Punonjësit e ndërtimtarisë kërkojnë procedura të lehtësuara për leje për ndërtim në Maqedoni
Procedurat për dhënie të miratimeve elektronike gjatë ndërtimit të respektohen në tërësi në mënyrë që të mos zvarriten investimet në ndërtimtari, afati për shkallë të autorizuar prej pesë për qind për TVSH gjatë shitjes së parë të banesave të vazhdohet deri në vitin 2023 dhe të bëhen ndryshime në ligjet kyçe me të cilat do të ndihmohet dhe përshpejtohet aktiviteti i ndërtimtarisë.
Atë e kërkuan biznesmenët nga Oda ekonomike pranë Lidhjes së odave ekonomike sot në takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Në pajtim me buxhetin e paralajmëruar dhe investimet nga Oda e ndërtimtarisë thonë se presin stabilizim dhe përmirësim të gjendjes në ndërtimtari.
“Ajo që është posaçërisht me rëndësi për kompanitë e ndërtimtarisë në pjesën e Ligjit për ndërtim është respektimi maksimal i afateve për dhënie të lejeve ndërtimore me qëllim që të mos prolongohet procesi i ndërtimit që do të thotë shpenzim shtesë edhe për kompaninë edhe për qytetarët dhe të gjithë të involvuarit në proces”, tha Ivica Jakimovski, kryetar i Odës ndërtimore pranë LOE në konferencë për shtyp pas takimit.
Nga Sugareski morën sinjal të mirë në pjesën e ndërtimeve të ulëta, ku, potencoi Jakimovski, realisht fillojnë investime në infrastrukturën rrugore që do ta lëvizë sektorin. Janë të gatshëm për projektet e paralajmëruara nga cikli investues prej 2709 milionë eurove në infrastrukturën rrugore që ua prezantoi ministri i resorit.
Sugareski vlerësoi se oda inicon punë të rëndësishme për rregullativën ligjore dhe paralajmëroi se do të merren parasysh propozimet për ndryshime të ligjeve për ndërtim, planifikim urbanistik dhe hapësinor, për tokën ndërtimore… në të cilat po punohet në mënyrë intensive.
Anëtareve të Odës së ndërtimtarisë, krahas infrastrukturës rrugore, ua prezantoi edhe projektet kapitale nga infrastruktura hekurudhore dhe aktivitetet për gazifikim./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova