Për të blerë diçka apo për të paguar një shërbim, për të zgjidhur një problem ose për të kryer këtë apo atë formalitet etj. – me dëshirën për të qenë ndër të parët, me qëllim që të mbarojë sa më shpejt punë – e dëshmojnë këtë veçanërisht radhët e gjata në kohën e diktaturës enveriste të epokës dëshpërimisht epike të talonit kur “socializmi fitimtar” i detyronte shqiptarët e uritur e rripshtrënguar të zinin radhë para bulmetoreve që në orën dy të mëngjesit për dy litra qumësht e një litër kos, ndër të tjerë artikuj ushqimorë të nevojës së parë.
Edhe sot kur zëmë radhë për të marrë një shërbim ose për të shlyer një detyrim nëpër zyrat e administratës shtetërore apo në institucione private, duam të gjitha e të gjithë të jemi ndër të parat e të parët dhe kjo kuptohet vetvetiu: njeriu bashkëkohor, sidomos ai i tipit homo albanicus, nuk ka kohë për të humbur dhe nuk ia mohon vetes të drejtën për të bërë ndonjë hile të vogël, qoftë edhe duke paguar diçka nën dorë, për t’ia kursyer vetes pritjen e lodhshme në radhët shpesh të gjata që kërkojnë një durim si të gomarit. Sidoqoftë, ja që në botë, por sidomos kryesisht e veçanërisht në vendet e botës së tretë, si ky i yni, ekzistuaka një racë e veçantë individësh që bëjnë çmos, falë lidhjeve me krimin, korrupsionin e narkotrafikun, për të qenë të parët në radhën e atyre që mendjen e kanë vetëm e vetëm sesi të pasurohen në kurriz të bashkëqytetarëve dhe për këtë kanë zgjedhur rrugën që të shpie te pasuria e pafund, te shpella e Ali Babës apo te thesari i ishullthit të Monte-Kristos; kjo rrugë quhet “pushtet”.
Pushteti u krijon atyre iluzionin se janë të pavdekshëm ose të paktën i shtyn që të bëjnë të pamundurën për të qenë detyrimisht gjithmonë të fundit në radhën e pashmangshme që njerëzit pa përjashtim mbajnë në pritje të vdekjes. Kjo shpjegon luftën e pamëshirshme që bëjnë pushtetarët, sidomos, po e përsëris, në vendet e botës së tretë, si ky mjeran truall me emrin Shqipëri, për t’u pasuruar paturpësisht pa çarë kokën dhe by, by… rekun për popullin e tyre ose, më saktë, për vegjëlinë, pra, për të varfrit e shumtë, qofshin këta të papunë, invalidë apo pensionistë.
Në pamundësi për ta shporrur nga faqja e dheut këtë skotë gjallesash, njerëzve të thjeshtë nuk u mbetet veçse të mos harrojnë se pushtetarët e të gjitha llojeve janë vdekatarë dhe, rrjedhimisht, t’i shohin ata përherë e vazhdimisht si kufoma të ardhshme, si trupa të pajetë të cilët, herët a vonë – paçka se do të kenë jetuar si mbretër të gjithëpushtetshëm e të plotfuqishëm – një ditë apo një natë do t’i hanë krimbat, buburrecët e minjtë në terrin e varreve të tyre madhështore!
Po, po, krimbat, buburrecët e minjtë do t’ua shqyejnë e grimcojnë sytë makutë, duart gllabëruese, zemrën grabitqare, trurin pervers dhe veglat në fund të baqthit aq të squllë- ta deri në neveri! Gjithsesi, o lexuese e lexues të këtyre radhëve, mos bëni gabim t’i urreni, sepse ata nuk e meritojnë urrejtjen tuaj, këtë ndjenjë të stuhishme që, ashtu si dashuria, buron nga rrënjët e shpirtit, ju mund e duhet t’u falni atyre bujarisht vetëm përbuzje, një përbuzje përvëluese pa anë e pa fund. Shfaqeni, pra, haptas këtë përbuzje, me gojë e me shkrim, individualisht e bashkërisht, si dje, në protestën e radhës kundër atyre që po vazhdojnë të na zbardhin flokët e të na nxijnë jetën! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania