LAJMI I FUNDIT:

Reduktoni yndyrat në shtatzëni

Reduktoni yndyrat në shtatzëni

Në një studim të ri, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje ndërmjet ushqimit të nënës gjatë shtatzënisë dhe sëmundjes serioze të mëlçisë te fëmija i saj.

Në fakt, është treguar se fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, sidomos atyre të ngopura, janë të rrezikuar që më moshën madhore të sëmuren nga mëlçia yndyrore joalkoolike.

Autorët e studimit planifikojnë të bëjnë studime shtesë për të zbuluar se pse vjen deri te kjo shfaqje, pasi që deri më tani ata kanë arritur vetëm ta zbulojnë se ndodh, por jo edhe arsyen./Telegrafi/