LAJMI I FUNDIT:

Pse zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për Kosovën ?

Pse zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për Kosovën ?

Lulzim Shamolli

Në vitet në vijim, Kosovën e presin sfida të mëdha: përmbyllja e çështjeve të hapura me Serbinë, marrëveshja kontraktuale me BE-në (MSA, liberalizimi i vizave), lufta kuadër korrupsionit , sfida këto të cilat vështirë do të mund të tejkalohen pa plotësimin e standardeve demokratike.

Një prej standardeve të cilin Kosova duhet ta plotësoj është organizimi zgjedhje të lira dhe të drejta. 3 nëntori do të jetë një test për institucionet e Kosovës, partitë politike dhe mbi të gjitha për qytetaret e Kosovës.


Organizimi i zgjedhjeve lokale, është një proces i cili mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse do të ketë mobilizim te të gjithë akterëve.

Suksesi i zgjedhjeve do të varet prej shumë faktorëve të cilët kanë peshë të njëjtë dhe e reflektojnë njëri tjetrin,

Faktorët determinues të cilët ndikojnë në suksesin e zgjedhjeve janë:

1. Çështjet organizative kanë të bëjnë me KQZ-në e cila duhet të jetë proaktive dhe të reflektojë seriozitet në çështjet e ndjeshme, duke mos bërë anime politike në dem të procesit zgjedhorë;

2. Monitorimi i procesit i referohet vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë një rol po thuajse vendimtar në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pengimin e parregullsive, këtë proces e bën edhe me premtues pjesëmarrja e mbi 100 vëzhgueseve të BE-së.

3. Ajo qe i duhet më së shumti Kosovës në këto zgjedhje është përgjegjësie qytetare për pjesëmarrje masovike, respektim të proceduarave zgjedhore (eliminimin e votimeve të parregullta) dhe mbi të gjitha përcaktimin e votueseve për votimin e kandidateve me të mirë.

Përveç rregullsisë së zgjedhjeve, në ketë proces zgjedhor është shumë me rendësi të kemi një votim të bazuar në vlera dhe profesionalizëm, e jo në parti dhe interesa grupore.

Praktikat e deritanishme të zgjedhjeve kanë dëshmuar që në Kosovë me shumë votohet për parti se sa për kandidat apo programe. Kjo fatkeqësisht po reflektohet në institucionet e vendit të cilat nuk po mundë të lirohen nga militantët e partive.

Një element pozitiv (nëse mund ta quajmë të tillë) është numri i madh i subjekteve politike (103) të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Bazuar në parimet ekonomike, ku konkurrenca sjell vlera, atëherë nga këto zgjedhje mund të presim me shumë vlera.

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për pushtetarë të cilët punojnë për interesat e votuesve, e jo për pushtetar të kafeneve, lagjeve, grupeve të interesit, të cilët qytetarin e shohin vetëm si një fuqi elektorale, nga i cili duhet vetëm të merret vota.

Vendit nuk i duhen të zgjedhurit të cilët mbulohen pas petkut të partisë ose fitojnë në emër të saj, por pushtetarë të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre punojnë për të mirën e qytetarëve.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, i duhet një reformimi i thellë politik, ekonomik, social dhe këtë mund ta bëjë vetëm me njerëz të guximshëm dhe të përgatitur profesionalisht.

Është momenti i fundit që qytetarët e Kosovës të jenë pjesë aktive e proceseve të mëdha të shtetëforimit e jo vëzhgues të saj.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori