LAJMI I FUNDIT:

Ramazani teston futbollistët myslimanë në Kampionatin Botëror

Ramazani teston futbollistët myslimanë në Kampionatin Botëror

Poshtë rrugës së qetë të Gonzaga Bastos, rreth gjysmë kilometër nga stadiumi Marakana, në xhaminë e vetme të këtij qyteti, po fillonin përgatitjet për pjesën më të ngjeshur të vitit.

Kujdestari i xhamisë, Muhamed Zeinhom Abdien, qëndron ulur para tavolinës mbi të cilën gjenden grumbuj me mijëra pamflete për islamin të shkruara në portugalisht, anglisht dhe arabisht.

Mbajtja e Ramazanit është një nga pesë shtyllat e islamit dhe është obligim religjioz për myslimanët që të agjërojnë dhe të përmbahen nga lëngjet që nga lindja e deri në muzg gjatë një muaji. Muaji fillon të shtunën në mbrëmje dhe xhamia e Abdienit, zakonisht e qetë, është mbushur me ardhacakë të rinj.


“Normalisht çdo të premte vijnë 100 ose 150 njerëz për t’u falur pas thirrjes për namaz që e lëshon imami në portugalisht”, tha Abdieni, një ciceron turistik i lindur në Egjipt, por që është shpërngulur në Rio para 21 viteve.

“Por, Kupa Botërore”, tha ai, duke i hapur krahët kah disa kuti “do të thotë se ka shumë simpatizues algjerianë, punëtorë televizivë, madje edhe disa lojtarë”.

Ky kampionat botëror ka tërhequr mijëra simpatizues myslimanë nga Algjeria, Bosnjë e Hercegovina, Irani, Nigeria dhe vende tjera. Ramazani, i cili llogaritet me kalendar lunar, fillon më herët çdo vit në kalendarin gregorian. Kësaj radhe do të fillojë mu para hapjes së raundit të dytë të lojërave.

Ramazani ka të bëjë edhe me veprime bamirëse dhe me shtim të lutjeve, por edhe me ndërrim të orarit për trupin.

Ky muaj, sidoqoftë, duhet të jetë më i komplikuar për një dyzinë lojtarësh myslimanë në këtë turne, siç është sulmuesi francez Kerim Benzema dhe ai i Gjermanisë, Mesut Ozili. Me lagështinë e madhe të ajrit dhe temperaturat e larta të Brazilit, sidomos në vendet rreth bregdetit verior dhe në Amazon, mundësia për të qëndruar i hidruar duket se këta lojtarë myslimanë i vë në pozitë të disavantazhit, dhe nga kjo, edhe për eliminim të hershëm.

Megjithatë, “ne dimë shumë pak”, tha Ron Maughan, profesor i ushqimeve sportive në Universitetin Loughborough të Anglisë. Moughan ka udhëhequr një grup punues për të studiuar efektet e agjërimit te atletët e olimpiadës Londra 2012, kur ishte koha që herën e fundit atletët u përballuan me Ramazanin. Ai kishte gjetur fakte se agjërimi ka efekt në atletët që garojnë në garat ku nevojitet angazhim shumë i madh, siç është maratona, por ndikimi ndaj të gjitha garave tjera është relativisht i vogël.

Problemi qëndron në orvatjet për matjen e efekteve në sportet e komplikuara, shumëdimensionale, siç është futbolli.

“Ekzistojnë shumë variabilitete në futboll sa që është e gati e pamundshme të tregohen efektet,” thotë Maughan.

Ai shtoi: “Në atletikën e shiritave, 0.1% ose 0.01% mund të jetë diferenca në mes humbjes dhe fitores. Në futboll ekzistojnë shumë faktorë që përcaktojnë rezultatin, por lojërat shpesh përfundojnë më dallimin më të vogël”.

“Do të ishte e drejtë të thuhet se nuk ekziston ndonjë efekt i madh”, thotë ai, duke sugjeruar se një ekip nuk do të kishte rast shumë të madh për ta mposhtur Barcelonën e fuqishme, madje edhe nëse lojtarët e saj agjërojnë.

Para fillimit të këtij kampionati botëror, FIFA ka bërë disa studime mbi efektin e agjërimit.

“Kemi bërë një studim të rëndësishëm me një mjek të Federatës së Futbollit të Algjerisë dhe rezultati doli pozitiv”, tha Dr. Michel D’Hooghe, kryesues i Komitetit Mjekësor dhe anëtar ekzekutiv i FIFA-s.

“Nëse e bëni këtë në mënyrë inteligjente, atëherë mund të adaptoheni në mënyrë të përsosur. Para se të del Dielli ata kanë mjaft hidrim për të vazhduar me tërë pjesën e ditës”.

Islami ofron disa përjashtime nga agjërimi i ramazanit për të sëmurët dhe për ata që udhëtojnë. Mbi këtë bazë, ekipi futbollistik i Emirateve të Bashkuara Araba ka qenë i përjashtuar nga obligimi i agjërimit gjatë Lojërave Olimpike 2012 nga autoriteti më i lartë religjioz i këtij vendi. Myslimanëve po ashtu ju lejohet që t’i kompensojnë ditët e humbura të agjërimit në një kohë të mëvonshme.

Ekipi i Zvicrës ka disa lojtarë myslimanë, përfshirë Xherdan Shaqirin, i cili shënoi het-trik kundër Hondurasit dhe më të cilin u sigurua vendi në etapën eliminimeve. Zëdhënësi i kombëtares zvicerane tha se nuk kanë bërë përgatitje të veçanta për Ramazan dhe se asnjë nga lojtarët nuk do të agjërojnë deri në përfundim të garave.

Ekipi i Francës ka bërë me dije se Ramazani ka shkaktuar debat në mesin e lojtarëve.

“Është vërtetë temë e ndjeshme”, tha trajneri Didier Deschamps. “Nuk mund të them asgjë. Ne e respektojmë religjionin e secilit. Lojtarët e kanë shprehi ta ndjekin këtë zakon, prandaj unë vërtetë nuk jam i brengosur për këtë gjë. Të gjithë do të adaptohen”.

Algjeria është kualifikuar për raundin e dytë me rezultatin 1:1 kundër Rusisë dhe ky ekip është i përbërë ekskluzivisht me lojtarë myslimanë që do të luajnë gjatë ramazanit.

“Sikur unë të isha përgjegjës për lojtarët, do ta përdorja mundësinë e përjashtimit nga agjërimi”, ka thënë D’Hooghe. “Kam respektin më të madh për religjionet e secilit, por nga pikëpamja e pastër mjekësore më mirë është të kemi hidrim të rregullt”.

Megjithatë, disa lojtarë kanë thënë se agjërimi mund t’ua përmirësoj performimin në afat të gjatë. Vëllezërit Kolo dhe Yahya Touré, të cilët janë myslimanë, dhe ekipi i të cilëve Bregu i Fildishtë është eliminuar të martën me rezultat 2:1 nga Greqia, kanë folur shpesh për besimin e tyre, agjërimin dhe të mirat e tij.

“Pesë ditët e para janë të vështira”, ka thënë mbrojtësi i Liverpulit, Kolo Touré, në ueb-faqen e klubit vitin e kaluar. “Pas kësaj trupi fillon të adaptohet dhe vërtetë mund të ndjeheni i lumtur. Po ashtu e pastroni trupin dhe ndjeheni edhe më të fuqishëm pas Ramazanit”.
Yaya Touré, i cili luan në Premier League për Manchester City-in, ka thënë për gazetën The National, të Emirateve të Bashkuar Arabe: “Agjërimi? A e keni pa motin? Do të vdisja”.

Megjithatë, Abdien, kujdestari i xhamisë në Rio, përgatitet për vizitën e lojtarëve, por edhe të shikuesve për javën e ardhshme.

“Çdo mbrëmje ne do të ofrojmë iftar për njerëzit, kështu që do të kemi festë, do të mësojmë për Kuranin dhe do të falemi”, tha ai, dhe shtoi: “Kur të vini këtu do të ndjeheni sikur që jeni në një vend mysliman”.

Abdien shpreson që Brazili të fitojë kupën botërore, por në çështjen nëse lojtarët myslimanë do të agjërojnë, ai ishte i qartë.

“Ata mendojnë se kanë leje që të mos agjërojnë, por disa prej tyre preferojnë të agjërojnë sa janë duke luajtur”, tha ai.

“Pse? Është feja”, tha ai, duke bërë me shenjë nga gjoksi dhe pastaj nga balli i tij. “Është në zemër dhe në kokë”.

(Botuar në New York Times. Përktheu për Telegrafin në shqip: Daut Dauti)

Në trend

Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Magazina
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori