LAJMI I FUNDIT:

Qëllon mbi kushëririn për jonxhë

Qëllon mbi kushëririn për jonxhë

Shtetasi Pëllumb Guza qëlloi të premten kushëririn e tij, Tahir Guza pas një sherri për sasinë e korrur të jonxhës.

Mësohet se ngjarja ndodhi në Fushë-Koxhasë, në Shijak, kur dy kushërinjtë ishin në fushë duke korrur jonxhë dhe, pasi janë grindur me njëri-tjetrin, Pëllumb Guza është drejtuar për në shtëpi, nga ku është kthyer me një çifte, dhe ka shtënë mbi 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Policia është vënë në kërkim të autorit të krimit.