LAJMI I FUNDIT:

Riinvest me 700 studentë i bashkohet Vala-s

Riinvest me 700 studentë i bashkohet Vala-s

Instituti më i vjetër kërkimor në Kosovë, i cili prej disa vitesh ka themeluar edhe Universitetin me të njëjtin emër ,”Riinvest””, që nga dita e sotme iu bashkua operatorit lider në vend, Vala-s.

Stafi menaxhues, hulumtuesit, profesorët, por edhe 700 studentët e këtij universiteti, fokusi e të cilit është kryesisht diplomimi i studentëve në degët e ekonomisë, do të bartin numrat e Vala-s, të cilët do të fillojnë me 045 XXX XXX.

Stafi menaxhues do të përdorin numrat me kontratë PostPaid, ndërsa 700 studentët e Universitetit “Riinvest” do të jenë pjesë e pakos N’trip, pako e cila brenda disa muajsh `shpërtheu`, pasi anëtarësojë dhjetëra mijëra qytetarë e studentë brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër.


Pjesë e Pakos n’Trip janë bërë edhe mbi 40 mijë studentë të të gjitha universiteteve private në vend, ndërsa shpejt pritet që kësaj pako t’i bashkohen edhe studentët e universiteteve publike në vend.

“Fakti që instituti ynë zgjodhi t’i marrë të gjitha shërbimet e Vala-s duke filluar nga interneti e deri tek rrjeti i përbashkët Wifi, tregon që kemi zgjedhur ofertën më të mirë dhe kompaninë më të madhe në vend, siç është Vala. Me Vala-n do të përfitojnë studentët, veçanërisht si dhe të gjithë punonjësit tanë”, tha Bardhyl Meta nga “Riinvest”.

Sipas tij, Instituti prestigjioz “Riinvest”, me traditë 20 vjeçare, do të ketë mundësinë që t’u ofrojë të gjithë stafit të tij shërbimet më cilësore që janë në treg dhe të cilat ofrohen nga Vala.

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, bëri të ditur se kalimi i “Riinvest” me të gjitha shërbimet komplet në operatorin publik Vala, tregon që Vala çdo ditë e më tepër po shndërrohet në një operator të pakonkurrencë dhe paalternativë.

“Ne ofrojmë shërbimet më të mira, cilësore dhe me çmimet më të lira. Të jeni të bindur për këtë dhe kjo tashmë po dëshmohet përditë e më shumë. Sot Instituti prestigjioz “Riinvest” kaloi në Vala, kjo na jep shpresë se jo vetëm udhëheqësit aktual të këtij Instituti, por edhe të gjitha gjeneratat e ekonomistëve që do të diplomohen në këtë universitet do të jenë të lidhur me operatorin vendor Vala-n”, deklaroi Drejtori Manaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Për me tepër, sipas tij, kalimi i “Riinvest-it” në Vala ishte edhe një hap tjetër logjik, i natyrshëm, duke ditur që themeluesit e “Riinvest” prej vitesh janë organizata më e fuqishme që ofron studime e analiza për zhvillimin e vendit, mirëqeverisjen e kompanive publike, etj, etj.

Para “Riinvestit”, kolegji “Biznesi” iu bashkua Vala-s me 3.150 studentë, “Fama” me 9 mijë studentë, “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania”, “ISPE”, etj, etj,. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori