LAJMI I FUNDIT:

Punë Sizifi…

Ajo çka po bën Serbia në Hagë, s’është gjë tjetër pos një punë Sizifi. Serbia e di se është humbëse, por e "lëviz gurin". Kjo të kujton mbretin e lashtë grek Sizifin, të cilin, kinse zotërat e kishin dënuar që gjithnjë ta shtyj gurin përpjetë, i cili do t’i rrokullisej prapë poshtë.

Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, nuk e kanë argumentuar tezën e tyre se pavarësia e Kosovës na qenkësh në kolizion me të drejtën ndërkombëtare. Mbrojtësit e pavarësisë së Kosovës e kanë përgënjeshtruar tezën – antipavarësi, me gjuhën juridike duke i cituar dhe interpretuar paragrafët e dokumenteve juridike ndërkombëtare.

Bëhet lufta "e nxehtë" ndërmjet përkrahësve të pavarësisë dhe kundërshtarëve të saj. Serbia i pësoi "nokdaunet". Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata.
Në çdo gjykatë, pra edhe në këtë të Hagës, vendimet merren në bazë të provave juridike, e jo thashethemeve, emocioneve, nostalgjisë.


Procesi në Hagë, po rrjedhë sipas ritmit të paraparë. Deri më tash janë mbajtur gjashtë seanca. Gjatë seancës dëgjimore të së martës (8 dhjetor) dëshmitë e tyre i paraqitën katër shtete. SHBA e Finlanda ishin për pavarësinë e Kosovës, ndërsa Spanja e Rusia kundër. Përfaqësuesi amerikan, i Departamentit të Shtetit, Harold Koh, pasi bëri një analizë juridike e historike, përmendi tre faktorë që kanë ndikuar në shpalljen e pavarësisë, shpërbërjen e Jugosllavisë, garantimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë. Shpallja e pavarësisë, "tejkaloi bllokimin e procesit në Kombet e Bashkuara", ka thënë ai.

Pohimi i zotëri Koh është realitet, fakt i ditur botërisht. I pëlqeu kjo Serbisë, apo jo, kjo është çështje me të cilën do të merren gjykatësit në Hagë.

Në praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të themeluar më 1946, ky proces është i pazakontë. Çështja esenciale është: A është shkelur, apo jo e drejta ndërkombëtare me shpalljen e shtetit të Kosovës. Serbia ankohet se na qenka shkelur kjo e drejtë, pra edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Kjo rezolutë është përmendur më së shumti.

Jo vetëm anglezi Michael Wood, anëtar i ekipit të Kosovës, por edhe të tjerët kanë tërhequr vëmendjen se Rezoluta 1244 nuk e ndalon as në mënyrë implicite e as eksplicite shpalljen e shtetit. Përfaqëuesi i Bullgarisë, Zllatko Dimitrov jo rastësisht nuk i përmendi tri atributet e shtetit: territorin, popullin dhe qeverisjen që i ka Kosova.

Ndonëse Kina, një ditë më herët, e kundërshtoi pavarësinë e Kosovës,.ajo tërthorazi e pranon se "e drejta ndërkombëtare nuk e ndalon dhe as nuk e sanksionon çështjen e recesionit". Kështu ka pohuar përfaqësuesja kineze, Su Hançin. Megjithatë, ajo ka konstatuar se "GJND nuk mund të jetë neutrale rreth kësaj problematike në rastin e Kosovës". Su Hançin përmend edhe finesën tjetër se "Pekini gjithnjë është angazhuar për zgjidhje politike dhe të pranueshme për palët e konfrontuara në Ballkan". Pra, vendi i saj, Kina është për atë që "t’i lidhet kryet kësaj pune".

Kina s’është Azerbajxhan, Bjellorusi, Bolivi, Brazil, Argjentinë, ajo është fuqi botërore. Teza e saj sikur "troket" në mendjet e trupit gjykues të të 15-ve që të vendosin, të japin mendimin këshillëdhënës në bazë të provave juridike.

Përfaqësuesja e Kroacisë, Andrea Metelko Zgombiq ka thënë se "pavarësia e Kosovës nuk e ka cenuar me asnjë dispozitë të drejtën ndërkombëtare". Ajo bëri të ditur se Kosova, sipas Kushtetutës së RSFJ-së, të ‘ 74-ës, ishte njëra nga tetë njësitë federale dhe kishte shumë atribute shtetërore. Në këtë kontekst, zonja Zgombiq përmendi suprimimin e dhunshëm të kësaj pozite kushtetuese të Kosovës në ‘ 89-ën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Ajo përmendi shprehjen "suprimimi i dhunshëm", kjo s’është "cikërrimë", apo jo.

Qiproja e përkrah Serbinë, mban leksione se "Deklarata e pavarësisë është shpallur në një pjesë të Serbisë, pa pëlqimin e qeverisë serbe". Sipas kësaj logjike të mbrapshtë, Kosova është dashur të marrë pëlqimin nga Serbia që bëri gjenocid ndaj saj ! Përfaqësuesi i Qipros, profesori i të drejtës ndërkombëtare Vaughan Lowe, "harron" të përmend dhunën institucionale që ka bërë Federata jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai s’e përmend as suprimimin me dhunë të autonomisë së Kosovës, as gjenocidin në Kosovë, "katastrofën humanitare", zhargon ky që e përdorin diplomatët e ndryshëm.

Si duket ministri serb Vuk Jeremiqi po e ndjen humbjen në Hagë, ai po shpreh zemërimin e tij. Jeremiqi krekoset se do të fitojnë në Hagë. S’është keq të jesh optimist. Jeremiqi i kërcënohet "vëllait të vogël", Malit të Zi që të mos vendos marrëdhëniet diplomatike, në nivel të ambasadave, me Prishtinën se pastaj do t’ia sheh sherrin kësaj pune, do ta batis ambasadorin malazez në Beograd.

Krerët e Beogradit hidhërohen edhe kur presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiqi ua kujton "dekosovizimin e politikës serbe". Serbët e kanë vajin te buza.

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori