Reformim apo deformim i LDK-së
Propozimet për ndryshimin e statutit të LDK-së, i përcjellë me debatin e improvizuar dhe të kufizuar brenda ambienteve dhe qarqeve të caktuara duke shmangur debatin e mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, e sidomos përpjekja që i tërë ky proces anëtarësisë dhe opinionit t’i serviret si një ngjarje e rëndësishme e cila do ndryshojë LDK-në, duke e konsoliduar dhe fuqizuar atë, shtrojnë çështjen e shqyrtimit, analizës dhe vlerësimit të gjendjes dhe zhvillimeve në këtë subjekt politik. Në të vërtetë ku mbeti reforma shumë e proklamuar e LDK-së, e koncipuar dhe e konceptuar si formulë për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e LDK-së. A ka LDK-ja platformë për reformë dhe ndryshime, dhe cila është ajo? Çka ka ndryshuar? Çka ka ndodhur dhe çka po ndodh aktualisht në LDK?
Kuvendi i fundit zgjedhor solli ndryshimin e lidershipit të LDK-së, dhe si i tillë ai ngjalli dhe fuqizoi shpresat dhe pritjet e anëtarësisë për reformën e brendshme e cila do të rimëkëmbte LDK-në, duke mundësuar rikthimin e pozicionit dhe namit politik që ky subjekt kishte në skenën politike të Kosovës. Ky ndryshim objektivisht më shumë ishte pasojë e inercionit të prodhuar nga presioni i krizës së brendshme dhe rrethanave të krijuara pas dorëheqjes së ish liderit të LDK-së nga pozita e presidentit, dhe daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës, dhe nevojës për ndryshime, si solucion për dalje nga kriza, se sa rezultat i një orientimi reformues apo shfaqjes së një vizioni të ri. Me gjasë i befasuar nga fitorja e lehtë dhe bindëse dhe i papërgatitur për rolin dhe funksionin e ri, lideri i ri do të propozoje një variant të kryesisë së improvizuar së re, duke ia bashkangjitur nomenklaturës së vjetër në emër të freskimi dhe ndryshimeve një pjesë të bashkëpunëtorëve të tij, pa ndonjë backgroun politik . Angazhimi, aktiviteti dhe kontributi politik i tyre ishte i paidentifikueshëm dhe i panjohur nga anëtarësia e LDK-së, të cilët mëpastaj do të marrin rolin e eksponentëve partiak, të cilët dorën në zemër jo që nuk mund të ishin zëvendësim, por nuk ishin as ekuivalent i gardës së vjetër në parti, e cila shihej si pengesë e reformimit dhe konsolidimit të LDK-së.
Ky veprim i improvizuar dhe joefektiv që ishte hapi i parë i liderit të ri, sado formal e rutinor që ishte, do të perceptohet me dyshime dhe mosbesim duke sjellë edhe zhgënjimin e parë te anëtarësia e LDK-së. Hapi tjetër që është pretenduar të paraqitet si ndryshim i qasjes dhe veprim reformues ne aktivitetin partiak, është formimi i të ashtuquajturave “grupe të ekspertëve”, dhe në vend se këto grupe ekspertësh me punën dhe angazhimin e tyre të fuqizonin pozicionin opozitar dhe të prodhonin dhe furnizonin partinë me ide, plane dhe strategji për veprim ne fusha dhe lëmi të ndryshme, dhe që këto të shërbenin si premisa dhe kahe orientuese për reformimin dhe organizimin e partisë dhe hartimin e një programi të detajuar, konkret dhe atraktiv, me të cilin do të mobilizonin anëtarësinë e fjetur e cila ishte në abstinencë politike, që nga kuvendi i VI i partisë, e që do të shërbente për rikuperimin e të gjitha potencialeve të brendshme dhe për rikthimin e fuqishëm të LDK-së në skenën politike.
Ata do të kënaqen me vlerësime sipërfaqësore dhe vërejtjet e kritikat e flashkëta ndaj qeverisë aktuale dhe me defilimin e shpeshtë nëpër media, më shumë do të asociojnë në manikenizëm politik se sa etablimin e një alternative politike, duke manifestuar në këtë mënyrë pafuqinë dhe pamundësinë për ndryshime dhe paaftësinë për veprim dhe ndërtimin e një vizioni të ri, dhe bashkë me qëndrimin dhe pozicionimin konformist në situate të caktuara ndaj pozitës aktuale të lidershipit partiak do të betonojnë në këtë mënyrë pozicionin inferior të LDK-së në skenën politike. Ndërsa me njohjen dhe pranimin e rezultateve te kuvendeve me legalitet dhe legjitimitet të kontestuar të degëve ne Gjakovë dhe Viti, nga lidershipi partisë do ta ndërlikojë dhe thellojë gjendjen e krizës në LDK, duke shtuar asaj edhe dimensionin e krizës së legjitimitetit i të njësive organizative.
I përballur me zbehjen e imazhit politik, me rënien e besimit dhe te kredibilitetit politik tek anëtarësia, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve dhe sidomos të paaftësisë për të bërë ndryshime dhe reforma, lidershipi i LDK-së, do të iniciojë procedurën e ndryshimit të statutit, duke bërë përpjekje që këtë veprim formal e rutinor ta ambalazhoje si reformë të partisë, ashtu që do t ë zhvillojë me shpejtësi dhe plot pompozitet, monologun e brendshëm të kamufluar si debat për ndryshimin e statutit. Dhe me qëllim që të krijohet një perceptim dhe një bindje artificiale se reformimi i partisë ka filluar dhe po ndodh,dhe se ai ka arrit në fazën finale, kjo maskaradë do të zhvillohet me sloganin “LDK-ja po ndryshon”, ose si të interpretohet ndryshe i gjithë ky elan dhe kjo zhurmë propagandistike për ndryshimin e statutit të cilin ditë më parë po ky lidership e kishte emërtuar si letër e zakonshme.
A mund të jetë ndryshimi i statutit zëvendësim dhe plotësim për vakuumin e krijuar nga mungesa e reformës. Do të ishte normale që ndryshimi i statutit të bëhet karshi dhe konform kërkesave dhe objektivave të projektit të Reformës, por në asnjë moment dhe në asnjë rast normat statutore nuk mund as të zëvendësojnë as të definojnë kahet, premisat dhe objektivat e reformës.
Cilat janë në të vërtetë janë ndryshimet e propozuara? Çfarë efektesh pritet të prodhojnë ato?, ose thënë më mirë, çka pretendohet te arrihet me to? Në realitet janë dy çështje kryesore dhe sensitive që dalin nga propozimet për ndryshime, njëra ka të bëjë me rritjen e kompetencave të kryetarit të partisë dhe tjetra me disiplinën partiake.
Është më se qartë se rritja e kompetencave që nënkupton rritjen e fuqisë së kryetarit të partisë në të vërtetë krijon të gjitha parakushtet për instalimin e një modeli autokratik të menaxhimit të partisë. Prej nga buron kjo kërkesë dhe kjo ide për ndryshimin e modelit të menaxhimit të partisë, e cila e ndryshon karakterin dhe përcaktimin demokratik të përkufizuar edhe në vetë emërtimin e partisë si Lidhje Demokratike. Cila ishte arsyeja dhe motivi për një propozim të tillë. Si u bë që fraza “nuk na duhet një LDK për individ dhe interesa individuale”, e cila u stërkonsumua në paraqitjet dhe deklaratat publike të lidershipit të partisë dhe u përdor si një nga premisat orientuese te reformimit të partisë, të konvertohet në kërkesën dhe domosdoshmërinë për fuqizimin e lidershipit të partisë me argumentimin e paqëndrueshëm dhe sipërfaqësor se vetëm një lidership i fortë do të mund të prodhojë një parti të fortë, duke abstrahuar faktin se në rrethana dhe ne ambient demokratik, fuqia e lidershipit buron në idetë, shkathtësitë dhe aftësitë kreative për hartimin dhe implementimin e politikave konzistente përmes të cilave dominohet tregu politik, ndërsa fuqia e rezervuar dhe e garantuar përmes akteve dhe dokumenteve të brendshme partiake pasqyron tendencën të merret nën kontroll dhe mbikëqyrje të tërësishëm menaxhimi i partisë, e që nga një pjesë e anëtarësisë më të drejtë vlerësohet edhe si privatizim i partisë.
Dhënia e kompetencave për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kryesisë, a nuk e redukton rolin dhe funksionin e tyre deri në atë masë, duke i shndërruar ata në “truproja politike” të kryetarit. Me zhvendosjen e tërësishme te pushtetit tek kryetari, a nuk degradohet roli dhe rëndësia e Kuvendit partiak, funksioni i vetëm i të cilit mbetet zgjedhja e kryetarit, duke e bërë të paefektshëm dhe të të panevojshëm Këshillin e Përgjithshëm, ekzistenca e të cilit në të ardhmen mund të shërbejë vetëm si dekor i strukturës organizative. Është krejt e qartë, se me këtë propozim për rritjen e kompetencave të kryetarit ridefinohen struktura dhe hierarkia e brendshme duke dëmtuar dhe deformuar përmbajtjen e strukturës dhe sistemit të organizimit partiak.
Çështja e dytë që e bënë të kontestueshëm këtë draft-statut, është propozimi i normës për ndëshkimin-përjashtimin nga organet dhe forumet partiake të atyre që nuk respektojnë vendimet apo qëndrimet e partisë, që është në kundërshtim me frymën dhe orientimin programor të LDK-së. A nuk i krijohet me këtë propozim një instrument lidershipit partiak për kërcënimin, frikësimin dhe disiplinimin e anëtarësisë së “pa dëgjueshme”, duke pamundësuar dhe eliminuar në këtë mënyrë debatin e brendshëm dhe mendimin ndryshe. Kjo normë i mundëson lidershipit të partisë që të satanizojë secilin mendim, ide, qasje apo qëndrim i cili cenon interesat dhe ambiciet e tij. A do të instalohet metoda për eliminimin e alternativave dhe oponencës së brendshme duke përdorur normën për disiplinë partiake si instrument për detektimin dhe zbulimin e “armiqve të brendshëm të partisë”? A do të qëndrojë kjo normë si shpatë e demokleut mbi kokën e çdo anëtari, statusi i të cilit do të determinohet nga shkalla e dëgjueshmërisë dhe lojalitetit të tij.
Prirja demokratike dhe fryma liberale e një subjekti politik manifestohet në raport me shkallën e tolerancës se mendimeve, ideve, qëndrimeve dhe qasjeve të ndryshme, koekzistencën e tyre, e jo në ndalimin dhe ndëshkimin e tyre. A nuk degradohet dhe devalvohet në këtë mënyrë fryma liberale, që ka qenë tipar identifikues i identitetit politik të LDK-së, që e ka bërë të afërt dhe të admiruar atë te elektorati, dhe si i tillë ky propozim a nuk e deformon frymën dhe identitetin politik të LDK-së.
Pra këto janë dy çështjet kruciale mbi të cilat është dizajnuar draft-statuti I LDK-së, i cili si i tillë pasqyron prirjen totalitare për menaxhimin e partisë dhe kjo prirje si një model jodemokratik manifeston deformimin e jo reformimin e LDK-së. Një gjë është e sigurt, pas këtyre ndryshimeve LDK-ja vërtetë do të ndryshojë, por në drejtimin dhe kahen jo të duhur. Andaj me këtë proces shtrohet dilema se apo ndodh r(d)eformimi i LDK-së?
Nuk kontestohet nevoja për ndryshime dhe domosdoshmëria për ristrukturim dhe reformë ,në kohën kur LDK-ja po vegjeton në një gjendje të anarkisë së brendshme dhe kur veprimi dhe ndikimi politik i saj është i pavërejtshëm dhe pa efekt. Çështja është se pse po ndodh ky inversion në veprime. Lidershipi i LDK-së duke mos patur as koncept as plan as strategji për reformimin e partisë do të ndërmarrë një veprim taktik duke lancuar idenë e ndryshimit të statutit, sepse me këtë veprim të kamufluar si variant i reformës së munguar, duke i rritur kompetencat, do t’i siguroj vetes imunitetin e nevojshëm duke shmangur dhe eskivuar procesin e llogaridhënies, dhe duke zhvendosur përgjegjësinë për dështimet dhe krizën politike në nivele më të ulëta, të cilat në çdo kohë dhe në çdo situatë mund të jenë objekt i normës së re për disiplinë partiake.
Tashmë kur debati (monologu i brendshëm) është shpallur i mbyllur me “sukses”, është krejt çështje formale e agjendës kohore miratimi i këtij draft-statuti, por një gjë është e sigurt se pas “hyrjes në fuqi” të statutit të ri, LDK-ja më nuk do të jetë ajo që ka qenë, dhe pozicioni i anëtarëve të organeve dhe forumeve të partisë do të jetë në duart e një tarafi politik, por njëkohësisht do të ndryshojë edhe statusi i tyre dhe i secilit anëtarë të LDK-së ,i cili tash e tutje do të degradojë deri në atë masë sa do të ketë funksion dekorativ dhe karakter statistikor duke shërbyer për kalkulime sipas nevojave të matematikës politike. Në krejt këtë proces një element është i pashpjegueshëm dhe i pakuptimtë, komoditeti dhe lehtësia e aprovimit të këtyre ndryshimeve, kur është evidente se pas legalizimit të kësaj “pakoje reformuese” statusi i organeve, forumeve, po edhe i vet anëtarësisë, do të jetë i degraduar.
(Autori është kryesues i grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Vitisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramush-haardinaj-850x638-1-780x439.jpg)
Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe