LAJMI I FUNDIT:

Punësimi parandalon eksodin masiv!

Punësimi parandalon eksodin masiv!

Me rezoluta në Kuvend nuk parandalohet ikja masive nga Kosova, por me hapjen e vendeve të reja të punës! Çdo zyrtar i lartë qeveritar merr minimum pesë paga, por ka prej tyre që marrin edhe nga dhjetë e deri në pesëmbëdhjetë paga. Me nga pesë, dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vende pune që kanë, e që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës (asnjërën nuk e kryejnë, por vetëm marrin paga), këta zyrtarë ua zënë vendin mijëra të papunëve! Paga më e ulët e tyre është 600 euro dhe më e larta që marrin shkon deri në 5000 -6000 euro!

1) Nëse Qeveria çdo zyrtari të saj do t’ua ndalonte marrjen e më shumë se një page, në ato vende të lira pune do të futeshin në punë disa mijëra të papunë!

2) Çdo zyrtari qeveritar t’i ulet paga! Duke filluar nga kresidentja, kryeministri, kryeparlamentari, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët për tridhjetë për qind, kurse zyrtarëve të tjerë për njëzet për qind!


3) Në Kuvend të miratohet ligji që të mos ketë pagë më të lartë se 1000 euro që paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës!

4) Të zvogëlohen mëditjet dhe shpenzimet telefonike për zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës!

5) Të kursehet në karburante, mallra dhe shërbime!

6) Qeveria për një mandat të mos blejë vetura për institucionet shtetërore!

7) Mos të rriten pagat për shërbyesit civilë !

8) Heqjen e taksave apo lehtësim për investitorët e huaj dhe vendas!

9) Lirimin e energjisë elektrike!

10) Në këtë mandat të zvogëlohet buxheti për ndërtimin e autostradave!

11) Të ndalohet me ligj në Kuvend marrja e më shumë se një page nga buxheti i Republikës së Kosovës!

12) Investimet kapitale të shkojnë në zhvillim ekonomik, kryesisht në bujqësi, në mënyrë që të hapen vende të reja të punës! Etj.!

Kurse, nga kursimi i parave nga shpenzimet lukse të qeveritarëve, të gjitha të investohen në bujqësi, biznese të mesme dhe të vogla, për hapjen e vendeve të reja të punës!

Por, nëse vazhdohet kështu me avazin e vjetër, pastaj ky popull i shkretë ku të mbajë shpresë që do bëhet mirë dhe do të kenë një vend pune! Qytetarëve të Kosovës nuk është duke interesuar politika, por as edhe një parti apo lider! Qytetarët e Kosovës janë lodhur tash e 15 vite nga papunësia, skamja, varfëria, dhe iu ka humbur shpresa se këtu do të bëhet mirë, prandaj çdo natë me dhjetëra autobusë plot me qytetarë të Kosovës, të rinj, gra dhe fëmijë, madje edhe pleq, po ia mësyjnë Hungarisë e për të vazhduar drejt shteteve të Perëndimit! Këtë s’po e bëjnë nga qejfi, por nga mungesa e perspektivës, papunësisë, skamjes dhe varfërisë!

Ata detyrimisht do të marrin rrugën e migrimit ilegal dhe asnjë rezolutë s’do të mund t’i ndalojë! Nëse vazhdohet me këtë trend të ikjes masive, brenda një viti Kosova do të zbrazet e tëra dhe do të kemi vetëm Qeveri dhe Kuvend, por pa popull!

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori