LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ka agjendë ekonomike

Qeveria ka agjendë ekonomike

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe,  Ruairi O’Connel, të cilin i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë. Gjithashtu ajo shprehu kënaqësinë që njerëzit që njohin Kosovën dhe sfidat e saj kthehen në cilësinë e ambasadorëve të vendeve mike për të thelluar më tej  marrëdhëniet ndërshtetërore.

Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës, për tërinjtë që çdo vit hyjnë në tregun e punës.

Ne jemi të bindur se një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga administrata shtetërore, theksoi ajo. Ministrja e informoi ambasadorin britanik për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale.


Ambasadori O’Connel konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investitorëve britanikë për të investuar në Kosovë.

Ministrja Bajrami dhe O’Connel, gjithashtu diskutuan për zotimet e ministrisë në përgatitjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, negociatave për shërbime në CEFTA, riaktivizimin e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik si dhe përgatitjen për aplikim në Bankën Botërore të Tregtisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori