Netzerin që nuk ishte zot t’ja merrte leshverdhit bishë topin nga këmba në mes fushë e me dy hapa shkonte portë e më portë.
Me dhjetëra kilometra këmbë natën nëpër Tiranë bënim për të shkuar te ndonjëri që kishte televizor Fenola për të parë ndeshjet e botërorit. Njëqind veta në apartament; po të veje me vonesë do e shihje ndeshjen mbrapsht në pasqyrë ulur në shesh te korridori ku reflektohej ekrani. Çfarë të bëje!!!
Mylerin që rrinte te zona e portierit dhe e ngacmonte si mizë, me këmbët e shkurtra si kërrabë, Bekenbaurein që në qendër të mbrojtjes qëndiste çdo ecje me top; Eusebion pis të zi të Benfikës që ngulçonte i gjatë e kërrusur i fortë si skllav negër i shitur në Romë; Bobi Calton që nuk kishte burrë t’i ikte në një rreth prej dhjetë metrash nga trupi i tij se këmbën e kishte si dorë të gjatë që ta merrte topin.
Çfarë nuk kemi parë. Ecjet e Xhaçkës në vijën fundore dhe krosimin e topit nga prapa portës që koka vetëm të pranonte të përplasej me topin dhe… gol; Bizin që hynte me gjithë top në rrjetë duke dribluar; Safet Berishën që kontrollonte topat me kokë në dy portat; Panon që kur niste sprintin dukej sikur po nisej për fluturim avioni.
Çfarë të rrëfej më parë ndeshjen me Gjermaninë ku Gjinali qëllon nga larg, shtyllë dhe topi hyn pas vijës fatale dhe arbitri nuk e "shikon"!!! Atje po në stadium mes shiut e pamë. Ndeshjet Tirona-Partizani kur ra stadiumi. Kot jam gjallë… Apo kur shkonim shihnim dhe stërvitjet; si stërviteshin si portjerë Janku, Dinella, Muhedini etj., si e kishte gjurin e vrarë Kruja, si bënte shakara Kasmi, si stërvitej Ali Mema i madh etj,
Derisa errësohej mo shihnim stërvitjet, lëre ndeshjen… Pse, dje lindi futbolli që na tregojnë ca se luajtëm mirë a keq… Ohuuu, çfarë na kanë parë sytë ne… Kujtojnë se futbolli lindi kur lindën këta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës