LAJMI I FUNDIT:

Ronavision

“Suus” tha Rona Nishliu në 50 vjetorin e festivalit muzikor më të rëndësishëm shqiptar. Kështu si rrallëherë tjetër, këtë përvjetor çdo gjë erdhi spontanisht në Festivalin e RTSH, si krijimi i vetë këngës fituese, interpretimi i sinqertë e i ndjerë nga ana e artistes, e deri te elokuenca e publikut dhe e jurisë. S’ka si ndodh ndryshe kur muzika e mirë krijohet natyrshëm, nga ndjesia e pasioni, pa tendencë imitacioni e reciklimi “eurosong-ist”.
Në këtë mënyrë, një gjysmëshekull i traditës së muzikës së lehtë u përmbyll në sinkron me këngën “Suus”, duke kurorëzuar kështu një kapitull të artë vlerash dhe duke e paralajmëruar një tjetër. Atë të arritjeve të limiteve të reja në muzikën shqiptare.

Krimi në art

Muzika është mishërim i ndjesive të brendshme, vlerave dhe vetëdijes shoqërore të një populli, ndërsa muzikantët e interpretuesit janë përçuesit e jashtëm të këtij mishërimi. Muzika përcakton jo vetëm veçantinë e një etniteti, por është edhe parametër vendimtar për të treguar standardin shpirtëror e intelektual të një shoqërie.


Standardet kulturore shqiptare ka kohë që janë komprometuar nga shija e korruptuar, e kriminalizuar. Riprodhimi në art ka çuar drejt largimit nga identiteti jonë kulturor dhe nga origjinaliteti krijues, ka dëmtuar seriozisht shijen kolektive për vlerat e mira e të kultivuara.

Krizës morale në politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare nuk i ka shpëtuar dot as bota e artit. Njerëzit e artit dhe mediat shqiptare si ndërgjegjja e shoqërisë, nuk kanë manifestuar skrupuj dhe përgjegjësi morale para opinionit publik. Ata duhet ta bëjnë këtë. Qoftë këngëtar, regjisor, piktor, apo një aktor i thjeshtë shfaqjeje. Përndryshe, një shoqëri nuk mundet të thirret si e përparuar kur antivlerat burojnë pikërisht nga promotorët e artit, mediat, krijuesit e artistët, siç ndodh që disa dekada në artin tonë, sidomos në muzikë.

Turbo-koha

Trendet rajonale e botërore të zhvillimeve socio-kulturore na kanë kapluar tash e sa vite. Rryma e globalizmit merr me vete pothuaj çdo gjë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë krijimin e vlerave të mirëfillta dhe të qëndrueshme. Sot çdo gjë që bëhet duhet të jetë bërë për shitje në masë.

Kështu, paradoksi njerëzor shkon në ekstremitet. Si konsumues që jemi, pothuaj të gjithë e dijmë rëndësinë e produkteve origjinale në treg dhe njëkohësisht e vuajmë kualitetin e dobët të mallit që na ofrohet, qoftë atij kinez apo turk i cili është bërë i tillë, për t’u shitur në masë. Porse masa kurrsesi nuk definon edhe cilësinë.

Përderisa si popull nuk kemi komoditetin të zgjedhim produktet më të mira materiale, së paku mund të kontrollojmë produktin tonë krijues, botën shpirtërore, atë që na përfaqëson. Që tregon se sa mundemi. Ku takojmë. Kush jemi.

Krijuesit shqiptarë nuk kanë pse të riciklojnë muzikën, artin i cili nuk na përket. Nëse ata frikësohen se nuk do të mbijetojnë me art të vërtetë, gabohen. Publikut nuk i nevojitet shumë gjatë që të përmirësojë shijen, që të njohë dhe pranojë muzikën e artin cilësor.

Derisa në vitet 70-a e 80-a pararojë e ngritjes kulturore nuk ishte masa, por një sistem elitar vlerash, një radio e televizion shtetëror, tani ndodh e kundërta. Media lufton për të arritur te masa. Përmes shijes për masën. Kështu media duke synuar të kontrollojë masën, me kundërefekt kontrollohet nga masa. Që do të thotë shija e keqe kontrollon mediat. Kontrollon mendjet e të gjithëve.

“Suus” 2011!

Qasja kolektive në internet, faqe sociale, mikroblogje e videosajte ka mundësuar që të gjithë të thonë fjalën e tyre. Vlerësimet dhe komentet e menjëhershme në çdo lajm e zhvillim është mëse i pritur. Edhe në rastin e Festivalit të RTSH, reagimi i masës është i shpejtë. Mirëpo vlerësimet nëse një këngë do të kualifikohet apo dështojë në Eurovizion janë qesharake dhe të papjekura deri në injorancë. Suksesi në këtë garë muzikore s’guxon të lidhet detyrimisht për një këngë me afat sezonal skadence.

Është e kuptueshme nevoja e shteteve të vogla (ku ne nuk bëjmë përjashtim) që të tregojnë prezencën e tyre me sa më shumë zhurmë në platformën e Eurovizionit, mirëpo kualifikimi apo fitorja eventuale nuk duhet të jenë synimi kryesor i përfaqësimit. Ato vijnë natyrshëm, në momentin e caktuar. Pa sforcim të panevojshëm.

Një këngë e mirë duhet të jetë së pari, e ndershme. E prekshme. Ajo duhet të gëzojë njeriun, ta bëjë të ndjehet mirë, ta shkarkojë atë emocionalisht, mbase edhe trondisë, por çdoherë duhet ta marri me vete.

Dhe këtë herë kënga shqiptare kalon kufijtë e saj. “Suus” nuk është vetëm klithma e njeriut. Klithma për shembjen e vlerave, moralit në përgjithësi. Jo vetëm klithma për Shqipërinë që shënoi hapa prapa në demokraci e integrim. Jo vetëm për situatën e brishtë në Mitrovicën e Ronës dhe stagnimin e shprehur në Kosovën e saj. “Suus” është klithma universale. Për një vit të trazuar evropian. Një homazh për të gjitha momentet e vështira që bota kaloi në 2011. E që janë shumë.

Dhe në mos tjetër kush, artistët tanë arritën që tërë këtë sagë ta vulosin mrekullisht. Në “Suus”!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori