LAJMI I FUNDIT:

Psikologofobia e MASHT-it dhe e drejtorëve të DKA-ve

Psikologofobia e MASHT-it dhe e drejtorëve të DKA-ve

Labinot Dervishaj

Po e filloj këtë reagim timin më dy thënie: “Fshati që duket nuk donë kallëzues” dhe “daullja rrah për ata që kanë vesh”.

Jemi në përmbyllje të një viti kalendarik, por edhe të një semestri të një viti shkollor. Edhe ky vit, sikurse edhe vitet paraprake, u shoqëruan me ngjarje të ndryshme në lidhje me shkollat dhe arsimin kosovar. E, kur është fjala për ngjarjet, shumica prej tyre ishin negative.


Pra, edhe në vitin 2016 patëm raste të dhunës e ngacmimit në shkolla, apo në afërsi të shkollave; patëm edhe të vrarë afër shkollave. Në vitin 2016 patëm një rritje solide të kalueshmërisë së provimit të maturës, por kurrsesi kjo nuk na bënë të mburremi me të pasi rezultati i PISA-s nxjerri në pah rezultate që as në ëndërr nuk do të duhej t’i shihnim ato. Ku ka më keq se të thuhet se: fëmijët nga Kosova nuk din të lexojnë!

Ky është realiteti, por gjendja në arsim është akoma më thellë e rënduar, ndaj nuk mund të fajësohen vetëm fëmijët, por mësimdhënësit, drejtorët, DKA-të dhe vetë MASHT-i që duhet të japin llogari institucionale për këtë gjë. MASHT vazhdimisht na hedh hi syve së është duke punuar që sistemi i arsimit në vend të jetë bashkëkohor, së është duke punuar në reformimin e mësimdhënësve, se është duke e bërë mësimdhënien gjithëpërfshirëse etj. Por, në fakt, nuk është duke bërë asgjë, pasi që vetë MASHT-i dhe DKA-të i kanë mbyllur dyert për psikologët shkollorë të cilët do të kontribuonin shumë në ngritjen e gjithmbarshme të një shkolle.

Psikologët shkollorë nuk pranohen nga MASHT me arsyetimin se për këtë duhet të vendosin DKA-të, ndërsa këto të fundit thonë së për këtë gjë duhet të vendosë Ministria. Me fjalë të tjera, me psikologët shkollorë luhet sikur m top pingpongu.

Fatkeqësisht, psikologët janë shndërruar në një makth për institucionet arsimore të cilat as që duan të dëgjojnë për ta e që në kushte normale do të duhet të vlerësoheshin dhe të trajtoheshin si resurse të rëndësishme humane.

Tash, kur PISA na tronditi me rezultate qesharake, MASHT pretendon së është mobilizuar për ta ndryshuar gjendjen në arsim, duke theksuar hartimin e strategjive të ndryshme, ngritjen e llogaridhënies, trajnimin e mësimdhënësve, planet për rritjen e investimeve në arsim etj. Por, asnjëherë nuk thonë së në shkolla duhet të inkuadrohen edhe psikologët.

Këtë injorim institucional nuk ka se si ta quajmë ndryshe pos psikologofobi institucionale.

Në trend

Më shumë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Amerika
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Kalo në kategori