LAJMI I FUNDIT:

Repriza e ‘90-s!

Ajo çka ndodhi në Fushë Kosovë, helmimi i dhjetëra nxënësve, është një fenomen shqetësues. Cak i helmimit ishin nxënësit e moshës 14-16 vjeç, kryesisht vasha, të cilëve iu dha ndihma e parë mjekësore në institucionet shëndetësore në Prishtinë.

Në media u përmend numri 123 i atyre që u helmuan. Nuk ka rëndësi numri, ishin më pak, a më shumë, e vërteta është se ky fenomen ndodhi.

Pse helmimi ‘ kryesisht i vashave ‘ ? Në këtë pyetje, përgjigjen mund ta japin studiuesit e helmeve, toksikologët, ekspertët e fushës së mjekësisë, psikiatrët, psikologët, ata që merren me studimin e nervave.


Meqë Kosova nuk ka laborator toksikologjik, analizave toksikologjike të nxënësve të helmuar janë dërguar jashtë vendit. Çfarë do të jenë rezultatet, pritet të shihet.

Kriminalistët që i kemi, në bashkëpunim me toksikologët, s’bën të rrinë duarkryq, por të jenë më aktiv, të hulumtojnë në hollësi vendin e ngjarjes, t’i evidencojnë gjurmët e krimit, të hulumtojnë se kush mund të jenë kryesit e kësaj shëmtie. Të bëjnë përpjekjet maksimale që krimi të mos mbetet enigmatik, akt i përsosur.

Ata të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) , shërbim ky sekret, të jenë më agil, të shikojnë se kush po hy e kush po del në Kosovë, të merren me të dyshuarit që i bëjnë dëm Kosovës, ngase kjo është punë e tyre.

Zyrtarë të institucioneve mjekësore në Prishtinë, njëri nga ta, Jusuf Ulaj, gazetarëve u ka deklaruar se kemi të bëjmë me një "reagim kolektiv psikik". Ka përshkruar simptomet e nxënësve të helmuar, frikën, zënien e frymëmarrjes, shtangimin…

Së këtejmi, tërhiqet vëmendja se në shkollën e mesme "Hivzi Sylejmani" mësojnë edhe nxënësit serbë, ashkali e të tjerë. Nxënësit serbë mësimin e ndjekin në paralelet e ulëta të kësaj vatre mësimore, në turnin e parë prej orës 8:00 – 12:00. Ndërkaq, nxënësit shqiptarë e nisin mësimin rreth orës 14:00. Nuk ka të dhëna që helmimi "përmes erës" t’i ketë prekur nxënësit serbë.

Helmi i "prekë" shqiptarët, jo edhe serbët. Ky "imunitet" i nxënësve serbë të bën të dyshosh se hedhësit e helmit janë veglat e ndonjë shërbimi sekret, pse jo edhe serb.

Një gjë dihet. Para vitit 1990 në Kosovë nuk ka pasur helmime masive. Por, ky fenomen u manifestua pikërisht në vitin 1990, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit kishet shtruar dhunën institucionale ndaj shqiptarëve. Në procesin e Millosheviqit në Tribunalin e Hagës është përmendur edhe çështja e helmimeve në Kosovë.

Historia e helmimeve u përsërit edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Kësaj radhe ndodhi në Fushë Kosovë më 30 shtator e 1 tetor 2009. Ky fenomen, është paraqitur edhe në gjmnazin "Sknderbeu" në Kaçanik, në javën e parë të dhjetorit 2007. Gazeta "Epoka e re" atëbotë pati publikuar shkrimin me mbititull – Fenomeni i çudishëm:Alvivanosen gjimnazistët kaçanikas.

Në informatën e kësaj gazete, të publikuar më 7 dhjetor 2007, bëhet fjalë për helmimin e shtatë nxënëseve të klasë 10 e 11, bile njëra, 11/ 6, ishte specifikuar. Edhe për këta nxënës, të cilëve iu dha ndihma mjekësore në ambulancën e qytetit, ishin të njëjtat simptome sikur tek nxënësit në Fushë Kosovë dhe të atyre të vitit 1990. Ndokush mund të thotë se Kaçaniku është vendbanim shqiptar, si ka mund të ndodhë ajo që ka ndodhur.

Shumë lehtë, askujt nuk i shkruan në ballë se është i këtij apo atij nacionaliteti.
Përkitazi me helmimin që ndodhi ditë më parë në Fushë Kosovë, qytetarët jo vetëm nga ky mjedis, por edhe të tjerët reaguan se ç’po ngjet me këto helmime të mistershme, kush mund të jenë hedhësit e helmit?!

Politikanët tanë, kryeministri Hashim Thaçi, por edhe zyrtarë të ndryshëm, të arsimit dhe shëndetësisë, më tepër u morën me gjendjen, apeluan që të vetpërmbahemi. Sipas tyre, "nuk ka vend për panik". Helmohen me dhjetëra nxënës në Fushë Kosovë, jo nga ushqimi i prishur, por nga një helm i mistërshëm, i bartur "përmes erës", e të mos ketë panik!

Apo, politikanët e bëjnë këtë që të mos krijohet ndonjë çrregullim, i qetësojnë qytetarët për hir "të situatës politike". "Topin" ia hedhën organeve të sigurisë, policisë që këta të merren me hetimin, ngase kjo na qenka ‘ vetëm punë e tyre ‘.

Pse po shpreh dyshimin se këtë krim kanë mundur ta bëjnë pjesëtarët e ndonjë shërbimi sekret serb. Këtë pohim e mbështes në etiologjinë dhe fenomenologjinë e helmimeve masive që ndodhën në Kosovë në pranverën e 1990-ës. Me të njëjtat simptome si tash në Fushë Kosovë, u helmuam me qindra nxënës shqiptarë.

Atëbotë kur ndodhën helmimet në Kosovë, gazeta "Rilindja" shkroi gjerësisht për këtë fenomen. Shtypi i Beogradit, papagajtë e regjimit të Millosheviqirt, çirreshin, sikur ajo çka kishte ndodhur në Kosovë, sipas tyre, ishte vetëm një farsë. Gazetarët serbë shkruanin se atë çka po bëjnë nxënësit shqiptar është ‘një teatër", "ata po aktrojnë".

Pikërisht, shprehja "ata po aktrojnë" e sforcën bindjen time se në këtë krim të mistershëm në Fushë Kosovë kanë dorë kriminelët serbë. Nuk thuhet më kot:"Kriminelët kthehen në vendin e ngjarjes".

Sipas një lajmi të emituar të dielën (3 tetor), në RTK, thuhet se përkitazi me helmimin në Fushë Kosovë janë arrestuar tre individë, dy prej tyre shtetas maqedonas dhe tjetri serb. Vihet në pah se dy nga ta janë paraqitur si shurdhmemecë. Megjithëkëtë, edhe kjo është një indicie, shenjë se në këtë krim mund të kenë dorë serbët.

Jo rastësisht nuk janë paraburgosur tre serbë, njëri shtetas i Kosovës e dy të tjerët të Serbisë, të cilët mbahen brenda grilave, të dyshuar të kenë paguar njerëz, me kusht që ata të dëshmojnë rrejshëm se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve. Hetimet ndaj këtyre tre të pandehurve nisën në qershor të këtij viti, me të cilat do të merret Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Provokimet antishqipatre s’ janë të rastësishme, s’është i rastësishëm as pohimi i "babait" të kombit serb Dobrica Qosiqit, i cili në librin e tij "Koha e gjarpinjve…" ("Vreme zmija…") shqiptarët i quan "fundërrinë", s’është i rastësishëm as Encikolopedia maqedonase, librër ky i tërhequr nga shitja ditë më parë, ku është vjellë helm e vrer ndaj shqiptarëve.

Autori suedez Joran Wassenius që është marrë me fenomenin e helmimeve të ‘ 90-tës në Kosovë, në librin e tij "Sëmundja mistike", që doli vjet, habitet për atë çka i ndodhi rinisë shqiptare. Habiten suedezët, si nuk habiten.

Shtetin tonë, Kosovën, s’duhet ta ruajnë vetëm policia, por edhe qytetarët, të bëhen sy e vesh për tërë atë që ngjet aty ku rrjedhë jeta. Nuk thuhet më kot se Zvicrën e "ruajnë plakat", të cilat rrinë në dritare, vëzhgojnë…"Gastarbajterët", që kanë bërë ndonjë kundërvajtje, habiten se si policia i di hollësitë. Natyrisht, policia është informuar nga "plakat"!

Derisa të mungojë vetëdija e lartë për ta dashur shtetin, do të kenë hapësirë të manovrojnë tipat e Lombrozës, kriminelët e lindur, të hedhin edhe helme në shkollat tona.

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori