LAJMI I FUNDIT:

Regresioni dhe projektimi, dy mekanizma mbrojtës të shoqërisë sonë…

Regresioni dhe projektimi, dy mekanizma mbrojtës të shoqërisë sonë…

Shumë shpesh në diskutime mes shoqërisë vërehet një lloj pasiviteti dhe pasigurie për vendin ku po jetojmë, pa asnjë vullnet për të vënë në lëvizje potencialin që na karakterizon si rini.

Shpeshherë nuk vërehet asnjë dallim idesh mes gjeneratës së vjetër dhe të resë nga e cila pritet vizion që na jep vitaliteti i moshës, e jo ndjekje shabllonesh, formulash të gatshme nga krijimi i gjeneratave të vjetra, apo ankesa se kjo gjeneratë ka dështuar pa lëvizur vendi për të ndryshuar diçka.

Në shoqërinë tonë shpesh vihen në pah dy mekanizmat mbrojtës: regresion në histori – “eh, dikur ka qenë mirë”, “atëherë kemi pasë”, “ai sistem ka qenë më i mirë”. Ose, shumë më shpesh projektim në ardhmëri: “do të bëhet mirë nesër”, duke ëndërruar për një ardhmëri më të mirë, por pa bërë asgjë që ajo të arrihet.


Me gjithë frustrimin e dukshëm në mesin e të rinjve, në vend të aktivizimit, avokimit, ideve… mbizotëron apatia, pasiviteti, konfuzioni dhe vullneti për të marrë hapa të duhur, me mendjen që vendimi për të ardhmen merret nga dikush tjetër.

Si shoqëri jemi mësuar që të varemi nga prindërit, deri në moshë të shtyrë. Dhe, kështu, me mungesë të forcës, potencialit rinor dhe formulave te reja, dukshëm që vendi është në kaos. Mbeten vetëm llafet për të kaluarën ose projektim të së ardhmes, ku më së shumti mbizotëron ideja për të ikur jashtë – shpeshherë vetëm si ëndërr për t’i ikur problemeve ekonomike, sociale etj.

Me gjithë këtë “kaos”, të rinjtë nuk po munden të reflektojnë mbi të tashmen. Të lodhur duke aplikuar në pozita pune pas marrjes së diplomës, kanë përfunduar obligimet ndaj vetes dhe me kaq përfundon misioni. S’ka më vullnet, s’ka më kërkesa ndaj vetes. Të mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për veten, shpeshherë nuk duan të hyjnë në konkurrencë me veten e as me të tjerët.

“Shumë” nga të rinjtë sot zgjidhjen e gjejnë: ikja jashtë, ose “thjeshtë” gjetja e një pune rutinë pa kërkesa dhe përgjegjësi të mëdha. Derisa të gjithë po rendin për një mirëqenie materiale, pak ose fare po merren hapa për të mbrojtur vlerat e mëdha, për të ndaluar keqpërdorimin. “Pak” janë që duan të punojnë si duhet, për vendin, e pak janë në paqe me realitetin dhe të tashmen që ka kapluar këtë shoqëri….

Në trend

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin  te rruga

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori