LAJMI I FUNDIT:

Retorika e aventurave të Serbisë

Në Serbi ende është në fuqi elektorati i Mllosheviqit, mbi teoritë e të cilit akoma ekziston logjika e krijimit të Serbisë së madhe, ku Kosova shikohet si poligon i fitoreve ose i humbjeve të pushteteve në Beograd.

Kërcënimet e Serbisë kundër Kosovës do të mbarojnë vetëm atëherë kur Institucionet e Qeverisë së vendit tonë (nën koordinimin ndërkombëtar) do të shuajnë se ekzistuari praninë e mafisë serbe në veri. Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vija kontaktuese e pushteteve Prishtinë-Beograd. Prishtina duhet ta kuptojë se strukturat mafioze në veri janë mbeturina të majmura të ish pushtuesit Millosheviq, timonin e të cilit tashmë e mbajnë në dorë pushtetarët në Beograd. Politikëbërja e Serbisë vazhdon të aplikojë retorika të nxehta “patriotike” vetëm për tregun e brendshëm, për faktin se ngritjet dhe rëniet e pushteteve në Beograd, janë të ndërlidhura me qëndrimet e tyre ndaj çështjes së Kosovës. Sondazhi i fundit në Serbi se rreth 70 për qind e qytetarëve të këtij vendi vazhdojnë të mendojnë për Kosovën, nuk është asgjë tjetër veçse sindrom i çmendur kultivuar dekada me radhë në makineritë famëkeqe të Beogradit. Nuk është aspak e çuditshme se një përqindje e tillë ose edhe më e madhe do të dëshironin të udhëhiqeshin nga ish diktatori famëkeq (tashmë i vdekur), Sllobodan Millosheviq. Dhe kjo duket e pandryshueshme për një kohë të gjatë, pa marrë parasysh rënien dhe ngritjen e sistemeve në Serbi.

Pavarësisht kërcënimit serb kundër Kosovës në GJND, OKB., etj.,(e cila doli e lagur) të gjitha këto kanë të vetmin qëllim: mbajtjen e pushteteve në Serbi, parime mbi të cilat ishte ngritur dhe kishte rënë edhe vet diktatori famëkeq, Sllobodan Millosheviq. Në Romën e lashtë, gjykatësi i ishte drejtuar prokurorit: “Daho mihi facta, dabo tebi ius”, që d.m.th. “M’i jep provat, ta ndaj drejtësinë”. Provat juridike, politike si dhe ato historike janë faktet që mbrojnë (tash e përgjithmonë) qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, pavarësisht atyre qe nuk dinë apo nuk duan ta kuptojnë hartën e re të Ballkanit, Evropës e të botës. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet me syçelë dhe të mos bie gjithmonë në kurthin e ngrehur nga Serbia. Institucionet e Kosovës, gjithashtu duhet ta lënë mënjanë retorikën e politikave qiellore, për tu ndalur në ato tokësore: hartimi i politikave të favorshme ekonomike, ndalimin e krizës sociale e gjer të lufta e hapur kundër korrupsionit të shfrenuar, i cili tashmë i ka zënë edhe frymën e Qeverisë.


Politikat hipotetike

Pas vendimit të GJND-së (për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës), si dhe bartjes së “kontestit” në OKB, e gjithë kjo dëshmon se Beogradi i udhëhequr nga politikëbërësit mafiozë, më tepër se në realpolitikë janë përqendruar në mediadiplomaci (fushata hipotetike), duke iu shmangur realitetit ekzistencial (profili ballkanik me shtetin e Kosovës). Është paksa i çuditshëm reagimi tepër i ngathët i Qeverisë së vendit tonë kundër kërcënimeve të hapura të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Idetë e Tadiqit (dhe politikanëve tjerë në Beograd), për ndarjen territoriale-etnike të Kosovës, tregon qartë se sa e çmenduar është mendësia politikëbërëse e Serbisë. A nuk ngjan çmenduri edhe kërkesa e klerikëve serbë për kthimin e policisë e ushtrisë serbe në Kosovë, kinse për ruajtjen e manastireve sllave këtu! Kush i trimëron kaq paturpësisht thirrjet për kthimin e atyre (policisë dhe ushtrisë) që vranë masakruan, vodhën e dogjën në Kosovë. Kultivuesit e retorikave të tilla provokuese do duhej ndëshkuar me ligj.

Ligji dhe kushtetuesja duhet të dëshmojë për të gjithë se Kosova është një, bashkë me mite e kulte, elemente historiko-topografike, etnike e qytetare, ashtu siç është garantuar edhe nga qendrat e diplomacisë më të lartë botërore. Gjithashtu edhe politikëbërja e Kosovës angazhohet për diplomaci qiellore (suksesi në GJND, njohjet e reja qe ende nuk po ndodhin etj.,) duke iu shmangur krizës së brendshme sociale, mosfunksionimit të strukturave shtetërore në veri, kontrollit kufitar në tërë territorin e vendit etj. Ngjashëm me këtë ndodhi edhe me strategjinë për veriun e Mitrovicës, ku realisht kontrollin në teren vazhdojnë ta mbajnë strukturat mafioze dhe bandat e dirigjuara nga Serbia. Ndërkaq, për Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, mjafton të ndihen rehat me rendin dhe qetësinë (nëse nuk ka hedhje molotovi, bomba etj). Realisht qetësia edhe ashtu e brishtë reflekton e dukshme deri në çastin kur ndonjë qytetar shqiptar nga jugu nuk vendosë të udhëtojë në veri, qoftë edhe për një vizitë në banesën ose shtëpinë e tij të uzurpuara nga serbët.

Dialogu Serbi-Kosovë

Dialogu i proklamuar mes dy shtetesh të pavarura mund të fillojë vetëm atëherë kur Serbia të distancohet nga e kaluara e saj hegjemoniste dhe gjenocidale dhe të njohe pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst nuk kërkohet “ngrirja” e çdo dialogu fqinjësor, por fjala vjen se për çka duhet dialoguar. Qeveria nuk duhet të drejtojë natyrën e bisedimeve (qoftë edhe të imponuara), ku çështjet teknike mos të kalojnë në ato politike. Serbisë nuk duhet lejuar të bisedohet as për çështje të brendshme të Kosovës. Pra, as për manastiret, sepse kjo do ta faktorizonte Serbinë me praninë e saj në Kosovë. Serbisë duhet kërkuar që të zbardhë fatin e të zhdukurve si pasojë e krimeve të saja në Kosovë (krimet dhe rasti i fundit i varrit masiv në Rashkë dhe shumë e shumë varrezave të tjera).

Edhe drejtori i institutit amerikan për paqe, Daniel Server, nenvizon se problemet në Ballkan vazhdojnë të jenë reale, që kërcënojnë seriozisht stabilitetin. Ai thekson se problemet kryesore në Kosovë janë ato territoriale, të cilat mbesin problem real konfliktesh. Pikërisht për këtë çështje edhe kryefashisti i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi e përgjaku Kosovën. Tashmë mbi “çizmet” e ish diktatorit, janë përqendruar diplomatët e tjerë në Beograd, të cilët ndarjen e Kosovës e shohin si fitore të tyre dhe të koncepteve millosheviqiane. Po e përsëris, në Romën e lashtë, gjykatësi i ishte drejtuar prokurorit: “Daho mihi facta, dabo tebi ius”, që d.m.th. “M’i jep provat, ta ndaj drejtësinë”. E provat juridike, politike si dhe ato historike janë faktet që mbrojnë (tash e përgjithmonë) qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, pavarësisht atyre qe nuk dinë apo nuk duan ta kuptojnë hartën e re të Ballkanit, Evropës e të botës.

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori