Qeveria hije – vendim i qëlluar
Vendimi i LDK-së, për të themeluar një grup ekspertesh (qeveri hije), është vendim shumë me vend, i cili ngjall shpresa që një ditë mund të kemi ndryshime reale në skenën politike të vendit. Siç kemi qenë dëshmitar viteve të fundit Kosova ka pasur qeveri aq stabile sa nuk kishte rrezik se do të mund të rrëzohej nga opozita, pos nëse e rrëzon vetveten, ajo çka edhe i ndodhi në mandatin e fundit “Qeverisë Thaçi”. Lirisht mund të themi se shkak për këtë me siguri ishte opozita e dobët, konfuze dhe e pa alternativë. Për një kohë sa ishte z.Ramush Haradinaj në Kosovë, dhe i cili ishte shumë aktiv, të paktën vërehej një aktivitet i dendur, të cilin e personifikonte ai, edhe pse mund të themi se nuk kishte ndonjë projekt të qartë, nga i cili mund të pritej për ndryshime, dhe në të cilin elektorati do mund të shoh vërtetë një alternativë qeverisëse. AAK gjatë gjithë kohës thirrej në njëqind (100) ditshin e qeverisë Haradinaj, e cila edhe pse mund të cilësohet si e suksesshme, dhe mund të shfrytëzohet si shembull i mirë, nuk mund të jetë, dhe të shfrytëzohet si projekt për të ardhmen.
Një projekt qeverisës vërtetë donë program të qatë, të detajuar pikë për pikë, i cili duhet të jetë i kapshëm dhe thjesht i kuptueshme për masat e gjera, dhe njëkohësisht i bazuar në mundësi reale, pra të jetë përgjigjeje për çdo pyetje të qytetarëve. Opozita momentale gjatë këtij njëqind ditshi, mund të cilësohet si kaotike, e pa organizuar dhe e cila nuk ka ndonjë alternativë programore. Edhe pse qeveria ka filluar t’i ketë edhe dështimet e para, siç janë problemet e krijuara me FMN-në, opozita prapë është shumë e paqartë, përsa i përket identifikimit dhe argumentimit të dështimeve qeveritare. LDK tani si partia më e madhe opozitare pritet dhe duhet të jetë bartëse e proceseve dhe reagimeve opozitare. Por kjo assesi nuk mund ta bëjë këtë në mënyrën e njëjtë siç e ka bërë gjerë me tani. Një opozitë e mirëfilltë duhet të jetë të paktën e aftë dhe e kompletuar sa një qeveri. Një parti opozitare e cila pretendon ta merr pushtetin, duhet të jetë e gatshme, dhe të investojë në kuadrin e saj. Të integrojë ekspertë të të gjitha lëmive, në kuadrin e saj dhe përmes tyre të jetë e angazhuar po aq sa edhe qeveria, në të gjitha dikasteret ekzistuese shtetërore.
Politikat kadrovike të LDK-së që nga themelimi e gjerë me tani nuk kanë qenë të favorshme, për forca të reja. Gjeneratat e reja pothuaj gjithmonë i kanë pasur dyert e mbyllura, dhe ka qenë gati i pamundur avancimi i potencialit rinor, për shkak të mënyrës së zgjedhjeve partiake, të cilat më shumë kanë qenë të projektuara në stazh dhe meritokraci partiake, e jo në ndonjë investim të mirëfilltë në forca të reja, dhe në ardhmen.
Isa Mustafa, ka dhënë shenja të para që ka ide, dhe se është i interesuar të bëjë ndryshime rrënjësore. Këtë e argumenton edhe vendimi për aktivizimin dhe integrimin e një grupi të ekspertëve. Ky ishte edhe momenti i fundit që LDK të stabilizoj veten si parti e madhe, dhe të mos e humb epitetin e një partie shtetformuese, e cila ka pretendime të qarta për pushtet. Ndryshe LDK do të tkurrej aq shumë sa që nuk do t’i mbetej veçse të jetë një parti mesatare e cila ofron treg për partitë e tjera që të furnizohen me elektorat të ri i cili del nga ajo.
LDK duhet të angazhoj ekipe të tëra ekspertesh, të cilët do duhej të jenë të shpërndarë dhe të kompletuar, në formë të një qeverie. Ajo duhet përmes këtyre grupeve të përcjell çdo hap dhe çdo vendim të qeverisë aktuale. Të ngreh zërin për çdo lëshim të mundshëm dhe njëkohësisht të mësoj nga pësimet dhe të projektoj projekte e programe për të ardhmen e vendit. Një gjë tjetër që do duhet patur kujdes dhe që është me rëndësi, do duhej të ishte përfaqësimi rajonal. Pra një qeveri në hije apo grupe ekspertesh nuk do duhej të pasqyronte apo t’i ngjante një qeverie ekzistuese, dikasteret ministrore të së cilës i ngjajnë një qeverie oligarkike. Nuk do duhej ndërtuar ekipe ekspertesh duke u bazuar në nepotizëm dhe në akraballëk, e klane, ngase atëherë nuk do mund të quhej një alternative e mundshme, dhe nuk do ndryshonte nga qeveria.
Pra LDK duhet të filloj një fushatë të gjerë, në nivel vendi. Të freskoj radhët e saj nga baza në qendër. Duke identifikuar persona të mirë dhe duke iu ofruar integrim të shpejt në strukturat e partisë dhe njerëzve të rinj, duke ju mundësuar karrierë politike pa patur nevojë për filtrime e procedura të stërzgjatura dhe burokratike, për tu dhënë shansin e barabartë si aktivistëve të vjetër ashtu edhe atyre të rinj pa dallim, ku favorizimi i tyre do bëhej në bazë të përformancës, si në nivelin qendrorë ashtu edhe në atë lokal. Kjo do të kontribuonte në një garë të vërtetë vlerash në mes të arkivisteve të partisë, si rezultat i cilës do ishte, jo një opozitë që sjell kundërshtime klishe tashmë të njohura. Por do sillte mendim ndryshe, alternativë në qeverisje dhe projekte konkrete, të dallueshme nga ato të qeverisë momentale.
Një opozitë e suksesshme është ajo e cila bazohet në projekte alternative, të qarta dhe të kapshme për secilin qytetarë. Që prezanton me besueshmëri dhe garanton qeverisje ndryshe nga ajo aktuale, duke sjell alternativa presperuese për vendin dhe qytetarët. Kosova ka nevojë për ndryshime të mëdha dhe emergjente. Prandaj koha ecën dhe nuk pret dhe politika duhet të ecën me kohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin