Projektit më të madh të realizuar në Kosovë, Autostradës Prishtinë-Merdare, del se më së paku ia panë hajrin kosovarët. Nga 830 milionë euro sa i ka dhënë Qeveria e Kosovës kompanisë “Bechtel&Enka”, vetëm 14.4 milionë euro kanë shkuar për 3000 punëtorë të angazhuar në ndërtimin e kësaj autostrade.
Ndërkaq, shumica e kompanive vendëse që u kontraktuan nga “Bechtel&Enka” në këtë projekt punuan me humbje dhe kushte jashtëzakonisht të vështira kontraktuale. I njëjti fat i pret edhe punëtorët edhe kompanitë kosovare të angazhuara në ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit.
Këto konstatime dalin nga raporti i fundit, “Rruga 6: Autostrada Prishtinë-Shkup”, i publikuar nga
KFOS, Riinvest dhe Çohu.
Por, zyrtarët e kompanisë “Bechtel&Enka”, thonë se kanë tejkaluar të gjitha parashikimet për angazhimin e faktorit lokal, punonjës apo kompani në rreth 80 për qind.
Pakënaqësi me “Bechtel&Enkan”
Pakënaqësitë me kompaninë, të cilës ju besua projekti qindra milionësh i autostradës, të dhënat e publikuara në raport tregojnë se janë të mëdha.
Sindikatat e punëtorëve në forma të ndryshme janë ankuar në vazhdimësi për kushtet e vështira të punës, për lëndime në punë, orarin e stërzgjatur, dhe pagesën e ultë për orë pune.
“Nëse supozojmë se në projekt kanë qenë të angazhuar 3000 punëtorë (ashtu siç është paraqitur në media edhe nga vet kompania), të cilët kanë punuar nga 12 muaj pune mesatarisht, kjo do të rezultonte në 36000 muaj pune (3000 punëtorë x 12 muaj pune), dhe nëse supozojmë se ata janë paguar mesatarisht rreth 400 EUR për muaj (që është pagë më e lartë se mesatarja e pagës në Kosovë6 ), kjo do të rezultonte në 14.4 milionë euro të paguara për paga punëtorëve lokalë, e që në fakt është vetëm 1.7% e kostos totale të projektit (830 milionë euro)”, është ky kalkulimi i autorëve të raportit që tregon se sa para kanë shkuar tek punëtorët nga totali i kostos së projektit.
Në rastin më të mirë, thuhet “nëse supozojmë se 3000 punëtorët e angazhuar kanë punuar nga 24 muaj në total, atëherë kjo do të rezultonte në 72000 muaj pune, të paguara nga 400 euro në muaj, do të rezultonte me 28.8 milionë euro të paguara punëtorëve lokalë, e që përbën rreth 3.5% të kostos totale të projektit”.
Ngjashëm vlerësohet të ketë angazhim edhe në ndërtimin e Rrugës 6. “Kompanitë vendore, gjatë intervistave të zhvilluara, kanë deklaruar se punëtorët e angazhuar nga kompania Bechtel&Enka janë paguar nga 1 euro për orë pune, që është çmim më i ulët se çmimi i tregut për orë pune, që fillon nga 1.5 EUR për orë pune”.
Nga intervistat që autorët e raportit kanë realizuar me përfaqësuesit e kompanive vendëse të ndërtimit të rrugëve, por edhe me shoqatën e tyre, rezulton se ato kanë punuar në kushte të vështira kontraktuale.
Pesëmbëdhjetë prej tyre kanë ndërprerë bashkëpunimin që në fillim të projektit të autostradës Prishtinë – Shkup, për shkak të kësaj situate.
Sipas tyre, kompania “Bechtel&Enka” ka pasur kërkesa të shumta (jashtë kontraktuale), e në shumë raste të paarsyeshme (si p.sh. sigurime të shumta të aktiviteteve), të cilat në fakt e kanë shtuar në vazhdimësi koston e aktiviteteve.
Ato deklarojnë gjithashtu se ka pasur edhe dënime të shumta, të shqiptuara nga kompania “Bechtel&Enka”, për devijime të ndryshme kontraktuale. Kompanitë vendore, në përgjithësi, ankohen për marrëdhënie jo të mira me kompaninë “Bechtel&Enka”.
Në disa raste ato kanë ndërprerë kontratat dhe punën, duke mos pasur mundësi financiare për të vazhduar aktivitetet. Tani së fundmi, në linjë të plotë me bisedat tona me kompanitë vendore të kontraktuara nga “Bechtel&Enka”, në mediat vendore u raportua se pesëmbëdhjetë nga kompanitë vendore kanë ndërprerë punën në Rrugën 6.
“Ndërprerja vjen kryesisht si rezultat i presionit nga “Bechtel&Enka” për të ulur çmimet kontraktuese, të cilat edhe ashtu kanë qenë të ulëta. Kompanitë vendore deklarojnë se çmimet e kontraktuara për punë në vazhdimësi kanë rënë, ndër tjera edhe si rezultat i konkurrencës në mes të kompanive vendore për t’u angazhuar në projekt”.
Sipas kompanive vendore, të intervistuara institucionet e Kosovës nuk e kanë mbikëqyrur kontratën në masën e duhur, dhe si rezultat i kanë dhënë liri të plotë kontraktorit kryesor që të eksploatojë resurset vendore.
Kompanitë vendore, të paangazhuara në projekte tjera dhe në presion financiar, kanë konkurruar njëra-tjetrën në thirrjet për oferta të kompanisë “Bechtel&Enka”, duke ulur çmimin e shërbimeve nën çmimin e tregut dhe nën çdo nivel të arsyeshmërisë financiare.
Një ndër gjetjet kryesore të këtij raporti është se ndërtimi i dy rrugëve të mëdha, Rrugës 7 dhe Rrugës 6, ka pasur pasoja të rënda tek sektori vendor i ndërtimit të rrugëve. Shumë kompani në këtë sektor, për shkak të mungesës së fondeve publike, kanë ulur prodhimin dhe numrin e punëtorëve.
Por në “Bechtel&Enka” thonë se angazhimi i punëtorëve dhe kompanive në këtë projekt ka marrë vlerësimin adekuat brenda parametrave dhe ligjeve të punësimit të Qeverisë së Kosovës.
Ela Ruci, zyrtare për informim në këtë kompani thotë se tash festojnë 5 Vjetorin e prezencës në Kosove dhe “vlerësojmë punën e jashtëzakonshme të mbi 11 mijë punonjësve që ishin pjesë e sukseseve të arritura deri në këtë ditë ne projektet tona Rruga 7 dhe Rruga 6”.
“Siç ju e dini tashmë ne kemi si objektiv angazhimin maksimal të punonjësve lokal, duke u fokusuar në zonat ku ne punojmë, komunat ku ne jemi aktualisht por dhe më gjerë. Jo vetëm kaq, secili individ i angazhuar në këtë projekt ka marrë vlerësimin më të mirë në raport me profilin e tij, arsimin, zhvillimin e tij në karriere apo dhe trajnimeve të shumta që merr pranë nesh. Te gjitha këto vlerësohen monetarisht brenda parametrave dhe ligjeve të punësimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Ruci, për Gazetën Fjala.
“Bechtel&Enka”, të cilën Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur për ndërtimin e Rrugës 7 (Prishtinë – Morinë), që konsiderohet të jetë një ndër projektet më të mëdha të dekadave të fundit, ka marrë nga buxheti i Kosovës mbi 830 milionë euro , kurse kontraktimi i Rrugës 6 pritet të kushtojë rreth 650 milionë euro.
Të dy këto projekte së bashku, në pak më shumë se pesë vite kohë, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 1.5 miliard euro. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A