Rektori i “kontaminuar”
(Ligjet janë rrjeta merimangash, nëpër të cilën kalojnë miza të mëdha, e ku mbeten të voglat) – BALZAKU
Këto ditë, është shkruar dhe përfolur mjaft në opinion, për atë “atak fizik” me ngjyrë të “kontaminuar”, nga ana e dy aktivistëve të lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, gjatë mbajtjes së fjalimit të tij solemn, me rastin e shënimit të 41 vjetorit të UP. Qëndrimi dinjitoze me këtë situatë vërtetë të palakmueshme i rektorit, edhe më tepër rriti revoltën tonë qytetare ndaj kësaj forme paksa të vrazhdë dhe të tepruar të shprehjes së pakënaqësisë studentore. Por, kjo njerëzoreje në ne, sikur zgjati shkurt. U demantua menjëherë pas disa minutave. Me të dal jashtë salle, “atentatorët” u rrahën brutalisht nga disa njerëz që ende nuk dihen se kush ishin. Dhe, merrni me mëndë! Para syve vigjilent të kamerave televizive, u përdor dhuna fizike mu në tempullin e asaj dije, e cila, pikërisht në sallën aty afër, shënonte 41 vjetorin e ekzistimit të saj.
Befasia tjetër edhe më e madhe, që edhe më tepër e tradhtoi atë ndjenjë të parë të njerëzores tonë mohues ndaj këtij akti, erdhi tek të nesërmen. Kur me deklaratat e veta në medie, mu ky rektor i djeshëm me qëndrim dinjitoz para “sulmuesve”, vetë, me një gjuhë që nuk i takon as zhargonit të rrugës, sot tregoi një fytyrë tjetër. Me sulmet e veta deklarative më medie, ai shkoi aq larg saqë, sigurisht nga laboratorët e fshehta informative partiake të cilës i takon, i nxori edhe analizat gjenetike të përbërjes së gjakut të sulmuesve.
Ata që i kanë në kujtesë metodat e veprimit nga koha e mentalitet të shkuar komunist në rrethanat e tilla, që më parë e kanë parashikua skenarin që do të ndodhin më vonë si hakmarrje ndaj këtyre djelmoshave. Fillimisht do të shkohet me reagime të orkestruara të gjykimit të ashpër nga ana e strukturave pedagogjike zyrtare dhe studentore të Universitetit ndaj këtij akti, e, më vonë, pasi të parapërgatitet mirë opinioni, detyrimisht do të pasoj përjashtimi i tyre nga universiteti.
Në anën tjetër, kjo transparencë aq groteske mbi keqësimin e shëndetit të rektorit, si dhe shkuarja e tij për shërim nga ngjyra jashtë shtetit, mua po më përngjan metaforës së asaj nuse të frustruar, e cila, për ta përfituar mëshirën dhe animin e burrit, gjithnjë pas fjalosjes me vjehrrën, sëmuret dhe merr kokrra qetësuese për nerva. Me këtë sarkazëm të përdorur, fare nuk desha të shprehi kënaqësinë time për gjendjen shëndetësore të rektorit. Por, përkundrazi, do ta shfrytëzoj këtë rast që, sinqerisht nga zemra, atij t’i dëshiroj shërim sa më të shpejtë, ama, ajo që më bëri të ironizoj në këtë mënyrë me “hallin” e tij, është forma naive e manipulimit medial me gjendjen shëndetësor të rektorit, e cila ashiqare po reflekton si paralajmërim se, këta keqbërës të “paedukuar” dhe gjenetikisht “gjakpërlyer”, së shpejti në shenjë hakmarrje, do të përballen me dënimin e merituar.
Një shembulli me rektorin tim të viteve ‘81
Meqë po afrohet edhe 11 Marsi, dita e shënimit të 30 vjetorit të demonstratave studentore të vitit 1981, sa e shtjelloja këtë temë, jo rastësisht mu kujtua rektori jonë i asaj kohe, prof. dr Gazmend Zajmi. Ky njëri, me një personalitet të fuqishëm akademik dhe moral, e mbi të gjitha, virtyte të larta kombëtare, para emrit te të cilit, me pietet të lartë përkulemi të gjithë, në rend të parë ne studentët e asaj gjenerate të lavdishme.
Pas trazirave studentore që kishin filluar më 11 mars 1981, në Universitetin e Prishtinës, më kujtohet mirë kur, për ta qetësuar dhe zbutur këtë revoltë që tanimë veç kishte marr përmasa të mëdha, politika aktuale në pushtet, si autoritete pedagogjike të ndikimit mbi ne, i kishte angazhuar edhe profesorët tanë. Në mesin e tyre ishte edhe Gazmend Zajmi, ligjërues dhe rektor i atëhershëm i UP. Pas tentimit të tij të kotë që të na bindi t’i ndërpresim tubimet tona protestuese, gjatë ballafaqimit me të, ne studentët edhe e kishim ofenduar rëndë atë. Më kujtohet mirë kur pas këtyre sulmeve të ashpra të bëra nga ne studentët, rektori i prekur thellë në sedër vetëm ka ulur kokën dhe me sytë të përlotur është larguar nga ky takim. Ne, tek më vonë do ta kuptojmë se, për sytë e përlotur të rektorit tonë, atëbotë si shkas, fare nuk kanë ndikuar ofendimet tona, por krenaria shpirtërore e tij se, Kosova vërtet ka këso rinie dhe intelektualë të guximshëm rebelues, të cilët, domosdo do ta drejtojnë këtë popull kah një e ardhme më e ndritur.
Më pas, dihet se çka ka ndodh në mars-prill të vitit 19881, në Universitetin e Prishtinës.
Edhe pas të gjitha atyre mynxyrave dhe katrahurave që na kishin kapluar, e që, këtë herë, nuk do të jenë si temë boshte e këtij shtjellimi, gradualisht jeta filloj të normalizohet në Universitet. Ne studentet, edhe pse me zemër të thyer, u desh t’i kthehemi provimeve dhe obligimeve tona të përditshme studentore. Nënshtrimi pas trazirave provimit të para për mua ishte nga lënda e “Sistemi politik”, të cilën e ligjëronte, pikërisht rektori, prof. dr. Gazmend Zajmi. Të them të drejtën, pas gjithë atyre ofendimeve që ja kishim bërë atij dikur, shumica nesh, paragjykonim hakmarrjen e domosdoshme të tij. Por, e pritura e jonë ogurzi nuk ndodhi.
Më kujtohet si sot, kur profesori dhe rektori ynë i dashur, tashti i ndjerë, prof. dr Gazmend Zajmi, atëbotë hyri në klasë përplot me student dhe emocionalisht na u drejtua me këto fjalë. “Ju jeni e ardhmja, inteligjenca dhe krenaria kombëtare e popullit tonë… Sot do t’ju marr në provim, por, pranoj se, pas gjithë asaj që keni kaluar, unë nuk kam më zemër që me vullnet ta rrëzoj ndonjërin nga provimi. Andaj, ju lutem! Ata që e ndjejnë veten se meritojnë notë kaluese, le të rinë në klasë, ndërsa ata që ende dyshojnë në dijen e tyre, le të vijnë më të përgatitur afatin tjetër”. Merrni me mëndë se çka ndodhi atë ditë?! Shumica e madhe e studentëve prezent për provim e braktisën klasën, ndërsa, kur pas tërheqjes së pyetjeve vërenin se nuk ishin të përgatitur sa duhet, pa e sjell në pozitë të keqe morale profesorin (rektorin) e dashur të na vë notën e dobët në indeks, edhe ata të tjerë të mbetur, abstenonin vullnetarisht.
Krejt në fund, të shpresojmë se, edhe rektori i tashëm i UP, Mujë Rugova, mu sikur nga shembulli i mësipërm i rektorit ynë i viteve ’81, prof.dr, Gazmend Zajmi, do të mirëkuptoj ngjashëm natyrën gjithnjë rebeluese dhe jokonformiste të vrullit studentor. Fundja, sado që ata të jenë “axhami” në veprimet e veta, janë fëmijët tanë; e mbi të gjitha, janë e ardhmja, inteligjenca dhe krenaria kombëtare e popullit tonë…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin