LAJMI I FUNDIT:

REVK – uverturë e federalizimit të Republikës

Evropa e rajoneve është koncept politik për të cilin angazhohen një varg shtetesh të Bashkimit Evropian, që në esencë nxisin dhe promovojnë idenë për një Evropë Federale. Ideja ka në embrion të saj krijimin e një qeverisje të decentralizuar, duke bartur sa më shumë kompetenca të nivelit qendror tek ai lokal.

Me nocionin rajon, në këtë kuadër, janë përfshirë territore subnacionale që shtrihen brenda shteteve të BE-së ose që ndahen nga këto shtete, por që cilësohen se i përkasin një etnie, që ka gjuhë, kulturë e fe të përbashkët. Në Britaninë e Madhe, Uellsi është një rajon i tillë, në Francë është Bretanja dhe në Gjermani janë Zakseni ose Brandenburgu.

Kjo ide ka hasur në rezistencë aktive dhe vazhdon të kundërshtohet në rrafshin politik, para se gjithash në vendet ku forma e qeverisjes është krejtësisht e përqendruar (centraliste). Shtimi i kompetencave qeverisëse të rajoneve, vlerësohet nga kjo lagje kundërshtarësh se shkon pashmangshëm në dëm të shtetit nacional, detyrave dhe obligimeve që ka ai si mbrojtës dhe kultivues i interesave afatgjata nacionale.


Marrëveshja për krijimin e Rajonit Evropian – Veriu i Kosovës (REVK-së) është thjeshtë marrëveshje e imponuar nga Brukseli. Ajo, po të kishte karakter obligativ edhe për shtetet tjera të rajonit që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së, e para se gjithash për Serbinë dhe Malin e Zi, do të mund të ofronte zgjidhje optimale edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore (Luginë), por kjo çështje as që është hapur nga zonja Eshton dhe nga kryeministri i Kosovës!

Le të kujtojmë faktin se edhe Pakoja e Ahtisarit nuk kishte gjetur mbështetje të duhur te një varg shtetesh në BE, pa përjashtuar edhe ato të Evropës Juglindore, sepse në parim ajo ishte diçka përtej Traktatit të Lisbonës dhe vet parimit të Evropës së rajoneve.

Qëllimi i përkrahësve të idesë së Evropës së rajoneve, një lloj federalizimi që i afrohet shumë sistemit qeverisës gjerman, por duke tejkaluar atë në planin nacional, është krijimi i një Evrope Federale të llojit të vet.

Në dobi të përfaqësimit rajonal, në rrafshin evropian dhe atë ndërkombëtar, në vitin 1985 është mbajtur Mbledhja e Rajoneve Evropiane, që rezulton me themelimin e një organizate politike më vete. Aktualisht, në kuadër të kësaj organizate bëjnë pjesë 270 rajone nga gjithsej 33 shtete evropiane, por edhe 16 organizata me karakter rajonal.

Kjo strukturë më pas gjeti vend edhe në dokumentet themelore të BE-së, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992 (Neni 198a). Sipas këtij neni, krijimi i Komisionit të Rajoneve rezultoi si organ këshillëdhënës i Bashkimit Evropian. Aktualisht ai ka në përbërjen e vet 337 përfaqësues të rajoneve dhe njësive territoriale lokale e administrative, dhe ka për detyrë të këshilloj Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me njësitë administrative lokale të nivelit të tretë – rajonet, bashkësitë autonome, komunat dhe bashkësitë lokale.

Madje, në çështjet që prekin sferat politike, obligohen organet legjislative që të marrin mendimin e Komisioneve Rajonale, megjithëse qëndrimet e tyre nuk kanë karakter obligativ.

Një status i tillë po i garantohet veriut të Kosovës nga ana e Brukselit, ende pa u njohur Republika e Kosovës si shtet sovran nga një pjesë e këtyre shteteve që mbështesin dhe nxisin këtë ide. Ky model duket se Bashkimit Evropian do t` i shërbejë si në rrafshin gjeopolitik, ashtu edhe për të unifikuar politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, meqë në raport me Republikën e Kosovës, pesëshja e shteteve që nuk njeh Kosovën sovrane ende (Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia) ishte pengesë reale në këtë rrafsh, ndërkaq Serbisë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Se në këtë rrafsh marrëveshja ishte arritur që në takimin e gjashtë në Bruksel, më 5 mars 20013, nëse jo më herët, flasin edhe vizitat e koordinuara të ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës në Greqi dhe sinjalet që vinin nga këto shtete (le të kujtojmë me këtë rast edhe deklaratën e ministrit të jashtëm rumun) në raport me njohjen e realitetit të ri në Kosovë.

Sipas pakos së Ahtisarit, komuna e Mitrovicës së veriut do të duhej të shërbente si element për një kuazi-ribashkim të qytetit, meqë qyteti do të duhej të kishte një Këshill të përbashkët drejtues. Me krijimin e KEVK-së, pakoja e Ahtisarit shkon në histori, ndërkaq eksperimenti vazhdon tutje.

Duket se Kosova sërish po shërben si laborator eksperimental në shumë plane, duke krijuar precedentin në dëm të Republikës, ashtu si e përcakton Kushtetuta, por edhe në dëm të perspektivës integruese nacionale .

Në trend

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Kalo në kategori