Pushteti në depresion
Paraqitja e depresionit ndodh në kushte të papërshtatshme me natyrën, ose kur një individ ose një subjekt tjetër gjendet në kundërshtim me veten pa e ditur se si do të zhvillohet fati i të ardhmes tënde. Paraqitja e depresionit te pushteti qendror mund të thuhet gati se është e domosdoshme. Pushteti është ai që e krijon depresionin me anë të politikave të tij afatshkurtra, ndërsa çmimin e hidhur e përjetojnë qytetarët, ose një grup e caktuar qytetarësh. Kjo paraqitje e depresionit në sistemin qeverisës shpeshherë mund të ndodhë për shkakun se ai është i frymëzuar ose i legjitimuar nga populli, dhe pikërisht për këtë arsye pushteti në një mënyrë ndien përgjegjësi morale ndaj tyre, domethënë përgjegjësia morale e pushtetit vjen në shprehje vetëm nëse pushteti ndodhet pranë dështimit të politikave të moderuara për udhëheqje të shtetit bazuar vullnetit të ligjit.
Konsideroj se pushteti duhet t’i shërbejë lirisë së qytetarëve dhe institucioneve gjegjëse shtetërore, ngase liria dhe koncepti i shtetit shikuar nga sundimi i ligjit krijon vlerën e mirëfilltë të një shteti të së drejtës. Këto të fundit duhet të jenë të vlefshme në kryerjen e veprimtarisë së tyre për aq sa i kërkohet një shteti të së drejtës. Nga këndvështrimi i konceptit liberal të pushteteve qendrore që frymëzoheshin nga John Locke dhe Monteskie; “qeveria më e mirë është ajo ku garantohet liria konkrete e shtetasve: ajo duhet të jetë një qeveri e moderuar, një shtet ku pushteti ka disa kufij, siç është modeli i regjimit përfaqësues anglez”.
Sot, depresioni në pushtetin e sotëm është duke e kthyer përmbys kohën e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Dita-ditës depresioni ndikon negativisht në memorien e shtetit dhe qytetarëve. Maqedoninë e mundon kontesti i emrit kushtetues; Shqipërinë e mundon mungesa e transparencës e një politike të moderuar; Kosovës i mungon njohja dhe sundimi i ligjit në mbarë territorin e saj; ndërsa Serbia ndien “dhembje” për Kosovën; Bosnja me plot sfida e probleme nga e kaluara e saj e hidhur e kështu me radhë. I gjithë pushteti i Ballkanit ndodhet me një fjalë në depresion. Nëse shqyrtojmë me vëmendje racionale punën e pushteteve të sotme perciptazi do të kuptojmë se pushtetet luajnë politikat e tyre materialiste të orientuara drejt objektivit të vetvetes, gjithnjë duke u dhënë përparësi eventuale interesit të çështjes. Ky mekanizëm i menaxhimit të pushtetit është më shumë një vlerë populiste e drejtuar nga vetja, se sa një pushtet që ngre lartë kuptimin e jetësimit të shoqërisë në nivel më global, ose që ngre lartë kuptimin e organeve shtetërore drejt sundimit të ligjit.
Kjo ekzistencë e pushtetit që ka rënë në veprime depresive e ka shumë të vështirë të kurohet nga implikimet e ndryshme që dita-ditës i hapin shtetet midis tyre. Asnjë pushtet nuk tenton të zgjasë kushtin e tejkalimit të krizës, ose gjendjes depresive. Edhe sot pushtetet janë të frymëzuara për të aplikuar politikë drejt çështjes, dhe rezultati i tyre është ky që shohim a përjetojmë çdo ditë. Kjo politikë ditore aludon në dëshpërimin e qytetarëve, ndërkaq, organet shtetërore futen në zhvillime edhe më paradoksale. Pikërisht nga këto veprime të çështjes, mos koordinimit të organeve shtetërore drejt sundimit të ligjit rezultojnë pushtetin të dorëzohet në ethe depresive. Mungesa e tyre në njohje diplomatike, mungesa në koordinimin e politikës pluraliste, mungesa e lirisë shpirtërore vjen deri te shprehje e pushtetit në depresion.
Pushteti në depresion nuk është fare më i prirë të mendojë ose të veprojë me pjesën e vetëdijes duke shtyrë koordinimin racional të zbërthejë joshjet e panjohurës të krijuara brenda shtetit, sa të krijojë një të mirë të përgjithshme për të gjithë. Pra, humb kontrollin e efektshëm, dhe nxjerr kushte të reja të cilat mund ta dëshpërojnë jetësimin e qytetarëve dhe rolin diplomatik ndërmjet shteteve. Kjo ekzistencë politike sipas kësaj merite është forcë ose energji e konsumuar drejt interesimit të pushtetit më shumë kah çështja, se sa fenomeneve të përgjithshme. Këtu është e gjithë defekti esencial! Pra, mosfunksionimi i mundshëm i organeve shtetërore mund të gravitojë gjer në ngadalësimin e zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë, e cila mund të jetë fatale për kohën e sotme.
Kur pushteti qendror ndodhet në ethet e quajtura depresive, atëherë ka të ngjarë që institucionet shtetërore të ngadalësojnë hovin e tyre publik, kështu duke humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit të nevojshëm politik. Ne duhet të dimë që edhe pushteti në depresion është një forcë, një energji e konsumuar sipas vullnetit tipik mendor i udhëhequr nga mosnjohja e duhur. Pushtetin në depresion e shtyn e drejta për t’u kënaqur me veprimet e veta, duke shpenzuar mbi veprimtari të ndryshme popullore, dhe domosdoshmërisht ngre veprime të imagjinueshme të cilat krijojnë alibi të ndryshme kundrejt pushtetit të rënë në depresion, si mjet justifikimi për masën. Në të kundërt ky veprim akoma më shumë e nxit revoltën ndërshtetërore, nga ku si pasojë e ndëshkimit do të jetë vetë shteti dhe qytetari.
Për të dalë nga ethet e depresionit, unë pushtetit qendror i preferoj në rend të parë të koordinojë veprimet e veta drejt rendit të përgjithshëm juridik, duke hartuar politika strategjike për rimëkëmbjen e organeve shtetërore që të funksionojnë korrekt dhe në bazë të vullnetit të ligjit, si dhe ndërkohë të harmonizojë strategjinë mbi ekuilibrin e ekonomisë midis shteteve për të mirën e shoqërisë, që tashmë dita-ditës po shkon drejt globalizmit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin