LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja në shitje pasi t’i rritet vlera

PTK-ja në shitje pasi t’i rritet vlera

Posta dhe Telekomi i Kosovës pritet të dalë sërish në shitje. Këtë e ka paralajmëruar Isa Mustafa, në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse ai ka premtuar proces më të kujdesshëm, zotimi i tij vjen pas përpjekjeve të pasuksesshme të partnerit të tij Hashim Thaçi për ta privatizuar këtë ndërmarrje në fund të vitit 2013, shkruan Koha Ditore.

“Do të sigurohet një menaxhim më i mirë i PTK-Valës për të rritur vlerën e saj të tregut përpara se të privatizohet”, ka thënë kryeministri Mustafa.


Ai nuk ka dhënë më shumë shpjegime se kur do të nisë një proces i ri i privatizimit të PTK-së. /Telegrafi/