Për refuzimin e Kosovës në UNESCO
Le të përshëndetemi me reliket e fundit të ruajtura, gjurmët e një qytetërimi të lashtë, cilido qoftë ai. Le të përshëndetemi me dëshmitë e fundit të jetës së banorëve paraardhës, me tregimet, historitë, tragjeditë, gëzimet, mitet e gdhendura mbi muret e gurit, tavanet e odave, në magjet e errëta. Të gjitha do të zbehen, me kohën..
Le të përshëndetemi në qetësi me teqetë, hamamet dhe shpirtin që kanë ruajtur brenda simetrisë absolute që mban muret e ndriçon me misticizëm hapësirën…
Nuk do të shihni më çati të ndryshkura, as mure të zverdhura si në pëlhura pikturash. Gjethet nuk do të pushojnë paqësisht mbi këto mure, as mbi çardakun e drunjtë, as mbi kalldrëmin që zgjatet përtej portave të shenjta që mishërojnë pallatin brenda çdo shtëpie..
Le t’i themi lamtumirë kërcitjeve drithëruese poshtë hapave të lehtë të shtëpive qindravjeçare..
Kupola, harqe, kulla, minaret… le të ndahemi denjësisht me to. Le të prekim, për herë të fundit, muret e shenjta brenda kishave shekullore, vijëzimet dhe ngjyrimet bizantine. Ato nuk do të zbukurojnë më muret. Aty do të zërë vend diçka e re, e panjohur, e turbullt, që nuk përket askund dhe askujt, nuk shpreh asgjë dhe nuk di të flasë.
Muret e gurit nuk janë ata të njëjtët. Nuk bartin vjetërsinë e shekujve ndër lëkurë, nuk dinë histori, as nuk kanë parë të tilla; janë memecë e të shurdhër, rrinë indiferent mbi rrënojat e lashta. As muret nuk mbajnë më peshën e njëjtë, hapësira është nëmur, sytë nuk shohin më si përpara dhe prekja është e akullt mbi to. Gjeometria është shkatërruar dhe shpirti i hapësirës bashkë me të..
Le të përshëndetemi pra edhe me vijëzimet e mbetura të brut-betonit në konsolat e nxjerra të dritareve drejtkëndëshe, apo tek panelet e ngritura të ballkoneve.
Le të përshëndetemi me formësimet që nxjerr funksionalizmi, me lojën e vijave dhe thellësitë e blloqeve që të marrin sytë me lojën e tyre zigzage, kërcen mbi ballkone, mbi xhamat e pluhurosur të shkallëve, e deri tek vijëzimi i fundit horizontal që përmbyll lojën e syve mbi kulmet e rrafshëta të banesave, mes nxirjeve që koha ka hijezuar në kënde para se të drejtojë shikimin tënd përtej kurorës, mbi qiellin e hapur…
Le të bëjmë një shëtitje të fundit mbi pasazhet e brishta, poshtë dritave mikpritëse, pranë dritareve të drunjta, si rikthim në fëmijërinë e hershme.
Bëjë një shëtitje të fundit në qytetin tënd! Provo të humbasësh në rrugët e panjohura, ndoshta a aty do të gjesh veten, aq sa të ka mbetur dhe, kujdes! Nëse të rastis të shkelësh një dysheme të
vjetër që tronditet nga hapat e tu, mund të jetë kërcitja e fundit që dëgjon.
Nesër, një qytet i ri po të pret. Pa ngjyra, pa lojë vijash, pa dritë-hije
Nesër, një qytet i panjohur po të pret. /URBANMAG/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës