Ringjallja e Marksit
Vitet e fundit janë të shënuara me gërhamë të rëndë të kapitalizmit në një botë që toleroi një humnerë sociale, sidomos pas ndryshim-shkatërrimeve që pësuan shumica e shteteve me sistemet e tyre të ngurta komuniste, si dhe diktatura tjera të ashtuquajtura demokratike. Problem në vete janë bredhjet poshtë e përpjetë të kapitalizmit dhe ekonomisë aktuale në botë për të gjetur rrugën e “shpëtimit” nga shkatërrimi, ngritjet për çdo ditë humnerën mes klasës së privilegjuar në një anë dhe asaj të kushtëzuar me rrogë, dhe pronarëve të mini-ndërmarrjeve në krahun tjetër.
Vrapi i të privilegjuarve pas prodhimit dhe fitimit sa më të madh, shkaktoi mosbarazinë e ofertës dhe harxhimit që solli dhe sjellë shembjen e tregut në të gjitha aspektet e përgjithshme me renditje: prodhim i tepruar, zvogëlim i detyruar i prodhimit, mbyllje të vendeve të punës, (papunësi), dobësim i aftësisë për konsum e në fund, depresion në përmasa të mëdha që do të shtin në lëvizje fuqi të reja, të afta për ndryshime dhe për ndarje më cilësore të pasurive.
Përroi në mes të pagava të larta dhe atyre të ulëta u shndërrua në lum vrullmadh pa asnjë sqarim të mundshëm dhe pa asnjë arsye të vërtetë. Përpos kësaj, kapitali mbledh frytet nga të gjitha anët, sidomos të ardhurat në nivel shtetëror. Ja edhe një element i rëndësishëm në zbritjen e mundësisë blerëse të familjes së shtruar pagës. Ngecja në plasman të prodhimeve krijon nevojë për treg të ri, shkakton inflacion, luftë këmbimi monetar por, të gjitha masat e marra në këto drejtime vetëm shkaktojnë ngecje dhe thellim në varfëri.
Koha e kolonializmit dhe luftërave për burime të reja të materies së parë të lirë dhe e punës së dorës së lirë për të cilën kishte nevojë kapitalizmi dhe mbi të cilën e ndërtoi tregun dhe pasurimin, nuk kalon në ditët e sodit. Këtë mënyrë të zhvillimit, në kohë të tij Marksi e kuptoi mirë, por shtjellimi ideologjik i tij nuk u përputh dhe nuk përputhet as sot me çështjen e drejtë ekonomike. Klithjet për ndryshim me forcë të sistemit politik dhe social nuk sollën as prosperitet e as lumturinë aq të dëshiruar.
Rrugëdalje nga një debakël të ekonomisë sot, e kjo është e vërtetë, duhet kërkuar edhe tek idetë e “mjekroshit të famshëm”, por me një ndarje të plotë nga ideologjia e forcës dhe “diktaturës së proletariatit”. Është tejet produktive të studiohet forma e riorganizimit në Kinë, e cila viteve të fundit arriti të përballoj më me sukses “krizën ekonomike botërore” dhe duket se shënon rezultate pozitive në ngritjen e cilësisë së nivelit jetësor në vend. Siç përmenda, në rastin e Marksit duhet ndarë plotësisht ideologjinë nga ekonomia dhe nga ndërtimi i sistemit ekonomik. Assesi nuk është e rrugës të anohet nga një ndryshim i vlerave demokratike me vlera të tjera të sistemeve të kaluara diktatoriale apo thjeshtë njëpartiake.
Problemi nuk qëndron në ideologji, por në ndarje të begative në mënyrë më të drejtë. Një nacionalizim i pasurive me karakter kombëtar – shtetëror dhe krijimi i një mbikëqyrjeje rigoroze nga një organ i cili do të përbëhej prej njerëzve që u dihet pasuria e tyre personale dhe familjare, në ditën e marrjes se funksionit operues dhe të njëjtëve, t’ju mbikëqyret pasuria e përmendur gjatë dhe pas përfundimit të mandatit të caktuar.
Çdo pasurim eksesiv dhe i pajustifikueshëm duhet të ndërpritet nga organet më të larta mbikëqyrëse shtetërore. Kontrolli i pavarur mbi pagat dhe rritjet e tyre eventuale gjithashtu të mbikëqyren dhe koordinohen nga shteti vet, nga organe të tjera politiko-shoqërore dhe nga anët politike në opozitë.
Kur flas për këto forma të kontrollit, nuk duhet t’i ngatërrojmë kuptimet dhe kërkesat. Ndryshimet e kohës “revolucion, forcë, diktaturë” janë tejet të dëmshme dhe duhet larguar nga këto synime shkatërruese. Sot kur në botë mbisundon e drejta e plotfuqishme e votës, duhet organizuar dhe shfrytëzuar këtë të drejtë për të arritur ndryshimet më fatlume për të gjithë, në nivel të shteteve në mbarë botën.
Duhet studiuar dhe parë me kohë synimet cinike të një klase, grupimeve ose personave të caktuar për të mundur të eliminohen nga gara për pushtet duke bërë të mundshme të zgjidhet ai dhe ata që propozojnë një sistem korrekt ekonomik për dalje nga kriza në të cilën vazhdon të zhytet e “mbarë bota”. Nuk flas këtu as për anë të djathta e as për të majtat. Flas për njerëz të cilësisë së lartë, me pasuri humane dhe me njohuri ekonomike dhe politike, të aftë për të nxjerrë njerëzimin nga kriza që kaplon gjithmonë më shumë rruzullin ku jetojmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-9-780x439.png)
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![Kim Kardashian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KEM15.jpg)
Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"
![NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475763358_1024399606163998_2401900869585418119_n-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi