Refleksion mbi librat psikologjikë me tituj bombastik
Jo rrallë herë na ndodhë që, gjatë leximit të shtypit të përditshëm, revistave, gjatë shikimit të programeve televizive, dëgjimit të tyre në radio, vizitës së librarive, bibliotekave, madje edhe atyre shitësve të librave në trotuare, të vijmë në kontakt me punime, shkrime me tituj që thirren në karakterin psikologjik, epitetin e shkencës moderne të psikologjisë. Të gjitha ato dritare të informacionit janë të mbingarkuara me tituj të këtij stili ‘’Si të bëjmë jetë të lumtur’’, “Hapat e suksesit’’, ‘’Si ta shërojmë vetën nga stresi’’, ‘’Si ta bëjmë dikë të na dashurojë” etj. Ekzistojnë një sërë titujsh të tillë mirëpo, çfarë është më interesantja, në shumicën prej tyre, atje diku nga fundi i ballinës së librit shkruan: ‘’libër psikologjik’’ dhe jo rrallë herë kjo është rrena më e madhe! Neve na mbetët të dimë se sa realisht aty ka psikologji shkencore, dhe sa ka biznes e dogma?!
Jeta të cilën sot për sot po e jeton shumica e popullsisë botërore, veçanërisht ajo urbane, me të vërtetë është shumë anksioze, stresuese, e raste raste edhe depresive. Të gjitha këto shqetësime psikologjike janë pasojë e dinamikës së stërmadhuar të jetës së shoqërive moderne. Të gjendur në një telashe të tillë, njerëzit priren për të gjetur ndonjë ilaç sa më efikas, dhe shumë personal e konfidencial që ua mundëson të mos e shpalosin çështjen me të tjerët, të harxhojnë sa më pak nga koha dhe pasuria e tyre për të arritur deri te stabiliteti psikologjik, dhe kjo shtyn direkt te leximi i librave që aludojnë se mund të ndihmojnë në këto aspekt! Motivet e natyrshme të njerëzve për të arritur deri të një mirëqenie shpirtërore e materiale, që korrespondon me atë që quhet ‘’jetë e lumtur’’, dhe motoja për një jetë më të lumtur, është njëri prej faktorëve bazik që shtyn drejt kërkimit dhe leximit të këtyre librave që aludojnë se mund të ndihmojnë për të arritur deri te lumturia reale!
Në këtë situatë të dhimbshme, dhe shumë lehtë te depërtueshme për shkak të karakterit të sajë emocional, po dinë të manipulojnë dhe shfrytëzojnë pamëshirshëm, shumë individë edhe organizata, të cilët po ofrojnë produkte kinse problem-zgjedhëse mirëpo, në fakt janë vetëm problem-sjellëse për masën, dhe fitimprurëse, qoftë në aspektin material, apo në atë social, për ata që i plasojnë këto materiale.
Psikologjia tashmë është një shkencë e konsoliduar, e cila ka arritur që të krijojë standarde shumë empirike dhe shkencore drejtë studimit, hulumtimit, madje edhe ndikimit në jetën psikologjike të njerëzve me qëllim përkrahjeje dhe shërimi! Gjithçka që ndërmarrin dhe ofrojnë psikologët e kualifikuar dhe kompetent profesionalisht, është e mirëstudiuar dhe e matur më parë, në suaza shkencore. Kjo tregon vlefshmërinë momentale të teknikës që përdoret, dhe besueshmërinë e sajë për ndonjë efekt anësorë në të ardhmen.
Për dallim nga kjo korrektësi dhe ky seriozitet që ofrojnë psikologët dhe punimet e mirëfillta psikologjike, këto punime të lartpërmendura, që me një fjalë dua ti quaj, ‘’Tallava Psikologji’’, me të vërtet shpesh herë me atë utopizmin e vet janë më të dëmshme se sa të dobishme për shëndetin shpirtërorë të lexuesve. Shpesh herë, ato gjatë leximit ngjallin ndjenja të veçanta, që momentalisht, aty për aty, mund të ngritin vetëbesimin, vetërespektin, të ngjallin motive të veçanta te lexuesi, duke lënë përtypje se po ndikojnë për së mbari. Mirëpo, ç’është e vërteta, shpesh herë këto procese dinamike brenda psikes njerëzore mund të fusin në funksion edhe mekanizma të tjerë; bie fjala represione, ndrydhje, disonanca të ndryshme, të cilat kohë e ndoshta vite më vonë mund të sjellin shpërthime të ndryshme, siç mund të jenë ato të ankthit, stresit dhe ndonjë simptomë apo tjetër telash psikologjik.
Nga pamundësia që brenda një artikulli të thellohem më shumë në sqarime profesionale, të rrezikut të këtyre produkteve mashtruese e plotësisht të pa vlera, mbes me shpresën se në të ardhmen edhe në shqip të punohet ndonjë lloj manuali që tregon për rendësin e shëndetit psikik, dhe në veçanti rëndësinë e kërkimit të ndihmës nga njerëzit profesionalisht kompetent, gjithnjë ne raste nevoje.
E rëndësishme mbetet që njerëzit mos të bëhen lehtë prehe e këtyre materialëve, përpara se të bëjnë një vlerësim kritik mbi validitetin dhe besueshmërinë e tyre, në aspektin shoqërorë. Kuptohet se, jo të gjithë mund të bëjnë vlerësime të tilla. Mirëpo sot, fatmirësisht Kosova ka një numër të theksuar të psikologëve, sociologëve dhe pedagogëve, që sadopak mund të japin vlerësime adekuate rreth këtyre çështjeve, pasi që i përkasin një fushe të tillë formimi.
Ajo që duket dhe ndjehet fillimisht, asnjëherë nuk do të thotë që do të duket dhe ndjehet njëjtë deri në fund. Edhe pacientët, për derisa operon, ndjejnë dhembje mirëpo, kur shërohen ndjehen mirë edhe në vazhdimësi në të ardhmen. Ky shembull le të jetë treguesi më i mirë se në ligjet e shkencës dhe të universit në përgjithësi, përshtypjet dhe ndjenjat e para, nuk janë gjithherë tregues i së ardhmes, e sidomos kur bëhet fjalë për kompleksivitetin e psikologjisë njerëzore. Atëherë, ju bëjë thirrje të sinqertë që ta ruani shëndetin tuaj. Njeriu është psikologu më i mirë i vetës së tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-60-780x439.jpg)
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
![Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Kosova-U21-780x439.jpg)
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin