Akumulimi i parave të metalta për bizneset tregtare është duke u bërë shumë problem, ngase deponimi i tyre në bankat komerciale të këtushme po u kushton me pagesën e një shume prej 5% në emër të provizionit bankar.
Kjo i ndodhi pronarit të Qendrës Tregtare “Plus Market” në Ferizaj, Sylejman Nezirit, i cili së fundmi dëshmon se gjatë deponimit në bankën Raiffeisen të një shume prej 4000 mijë eurove në monedha metalike, banka i mori një provizion prej 5% duke i marrë 200 euro, shumë kjo që do t’ia mbulonte pjesën më të madhe të një page të punëtorit.
“Për këtë problem kam dëgjuar më herët, por që është kështu nuk e kam besuar. Meqë kam shumë shokë që vijnë dhe mi sjellin nga 500 deri 1000 euro të metalta për t’i konvertuar në të letrës, unë e bëj dhe gradualisht ua jap konsumatorëve që blejnë mall te unë. Një konsumator erdhi te unë dhe i solli 4000 mijë euro para të metalit, meqë unë kisha me bërë një pagesë në bankë, asnjëra prej tyre nuk mi pranoj pa e paguar provizionin 5%, që i bije që për këtë shumë të paguaj 200 euro”, tha Sylejman Neziri.
Edhe qytetarët duken e kanë kuptuar këtë lojë të bankave. Naim Musa, qytetar i Ferizajt thotë se i ka ndodhur shpeshherë që gjatë blerjes së gjërave të konsumit ditor, disa punëtorë të mos ja marrin paratë metalike që kanë vlerë të ultë. Ai këtë e lidhë sidomos me furrat e bukës të cilave edhe mund t’ju mblidhen më së shumti paratë e metalit.
Ndonëse bankat nuk flasin për këtë situatë, njohësit e çështjeve bankare thonë se bankat këtë e bëjnë ngase nuk punësojnë punëtorë që merren vetëm me numërimin e këtyre parave. Ata thonë se me këtë duhet të merret BQK-ja që është autoriteti i cili e rregullon tregun bankar.”Bankat hezitojnë të angazhojnë punëtorë, ndërsa me këtë çështje duhet të merret Banka Qendrore e Kosovës e cila edhe është e thirrur për të vendosur rend në këtë rrafsh”, thotë ekonomisti Musli Idrizi.
Ndalesa e këtij provizioni sipas Iliriana Tahirit, zyrtare për informim në Raiffeisen Bankë është bërë konformë rregullave që banka ka. “Tarifa e aplikueshme për këtë shërbim për klientët individë dhe mikro është: 5% minus 5 euro, por deponimi deri në 100 monedha të hekurta është pa pagesë. Banka e zbaton një tarifë të tillë sepse ka shpenzime shtesë duke qenë se ky shërbim merr shumë kohë në degë. Sa më shumë monedha, aq më shumë merr kohë numërimi, klasifikimi dhe operacionet tjera që ndërlidhen me këtë shërbim. Përveç kësaj, edhe BQK e zbaton tarifa për bankat kormericale për deponimin e monedhave të hekurta”, tha Tahiri. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë