LAJMI I FUNDIT:

Risia e fundit nga Samsung, inovacion për pajisjet shtëpiake (Video)

Risia e fundit nga Samsung, inovacion për pajisjet shtëpiake (Video)

Lideri global i telefonave të mençur mobil tashmë një kohë të gjatë është konfirmuar si i tillë edhe në segmente tjera të biznesit të saj

Së fundmi, Samsung ka prezantuar edhe një model të ri të lavatriçes, modelin e ri të quajtur Add Wash, e cila mundëson që rrobat e harruara jashtë të mund të futen brenda edhe pasi të fillon punën lavatriçja. E modelet e reja të linjës AddWash tani kanë arritur edhe në Kosovë.

Modelet e reja të Add Wash vijnë me teknologjinë e njohur si Eco Bubble, e cila është një formë e re e larjes me shkumë të pasur, e cila mundëson kursimin e rrymës elektrike deri në masën prej 70 për qind.


Në Kosovë, modelet e reja të makinave Add Wash mund të blihen në dyqanet e përfaqësuesit ekskluziv të Samsung, kompaisë Gama Electronics, e cila ofron garancion 5 vjeçar për të gjitha lavatriçet dhe frigoriferët, të cilët blihen  deri më datën 31 gusht 2016.

“Në një anketë që është realizuar në tregun evropian, mbi 90 për qind e konsumatorëve kanë deklaruar se gjithëherë kanë edhe një rrobë të palarë që do të dëshironi ta fusnin në lavatricën e posalëshuar” ka thënë Mentor Hajdini nga kompania Gama, që përfaqëson gjigantin Samsung për Kosovë.

Modelet e reja të Add Wash në Kosovë mund të blihen në të gjitha pikat e shitjes së GAMA Electronics me çmime që fillojnë nga 589 euro dhe variojnë sipas modelit dhe karakteristikave që ofrohen.